Meta uron vjehrrën për ditëlindje: Edhe 100 pranvera Super Fatos, zonjës së hekurt

28 Prill, 17:47
  • Share

Ilir Meta dhe Fatime Kryemadhi

Ilir Meta ka uruar vjehrrën për ditëlindje. Ai ka ndarë një foto në Facebook me Fatime Kryemadhin, nënën e bashkëshortes së tij, Monika.

Meta e falënderon vjehrrën për kujdesin që ka treguar për rritjen e 3 fëmijëve të tij, ndërsa e cilëson atë si zonjë e hekurt.

“Gjithmonë e palodhur dhe në shërbim të të tjerëve. E falënderoj në veçanti për kujdesin ndaj tre fëmijëve tanë Borës, Besit dhe Erës. Shumë urime edhe Blertës, mbesës tjetër për gjyshen e dashur!  I uroj edhe pranvera të tjera Super Fatos, zonjës së hekurt”, shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Feston sot ditëlindjen, Monika Kryemadhi i kërkon ndjesë publike mamasë: Po përballesh me vështirësi për fajin tim


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?