Tre ditë festë në Shkodër, magjia e karnavaleve mbledh mijëra qytetarë! Paradë me maska veneciane dhe kostume shumëngjyrëshe në rrugët e qytetit (FOTO + VIDEO)

25 Shkurt, 10:43| Përditesimi: 25 Shkurt, 20:02

  • Share

SHKODËR- Rrugët e qytetit të Shkodrës janë pushtuar nga ngjyrat e festës dhe mijëra qytetarë me maska veneciane dhe kostume shumëngjyrëshe. Karnavalet, kjo festë e famshme në të gjithë botën, i ka dhënë ngjyra qytetet të Shkodrës duke sjellë për tre ditë me radhë një atmosferë magjike.

Festimet u mbyllën sot nga një spektakël me karvanin e karnavaleve që përshkoi rrugët e kryeqendrës së veriut. Qytetarët e veshur me kostume shumëngjyrëshe e maska parakaluan në rrugët e qytetit duke dhënë një panoramë mbresëlënëse si në shumë qytete europaine ku festohen karnavalet. Ndërkohë u bë dhe djegia e dordolecit që simbolizon djegien e fenomeneve negative duke pritur ardhjen e stinës së pranverës.

Edhe të rinjtë e Tuzit në Malin e Zi, ia kthyen vizitën qytetarëve Shkodranë, duke u bërë pjesë e Karnavaleve.

Ftesa erdhi nga Këshilli i Karnavaleve të Shkodrës. Është një qytetet më të bukura dhe më të dashura edhe për ne nga Tuzi”, thanë të rinj nga Tuzi.

Festës së maskave dhe ngjyrave iu bashkua edhe kryeministri i Edi Rama së bashku me familjen e tij në shoqërinë e kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci.

Lezeti i kësaj feste, padyshim ishin edhe të huajt që kishin zgjedhur Shkodrën për të shijuar fundjavën.

Unë jam nga Kanadaja, por jetoj në Tiranë. Erdhëm në Shkodër për paradën e karnavaleve. Më pëlqen, është diçka e re”, tha një i huaj.

Dy ditët e para të Karnavaleve iu dedikuan nxënësve të shkollave, të cilët sollën një atmosferë të mrekullueshme me performimet e tyre. 

Tradita e karnavaleve në Shkodër daton që në vitin 1864, ndërkohë që zbukurimet me një dekor shumëngjyrësh kanë përfshirë gjithë qytetin.  Padyshim që kjo është një nga festat që nuk njeh moshë e as gjini, por atmosfera festive i ka mbledhur të gjithë në Shkodër për të shijuar magjinë e maskave dhe kostumeve me personazhe.

 

 

Ora 19:44
Mbyllen festimet tre ditore të karnavaleve në kryeqendrën e veriut, Beci: Shkodra do të jetë model në kulturë dhe turizëm

1708887561_beci.GIF

E diela mbylli festimet tri-ditore të karnavaleve me mijëra qytetarë që pushtuan rrugët të veshur me maska veneciane e kostume shumëngjyrëshe në Shkodër. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bent Beci, përmes një statusi në rrjetin social facebook ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët e këtij eventi që i dha qytetit ngjyra, gëzim e hare për tri ditë rresht. Duke falënderuar familjen e kryeministrit Rama për vizitën e tyre në Shkodër, Beci u shpreh optimist se qyteti në vitet në vijim do të jetë model i kulturës dhe nxitjes së turizimit.

“Faleminderit të gjithë bizneseve e punonjësve të tyre që iu bashkuan nismës e na nxorën edhe njëherë faqebardhë. Kjo na bën optimistë për një Shkodër plot miq vendas e të huaj në sezonet përpara”, shkruan kryebashkiaku Beci në Facebook.

Postimi i plotë

Këto ditë festimesh, qyteti ynë bëri bashkë fëmijë, të rinj, mësues e koordinatorë të më shumë se 50 kopshteve e shkollave, mbi 200 artistë e artizanë shkodranë të të gjithë brezave si dhe të ftuar nga Korça e Tuzi, punonjës të drejtorive të kulturës, turizmit, promovimit, policisë bashkiake, mirëmbajtjes e pastrimit të Bashkia Shkodër , blogerë, fotografë e influencues, bashkëpunëtorë e kontribues në krijimin e eventeve; sigurisht edhe kritikues e dyshues të çdo procesi.

Dua t'i them faleminderit secilit prej tyre, secili i domosdoshëm në mbarëvajtjen e promovimin e #rrugëteShkodrësnkarnaval. Dua të falenderoj qindra vizitorët që iu bashkuan qytetarëve shkodranë nga qytete të ndryshme shqiptare e jo vetëm. Falë tyre hotelet dhe shërbimet e tjera ishin në kapacitet të plotë, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë e qytetit. Faleminderit të gjithë bizneseve e punonjësve të tyre që iu bashkuan nismës e na nxorën edhe njëherë faqebardhë. Kjo na bën optimistë për një Shkodër plot miq vendas e të huaj në sezonet përpara.

Dua ta falenderoj përzemërsisht familjen Rama, zonjën Linda, Kryeministrin Edi Rama dhe Gregun e Zahon, që zgjodhën qytetin tonë këtë fundjavë; shpresoj të kenë shijuar atmosferën e mikpritjen shkodrane. Me dëshirën e mirë që festat në Shkodër të jenë modele të kulturës e nxitjes së turizmit, faleminderit me zemër të gjithëve!

 

Ora 14:48
Festa e karnavaleve përmes fotove, tre ditë të magjishme në Shkodër

Prej tre ditësh rrugët e qytetit të Shkodrës janë pushtuar nga festimet e karnavaleve. Mijëra qytetarë, të rinj, por edhe të huaj iu bashkuan festimeve dhe atmosferës së krijuar në Shkodër.

Muzika, këngët e vallet përfshinë për 3 ditë rresht qytetin. Rrugët ishin të mbushura kudo me qytetarë që mbanin maska veneciane e kostume shumëngjyrëshe.

Shqiptarja.com përmes kësaj fotogalerie iu sjell magjinë e krijuar në kryeqendrën e veriut.

Dy ditët e para të Karnavaleve iu dedikuan nxënësve të shkollave, ndërsa sot karvani i karnavaleve përshkoi rrugët e qytetit të Shkodrës. Në fund u bë edhe djegia e dordolecit.

Ora 14:22
VIDEOLAJM/ Festa e Karnavaleve në Shkodër, momenti i djegies së dordolecit

Shkodra mblodhi mijëra qytetarë për festën e Karnavaleve.  Muzika, këngët e vallet përfshinë për 3 ditë rresht kryeqendrën e veriut.

Dita e tretë dhe përmbyllëse e kësaj feste iu dedikua karvanit të karnavaleve që përshkoi rrugët e Shkodrës.

Në fund, u bë dhe djegia e dordolecit. Qytetarët ishin mbledhur për të parë këtë moment që simbolizon djegien e fenomeneve negative duke pritur ardhjen e stinës së pranverës.

I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Benet Beci.

Ora 11:52
Karnavalet, të rinjtë: Festë madhështore! Në Shkodër edhe të huajt: Kostumet të mrekullueshme

 

Shkodra është zgjuar nën magjinë e festës së Karnavaleve, ku u mbajt parada në rrugët e qytetit. Të shumtë janë qytetarët që kanë zgjedhur të shijojnë ditën e tretë të karnavaleve nga sheshi Nënë Tereza, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama me familjen e tij. Zaho u pa me një maskë në fytyrë.

Të shumtë kanë qenë pjesëmarrësit dhe grupet e aktivizuara, jo vetëm nga Shkodra, por dhe nga të gjitha trevat shqipfolëse.

“Vijmë nga Tuzi. Tema jonë është zotat grekë.

Ftesa erdhi nga Këshilli i Karnavaleve të Shkodrës. Është një qytetet më të bukura dhe më të dashura edhe për ne nga Tuzi”, thanë të rinj nga Tuzi.

Vullnetarët thanë se dhjetëra të rinj janë angazhuar në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

“Sa dëgjuam fjalën që u përhap në qytet që do kishte një festë të madhe të karnavaleve, ne menduam që nuk do mungonte rinia. Ashtu ndodhi aktivizimi rinor është maksima, dëshira është maksimale për të punuar dhe besoj se kjo e ka bërë këtë festë kaq madhështore. Janë shumë të rinj, përfshirë edhe shkollat”, tha një e re.

Ndërsa të tjerë pohojnë se kjo festë ka nxitur turizmin kulturor.

“Këtë vit kemi dashur me përcjellim një mesazh me mbajt ambientin pastër, me sensibilizuar qytetarët e Shkodrës. Shumë perfekt organizmi. Janë karnavalet që unë do i mbaj mend gjithmonë.

E veçanta është se ka ardhur Mali i Zi, kanë ardhur qytete të tjera. Shkodra është e mbushur me njerëz, festë shumë e bukur, ku secili do me festuar dhe i dhënë gjallëri jo vetëm qytetit por edhe familjes. Kanë ardhur fëmijë, familjarë, turistë nga vendet thjerra, hotelet janë të mbushur, është një gjë  emirë që Shkodra me u kthye edhe në qytet festash. Është një shembull i mirë që kjo festë me u kthye në vazhdimësi.

Është diçka shumë e bukur për ne shkodranët që marrim pjesë në karnavale. Sivjet është diçka krejt ndryshe, ka edhe qytetarë nga qytete të tjera, jemi të kënaqur që po i presim me shumë dashin dhe me karnavale që janë festë domethënëse për ne shkodranët. Për Shkodrën është diçka shumë e bukur dhe shpresoj që edhe vitin tjetër të jetë po kjo atmosferë dhe të presim sa më shumë qytetarë krah hapur”, thonë qytetarët.

Të huaj ishin të pranishëm për të shijuar magjinë e karnavaleve.

“Ne jetojmë në Tiranë. Ngjan shumë bukur, kostumet ishin të mrekullueshme.

Unë jam nga Kanadaja, por jetoj në Tiranë. Erdhëm në Shkodër për paradën e karnavaleve. Më pëlqen, është diçka e re”, thonë ata.

Karvani shëtitës i karnavaleve po lëviz në rrugët kryesore të qytetit dhe dordoleci do të digjet në sheshin kryesor të qytetit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ylli: 26/02/2024 06:54

    shkodra o benet beci do 1 miliard euro investime qe te vije ne vete,,eshte qytet i madh me shume burime ujore qe duhen disiplinuar,,,fut ketu dhe investime ne ura,,rruge,,dhe ndonje port turistik,,dhe mbjellje te 5 milion pemeve...

    Përgjigju
  • Qobani: 26/02/2024 04:04

    Shyqyr që po tubohni,a po knaqni me karlevala,athua klerikët fetar kur dojnë me hjekë dorë nga reklamat,me u mar me argumente,nuk ashtë marre me ja ba hyzmetin për me përjetu ligjin e Natyrës,trupi i Njeriut po shkojka paralelë me Sojinë që ashtë mahlukat,për shembullë nëse në nji anë të globit njerzit vuajnë nga zjaret,në tjetrëm anë mahlukatet nënëtoksore dalin mbi sipërfaqe nga vërshimet e ujit,e paskan të njejtin gazepë

    Përgjigju
  • Scutari: 25/02/2024 22:09

    Organizimi dhe festime spektakolare!!

    Përgjigju
  • Populli: 25/02/2024 19:58

    Bukur te shohesh gjera te tilla.. E meriton ai qytet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?