Sociale

Festat sjellin shqiptarët në Atdhe/ Fluks në portin e Vlorës, Durrësit, Kakavijë dhe Kapshticë (VIDEO)

22 Dhjetor, 08:59| Përditesimi: 22 Dhjetor, 13:49

  • Share

Fluksi i hyrjeve në pikat kufitare në vend për festat e fundvitit, nisi këtë të diel. Shumë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë, edhe këtë vit zgjodhën vendlindjen për të kaluar ndërrimin e vitit. Raportohet se pritjet nuk zgjasin, për shkak të masave të marra nga autoritetet.

Në Portin e Vlorës, mëngjesin e 22 dhjetorit mbërriti nga Brindisi trageti me 1100 pasagjerë dhe 176 automjete, i cili pritet të rikthehet sërish në orët e vona të mbrëmjes me 1000 pasagjerë të tjerë. Nuk munguan urimet e atyre që zbarkuan sot, për të gjithë shqiptarët.

Ndërkohë, i njëjti trend pritet të jetë deri në datën 31 dhjetor me fluks të madh hyrjesh, ndërsa prenotimet vijojnë.

Kjo e diel shënoi ditën e tretë e fluksit në Portin e Durrësit, ndërsa tragetet po udhëtojnë me lundrim të dyfishtë. Vetëm këtë të diel mbërritën 3 tragete, me 4536 pasagjerë dhe 1157 automjete, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet të mbërrijnë 2 të tjerë me rreth 2 mijë udhëtarë dhe 500 automjete. Ditët e premte dhe të shtunë mbërritën në port 10 tragete, duke transportuar në atdhe për festat 7085 pasagjerë dhe 2529 automjete. Në funksion të përpunimit të tyre janë 27 sportele për pasagjerë dhe automjete të vogla. 

Edhe në pikën kufitare të Kapshticës u rrit numri i shqiptarëve që kthehen në vendlindje. Në 24 orët e fundit u regjistruan 6303, 3 herë më shumë se në dalje që u regjistruan 2444. Për të përballuar këtë fluks në rritje, pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve duke i alternuar në varësi të situatës. Në Kapshticë fluksi me i lartë pritet të regjistrohet në Vigjilje të Krishtlindjes e më pas në ditët e fundit të vitit.

Fluksi në 2 ditët e fundit është shtuar në hyrje edhe në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër. Vetëm në 24 orët e fundit hynë 8700 persona, ndërsa dolën 2527 të tjerë. Raporti i makinave ishte 2127 në hyrje dhe 711 në dalje.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?