Festat kanë impaktin për të sjellë një atmosferë ndryshe. Dhe në këto ditë në prag të 111 vjetorit të pavarësisë janë kryesisht fëmijët ata të cilët preferojnë të shohin dhe ndjejnë me afër atmosferën duke ju drejtuar Muzeut të Pavarësisë në Vlorë, por edhe zonave të tjera historike.
Fëmijë të moshave të ndryshme, nga kopshtet apo deri në klasat e pesta e me tej, të veshur edhe me ngjyra kuqezi apo duke sjellë figurat si Ismail Qemalit vizitojnë muzeun, për të cilët vizitat në muze konsiderohen për herë të bukura dhe të vlefshme.
Për mësuesit vizitat në ambientet historike dhe Muzeun e Pavarësisë marrin një vlere te veçantë ne këto dite ndërsa sipas tyre janë të rëndësishme edhe për të njohur historinë.