Qindra qytetarë të Vlorës dhe miq të ardhur nga Italia festuan deri vonë, të hënën, në tingujt e muzikës dhe zërin e jashtëzakonshëm të grupit “Neri Per Caso”, fitues i Festivalit të Sanremos në vitin 1995.
Ata interpretuan hitet më të dashura të muzikës italiane si “a cappella”, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut, në skenën e ngritur në Lungomare.
Grupi “Neri Per Caso” shprehën të impresionuar nga mikpritja dhe bukuria e Vlorës ndërsa përmedin lidhjet e ngushta me artistë shqiptarë si Ermal Meta dhe Anna Oxa.
“Ndihemi si në shtëpinë tonë, sepse janë vende të ngjashme. Ka shume italiane në Vlorë dhe shumë shqiptarë në Salerno, sepse ne jemi fqinj. Kemi gjithashtu shume miq artistë shqiptar si Ermal Meta , Ana Oxa, thanë anëtaret e ketij grupi.
Festës, me rastin e Ditës së Republikës Italiane, iu bashkua konsulli italian, Achille Provenzano i cili theksoi rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ndërkohë Orkestra Rinore e “Magna Grecia” peformoi në Amfiteatrin Antik të Durrësit, ku muzika dhe kultura u shkrinë në një koncert të paharrueshëm.
Publiku durrsak pati rastin të përjetonte një mbremje unike, nga te rinjte e talentuar te orkestres “Magna Grecia”, e cila përbëhet nga të rinj kryesisht nga krahina e Puglia-s dhe zonat fqinje, të moshës 14 deri në 25 vjeç. Ata sollen një repertor të gjerë, që përfshin vepra klasike dhe bashkëkohore.
Këto koncerte në Vlorë e Durrës, shënojnë nisjen e Javës së Kulturës Italiane, një bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës dhe Ambasades Italiane, gjatë së cilës do mbahen nje sere aktivitetesh, si shfaqje teatrore dhe ekspozita.
Komente
