Tifozët e Napolit festojnë titullin

Sport

Festimi i titullit në Napoli/ 10 grabitje dhe 7 sulme, një shtetas belg i plagosur

24 Maj, 09:04| Përditesimi: 24 Maj, 09:08

  • Share


Incidente të ndryshme pas festës në rrugët e Napolit. Raportimet tregojnë 10 grabitje të kryera, 7 sulme të raportuara, 4 makina të braktisura, 3 të plagosur, 2 ndërhyrje për të ndihmuar njerëzit në vështirësi dhe një sekuestrim armësh.

Në orën 3:40 të mëmgjesit, në 'Sheshin Kombëtar' u gjetën disa automjete të transformuara për festën, të papërdorshme dhe të braktisura. Në njërën nga këto makina policia gjeti një pistoletë me fishekë.

Një orë më vonë, personeli mjekësor u njoftua për një person të plagosur. Ai ishte një shtetas belg 27-vjeçar i cili u godit me një armë prerëse ndërsa ndodhej në rrugën 'Via Poerio'. Atij iu afruan dy individë që udhëtonin me një skuter, të cilët, pa asnjë arsye të dukshme, e goditën në kofshën e majtë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Napoli e gdhin në festë, mijëra tifozë festojnë titullin kampion! Qyteti 'zbardhet' nga fishekzjarret, dhunë dhe 39 të plagosur


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?