Muralja e Maradonës në Napoli

Sport

Festa e titullit në Napoli, parada e autobusëve zhvillohet të hënën! Ekipi mbërrin nga deti

24 Maj, 14:12| Përditesimi: 24 Maj, 14:14

  • Share


Autobusët me ekipin e Napolit, kampion i Italisë, do të parakalojnë të hënën më 26 maj, duke filluar nga ora 15:00 përgjatë bregdetit të qytetit. Para kësaj lojtarët dhe pjesëtarët e stafit do mbërrijnë në zonën e përcaktuar me anije nga deti.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i bashkisë së Napolit, Gaetano Manfredi. Do të ketë afërsisht 100 mijë vende në dispozicion për tifozët përgjatë itinerarit, sepse sipas asaj që shpjegoi kryebashkiaku "ne kemi një sistem sigurie për njëqind mijë vende, por do të kemi edhe katër ekrane gjigante në skajet e shesheve të ndryshme në mënyrë që ata që nuk mund të hyjnë të jenë në gjendje ta shohin paradën".


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Napoli e gdhin në festë, mijëra tifozë festojnë titullin kampion! Qyteti 'zbardhet' nga fishekzjarret, dhunë dhe 39 të plagosur


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?