Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri duke bërë shqiponjën me duar pas golave

Festimi me shqiponjë, FIFA mund të dënojë dy shqiptarët, Shaqiri: Thjesht emocion i golit

23 Qershor 2018, 11:28| Përditesimi: 23 Qershor 2018, 16:34

  • Share

Festimi i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit duke bërë shqiponjën pas golave që i shënuan Serbisë ka shkaktuar reagime të shumta në qarqet mediatike dhe jo vetëm. Festimi i dy futbollistëve me origjinë shqiptare është kthyer edhe në një çështje politike.

Federata serbe është ankuar në FIFA për gjyqtarin gjerman që nuk u dha penallti dhe për festimin e Xhakës dhe Shaqirit. Në fakt futbollistët rrezikojnë edhe gjoba ose edhe pezullime nga FIFA pasi në arenën ndërkombëtare FIFA nuk lejon asnjë lloj mesazhi, referimi ose festimi me sfond politik dhe për serbët festimi duke bërë shqiponjën simbolizon “Shqipërinë e Madhe”.

Vetë Xherdan Shaqiri i pyetur për mënyrën e festimit ka thënë: “Preferoj të mos flas, thjesht mund të them se isha i emocionuar pasi shënova gol”. Kapiteni Stefan Lichsteiner mbron dy shokët e skuadrës duke thënë:

Xhaka dhe Shaqiri kanë bërë një ndeshje të mirë pasi serbët po na provokonin prej ditësh. Ka qenë një luftë e tmerrshme për familjarët e disa prej futbollistëve tanë. Ka pasur presione dhe provokimi kështu që për mua çdo gjë është Ok.

Kapiteni Stefan Lichsteiner

Ndërkaq trajneri Vladimir Petkoviç kërkon që politika të mos ngatërrohet me sport ndërsa tekniku i Serbisë, Mlladen Krstajc, në lidhje me festimin e Xhakës dhe Shaqirit ka thënë:

Nuk kam ndonjë koment për të bërë pasi unë jam një njeri i sportit dhe nuk u kushtoj vëmendje këtyre gjërave.

Trajneri i Serbisë, Mlladen Krstajc

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 23/06/2018 16:42

    A thua se do i ”denojn” edhe Dua Lipën dhe Rita Orën së bashku me futbollistët Shqiptarë ! FIFA .....

    Përgjigju
  • Faik: 23/06/2018 16:16

    FUCK FIFA dhe UEFA Bashkë ! Ku është problemi këtu ??! Pse bëri Shqiponjën?! Hej ZOT i Madh ndihmoi SERBËT , sepse i ka lënë TRURI i VOGËL!!! Mirë SERBËT e SËMÊS sepse dihet , por po këta PLEHRAT dhe FUNDËRRINAT e FIFËS çfarë GOPIN e SËMËS duan ??!!! RESPEKTE për XHERDAN SHAQIRIN dhe GRANIT XHAKËN që kanë bërë SUPER GOLA dhe SUPER NDESHJE dje.

    Përgjigju
  • Qoqja: 23/06/2018 15:05

    Pse asht krim te bejsh flamurin tend .jo zotri asht krenaria e cdo kombi .Por kur je shtet i vogel tallin bythen fifat e kartifat .

    Përgjigju
  • Popull: 23/06/2018 13:22

    Do ju rruaj Karin FIFA.. Nuk Ben ndonjë turp, thjesht festuan nuk nxoren Karin para tifozëve serb

    Përgjigju
  • fufa: 23/06/2018 13:13

    Qe kur eshte e ndaluar nga fifa te festosh golin duke bere shqiponjen, duke bere kryqin, duke iu lutur allahut, duke bere demin, pulen, gomarin etj etj. Ka 1000 menyra per te festuar golin dhe shqiponja eshte nje nga me te bukurat. Suksese Zvizres edhe nga tifozat e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Parrucjani: 23/06/2018 12:57

    Po ato koret raciste,nuk i degjuan fuckerat Serb?

    Përgjigju
  • blenard: 23/06/2018 11:52

    tu rruaj trapin fifa po ata fodullat serb pse e krruajn bythen me ne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?