Bashkia Fier ka çelur festimet me rastin e Ditës së Verës.
Kalendari festiv ka nisur dje me 'Festën e luleve' në sheshin qendror të qytetit me pjesëmarrjen e 350 fëmijëve të kopshteve publike të qytetit.
Me dekor pranveror dhe muzikë festive sheshi qendror i Fierit u shndërrua në një një hapësirë të madhe dedikuar Ditës së Verës.
Festimet e bashkisë do vazhdojnë edhe sot deri në mbrëmje në një koncert të madh festiv, me pjesëmarrjen e mbi 30 artistëve të mirënjohur shqiptarë dhe fierakë.
Ky kalendar festiv me rastin e ditës e verës organizohet për herë të parë nga Bashkia e Fierit, në kuadër të diversifikimit të aktiviteteve artistike për ta bërë Fierin një qytet të vizitueshem dhe festiv në cdo kohë të vitit.
Lajmi kryesor:
Dita e Verës, mijëra qytetarë festojnë në mbarë vendin! Elbasani ‘epiqendra’, muzikë, valle e karnavale (VIDEO)
Xh.K/SI.E./ReportTv.al