Monika dhe Fatime Kryemadhi

Feston sot ditëlindjen, Monika Kryemadhi i kërkon ndjesë publike mamasë: Po përballesh me vështirësi për fajin tim

28 Prill, 15:13| Përditesimi: 28 Prill, 17:48

  • Share

Monika Kryemadhi i ka uruar publikisht ditëlindjen nënës së saj Fatime Kryemadhit. Në një postim të ndarë në Facebook, Kryemadhi shkruan se nëna e saj edhe sot përballet me vështirësi për shkakun e saj. Duket se Kryemadhi i referohet thirrjes së nënës së saj në SPAK, në kuadër të hetimit pasuror të nisur ndaj çiftit Meta që përfshinë edhe familjarët e afërt të tyre, pas kallëzimit Lobimin në SHBA.

Më tej, mes rreshtave Monika Kryemadhi i kërkon ndjesë publike nënës së saj për të gjitha vështirësitë dhe dhimbjet që i ka krijuar.  

“Këtë foto Mami e ke shkrepur me 9 Prill 1974 dhe më pas ti ke vajtur në maternitet për të më sjellë në jetë mua. Me lindjen time kalove javë të tëra vështirësish në rrezik për jetën. Edhe sot që unë jam 50 vjeç dhe ti ke ditëlindjen përsëri ti përballesh me vështirësi për shkakun tim, je unike mami jam krenare për ty sepse forca jote, toleranca jote gjithmonë ka qënë pranë meje edhe pse unë bëhesha e pavëmendshme ndaj asaj që ti më ofroje , si shumë fëmijë.

Ti sot ke ditëlindjen dhe unë mund shkruaj fjalë pa fund për ty por asnjëherë nuk mund të mbush boshllëkun që unë herë pas herë ta kam krijuar duke qënë egoiste për familjen time. Të lutem pranoje urimin tim sot publik për ty duke të kërkuar falje për të gjitha vështirësitë, problemet, dhimbjet që të kam krijuar sepse kur bëhesh nënë kupton se çfarë institucioni përfaqëson Ajo.  Të dua mami me atë çfarë përfaqëson në jetën time”, shkruan Kryemadhi.

 

Ora 17:47
Meta uron vjehrrën për ditëlindje: Edhe 100 pranvera Super Fatos, zonjës së hekurt

Ilir Meta dhe Fatime Kryemadhi

Ilir Meta ka uruar vjehrrën për ditëlindje. Ai ka ndarë një foto në Facebook me Fatime Kryemadhin, nënën e bashkëshortes së tij, Monika.

Meta e falënderon vjehrrën për kujdesin që ka treguar për rritjen e 3 fëmijëve të tij, ndërsa e cilëson atë si zonjë e hekurt.

“Gjithmonë e palodhur dhe në shërbim të të tjerëve. E falënderoj në veçanti për kujdesin ndaj tre fëmijëve tanë Borës, Besit dhe Erës. Shumë urime edhe Blertës, mbesës tjetër për gjyshen e dashur!  I uroj edhe pranvera të tjera Super Fatos, zonjës së hekurt”, shkruan Meta.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ura e thive: 28/04/2024 19:19

    Veç kot ju bjeni ne qaf njaj Iliri me Moniken nuk I xen gjumi tan naten si e si per mirqenien ton sa fort e dojn kyt popull,e nana e Mones e vjehrra Ilirit sa shum ka sakrifiku nga kursimet e pensionit ju ka ble hymje e foristrada e ju ka ble shpi te Gjini Lalzit ja ka ba vedit me hile tu hanger buk me djath e tu menu per thmin e per dhanrrin,po a ta din aj m.....

    Përgjigju
  • Fadili: 28/04/2024 17:43

    Ça te ben femija nuk ta ben perendia!

    Përgjigju
  • Adi: 28/04/2024 17:31

    Sa ja vlejnë këto buzëqeshje kur të gjithë e dijmë që të gjitha i keni të vjedhura, edhe dhëmbët, edhe buzët edhe qeshjet.. ....plehëra!

    Përgjigju
  • goni: 28/04/2024 16:13

    mona je qelibar kot te bin ne qaf ty je me djersen e ballit....je ok po pate frik per pronat mi kalo nje pjes je ne dor te sigurt

    Përgjigju
  • sapa: 28/04/2024 15:34

    I keni shijuar familjarisht gjerat e vjedhura nga pronat e popullit shqiptar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?