Vlore- 7 persona janë arrestuar, mes tyre 5 të huaj dhe 2 shqiptarë si furnitorët me drogë të festivalit tekno që u mbajt pak ditë më parë në plazhin Delisuf të Vlorës. Në videot e festës së të dielës që u bënë publike nga Shqiptarja.com dhe Report Tv. dukeshin qindra të rinj të grumbulluar nëpërmjet rrjeteve sociale në plazh duke organizuar festa të shfrenuara me drogë e alkool.
‘Teknofestival’, quhet eventi i tyre, i cili nuk është i pari i këtij lloji në vendin tonë që mbledh qindra të rijnë nga të ardhur nga Italia, Franca, Gjermania, Çekia por edhe shqiptarë. Të dielën e 1 shtatorit Report Tv mundi të futej ne festën e organizuar prej tyre duke marrë dhe pamje nga festa e çmendur me alkool e lëndë narkotike.
Ndërkohë sot dy ditë më pas policia informoi sot se janë arrestuar 7 shtetas që vepronin si grup kriminal (5 shtetas të huaj dhe 2 shqiptarë), për shitjen e dozave të drogave të ndryshme në festival në plazhin Delisuf.
Të arrestuarit janë shtetas nga Hungaria, Italia, Çekia, Tirana dhe Kosova.
"Në bazë të këtyre informacioneve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë finalizoi operacionin policor antidrogë të koduar “Parts 28”, gjatë të cilit shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë në perimetrin ku zhvillohej festivali dhe arritën të kapnin dhe të vinin në pranga shtetasit: A. S., 37 vjeç, banues në Poloni; P. O., 38 vjeç, banues në Hungari; Ch. G., 27 vjeç, banues në Itali; G. M., 20 vjeçe, banuese në Itali; P. S., 43 vjeç, banues në Çeki; S. S., 20 vjeç, banues në Tiranë; F. K., 27 vjeç, banues në Kosovë. Këta shtetas vepronin si grup duke siguruar droga të ndryshme, të cilat i ndanin në doza dhe ua shitnin turistëve dhe pushuesve që po ndiqnin një festival të organizuar në plazhin e Delisufit, Vlorë" informoi sot policia e Vlorës.
Në kuadër të operacionit policor antidrogë i koduar “Parts 28” u sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kokainë, MDMA, ekstazi, LSD dhe kanabis, 2 automjete dhe 1800 euro të përfituara nga shitja e dozave të lëndëve narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Festa të kësaj natyre janë bërë edhe në Portonovë, në Vil Bashtovë, në tunelin e Baldushkut apo në Kavajë në mes të pandemisë COVID-19. Mbi 100 kampera qëndrojnë për disa dite në Delisuf, një zone larg qendrave të banuara dhe rreth 40 km larg qytetit të Vlorës.
teknofestivalet ne mbare Europen per ate pune behen, per te gjymtuar nga truri rinine me LSD, MMDA e droga te tjera sinteze qe vojne nga laboratoret e inxhniereve kimike hollandez te cilet urrejne te huajt qe shesin droge ne Amsterdam apo Rotterdam. Shteti nuk ka se çfare te beje sepse eshte fenomen nderkombetar, deh arrestimet nuk kane ndonje efekt. Disa dite/jave burg, ndonje gjobe dhe rikthim ne 'pune' per drogmenet tekno.
Përgjigju