Pas 4 netësh spektakël perdja ra. Mal Retkoceri është fytyra e re e Festivalit të Këngës në Shqipëri.
11 anëtarët e Jurisë së këtij edicioni të 62-të të kryesuar nga kompozitori dhe autori Shpëtim Kushta bënë përzgjedhjen e tyre në një garë me 31 pjesëmarrës.
Jo vetëm juria me Retkocerin, por edhe votat e publikut përmbysën të gjitha parashikimet, që të çonin drejt Elsa Lilës.
Besa Kokëdhima me “Zemër n’dorë” me muzikë të sajën e Kledi Bahitit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2024.
Me tekstin që mban firmën e Rozana Radit dhe Petrit Sefajt këndohet historia e një zemre të lënduar që tenton të ringrihet.
I përzgjedhuri i jurisë Retkoceri, kishte tërhequr vëmendjen e publikut prej natës së parë për shkak të paraqitjes së tij të diskutueshme skenike. Ndërkaq që vend për diskutim lë edhe reagimi i tij pas marrjes së kupës.
“Shumë faleminderit, shumë faleminderit jurisë. Këngën e kam bërë prej zemrës. E kam interpretuar prej perspektivës së një personi që e dua shumë, prej nënës sime. E kam shkruar për të gjithë ata persona që janë të shkelur prej personave të tjerë dhe që i përdorin për sende personale të tyre. E mira dhe e vërteta, del”, u shpreh Retkoceri pas vlerësimit me çmim të parë.
Debutanti Retkoceri ka firmosur çdo element të këngës së tij “Çmendur”, nga fjala te muzika, që ishin dhe shinat e premtuara mbi të cilat do të ecte kjo ngjarje.
Poezinë e të riut nga Prishtina, djalit të këngëtares Violetë Kukaj, mediet e Kosovës e lidhin me historinë personale të ndarjes së prindërve të tij, që ka përfunduar deri në emisionin “Shihemi në gjyq”, por vetë Retkoceri nuk e ka konfirmuar një fakt të tillë.
Çmimi i dytë i Festivalit shkoi për Tiri Gjocin, ndërsa Shpat Deda u rendit nga Juria në vend të tretë.
Prezantimi i Festivalit iu besua Kledi Kadiut, Adriana Matoshit, e disa shoqëruesve të tjerë tjerë.
Turp e faqja e zez, cdo gja mund te quhet po festival i muzikes Jo, asht nje fasade e bukur, por qe Brenda nuk Ka kurgja.Bir Selman i nanes qa me't qa ma par.
PërgjigjuKënaqësia e dikurshme percjelljes së Festivalit te Kënges, keto vitet e fundit èshte kthyer ne një torturë per shikuesin dhe dashamirësit e këngeës e artit. Ky nuk eshte mã "festival" po të bërtitura të çmendurish.!
PërgjigjuKatastrofee
PërgjigjuNje festival teper i dobet me nje regji te mbaruar dhe me kete te riun nga Kosova qe ishte i droguar,turp per ate cmim qe i dhane.
PërgjigjuShum e sakte
Nuk mund të quhet më,festivali i kënges,degjon vetë të çirrura,të berrtitura,të këndosh është tjetër gjë.Të vjen keq kur shikon që,çdo gjë e bukur u zevëndesua me gjēra të shëmtuara,Në vënd që tē ecim përpara ,po ecim mbrapa,ma shumë shumē mbrapa.
PërgjigjuEdhe kenga si gjithe te tjerat, lemeri. Cfare te thuash per Shqiperine tone, gjynah!
PërgjigjuKenget nuk mund te jene te gjitha ballada .Ka te zhanrit rok ,tempolare , pop, etj.Kenga fituese i takon " fustanit ",por jo muzikës jo melodioz e ridegjoni ku diletanti me perspektive ne te ardhmen degjohet sikur RECITON. Sepse melodia aspak e embel.Jo pak kujtojnë se mjafton ritmi i shpejte ,te zgjatura te zerit per te korrigjuar defektet e kompozimit.E tepruar prezantimi i dhjetra kompozitoreve kur fare mire 1 ,2 apo tre bejne dhe me te miren.Prezenca e zurise ( e tepruar numri ) ne te njejten hapësire me spektatoret e gabuar .Duhej ne llozha ,e me kufje per te ndjekur ma mire kengen.