Festivali i këngës labe në Vlorë, 31 grupe të polifonisë në garë për fitoren! Sot priten të jepen tre çmime

30 Korrik 2022, 16:06| Përditesimi: 30 Korrik 2022, 16:28

  • Share

Tingujt e muzikës popullore labe pushtuan Lungomaren mbrëmjen e së premtes. Për herë të parë zhvillohet në Vlorë festivali i këngës labe me pjesëmarrjen e 31 grupeve artistike. Kënga polifonike është mirëpritur jo vetëm nga vlonjatët por dhe pushuesit e shumtë që ndodhen në qytetin bregdetar. Deputeti i Vlorës Vullnet Sinaj në cilësinë e organizatorit tha se festivali mbahet për të ruajtur traditën.

"Këtë event e kemi organizuar së bashku me shoqatën Labëria, si dhe zgjerimin e bazës se këngës Labe, pasi kënga Labe po përqëndrohet në ansamble dhe po humbiste tradita e Këngës Labe, pasi kjo këngë ka një gjë të përbashkët për te gjithe , dhe idea ishte zgjarimi i festivalit me nga një këngë për cdo fshat dhe tradita e cdo fshati më vete. Qyteti i Vlorës ka nevojë për dicka ndryshe sic është kënga Labe ku dhe është djepi i kësaj kënge", shprehet Sinaj.

Kryetari i Shoqatës "Labëria" Ahmet Demaj shprehet se për Vlorën është festivali i parë dhe në total do të marrin pjesë 31 grupe do të jepen dhe tre çmime dhe certifikata falenderimi për këngëtarët më të mirë.

Festivali i këngës labe do të vazhdojë dhe mbrëmjen e së shtunës ku juria e kryesuar nga Zhani Ciko pritet të shpallë fituesit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Et'hemi: 31/07/2022 11:21

    Mbase na sjellin ndopak shi gjithe keto grupe...

    Përgjigju
  • Vlor: 30/07/2022 18:36

    Gjeja me e bukur bravo Vullnet.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 30/07/2022 16:31

    Fituesve deputeti t'u jape ullinj te mbyshur, gjithe kripe, qe nuk i ha as derri nga ato qe tregeton ne supermarketet e veta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?