Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico gjatë takimit me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, tha se BE duhet të hap tashmë negociatat me Shqipërinë. Duke parë situatën e luftës në Ukrainë, Fico tha se tashmë zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor është çështje strategjike.
“Sot është një ditë e rëndësishme se në një moment të vështirë për Evropën jemi këtu për të theksuar miqësinë mes popujve dhe për të fuqizuar bashkëpunimin parlamentar. Ka ardhur momenti që BE të hap negociatat me Shqipërinë, sot me luftën në Ukrainë, zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor është çështje strategjike”, tha ai.
Fico tha edhe se në parlamentin italian po diskutohet ligji për të rinjtë për shtetësinë “ ku ata që kanë lindur në Itali dhe kanë kryer një cikël shkollor të mund ta përfitojnë shtetësinë italiane”.
Ndërsa Lindita Nikolla pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, u fokusua në pushtimin rus dhe linjën e përbashkët që kanë mbajtur dy vendet ndaj Moskës. Sipas Nikollës lufta tregoi se NATO dhe Europa duhet të punojnë së bashku, të koordinuar dhe me efektivitet.
“Dy vendet tona i lidh një miqësi e hershme dhe e fortë. Italia ka qenë një mike e vyer e Shqipërisë në kohë të mira, por veçanërisht në kohë të vështira. Për gjysëm shekulli, Italia ka qenë dritarja prej së cilës shqiptarët shihnin Evropën dhe demokracinë. Ne i jemi mirënjohës Italisë, si avokatja e integrimit evropian të Shqipërisë. Dhoma e Deputetëve është nxitëse e kësaj avokatie. Arbëreshët dhe emigrantët, janë ura të fuqishme miqësie e bashkëpunimi. Vlerësoj nismën e parlamentit italian për fillimin e negocimit të marrëveshjes për sigurimet shoqërore. Vlerësoj bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe universiteteve dhe ruajtjen e zhvillimin e gjuhës e kulturës shqiptare në Itali. Marrëveshja që po nënshkruajmë sot do të intensifikojë bashkëpunimin parlamentar si nxitës i marrëdhënieve midis të dy vendeve”, tha Nikolla.
Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, Roberto Fico ka nisur më 11 prill një vizitë zyrtare 3-ditore në Tiranë dhe do të largohet më 13 prill. Më herët ai është takuar me kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, ku përuruan edhe qendrën Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile e financuar nga Italia. Sot pritet që Fico do të zhvillojë një takim edhe me Presidentin Ilir Meta dhe më pas me Kryeministrin Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama ka takuar Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë. Me herët Fico tha se BE duhet të hap negociatat me Shqipërinë, pasi është çështje strategjike zgjerimi i saj në Ballkan.
Presidenti Ilir Meta pati sot një takim shumë me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Shqipëri.
Presidenti Meta çmoi rëndësinë e vizitës së Presidentit Fico në Shqipëri, si në planin dypalësh ashtu edhe në atë të integrimit në Bashkimit Europian, si dhe avokatinë e fortë dhe të vazhdueshme të Italisë ndaj Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera historike dhe partneritetin strategjik midis dy vendeve dhe popujve, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite.
Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimin ndër-parlamentar jo vetëm në nivelin politik, por sidomos në nxitjen e Qeverive për realizimin e projekteve të rëndësishme ekonomike dhe zhvillimore me impakt dypalësh dhe rajonal, në sektorët e energjisë dhe burimeve alternative të saj. Presidenti Meta falënderoi Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë Roberto Fico për nismën legjislative dhe miratimin e buxhetit përkatës për zbatimin e “Marrëveshjes së njohjes së kontributeve të pensioneve për shtetasit shqiptarë”, të cilët përbëjnë sot një pjesë të rëndësishme të jetës ekonomike, sociale, qytetare dhe kulturore dhe luajnë një rol thelbësor në rritjen ekonomike të vetë Italisë.
“Në themel të miqësisë së lashtë mes dy popujve qëndrojnë jo vetëm arbëreshet në Itali dhe komuniteti shqiptar i pas viteve ‘90, por edhe komuniteti italian, investitorët dhe studentët në Shqipëri, numri i të cilëve është gjithnjë në rritje”, - tha Meta.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti dje në takim Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico, me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe agjenda e Javës së Kulturës Italiane në Tiranë. Veliaj vuri theksin edhe tek miqësia vëllazërore mes dy popujve.
“Ju ishit të parët që hapët zemrën dhe derën për shumë emigrantë shqiptarë. Ata sot kanë krijuar familje, biznese, janë integruar dhe ndonjëherë janë bërë edhe më italianë se italianët, pasi Italia është kthyer në shtëpinë e tyre të dytë. Sot, në këto kohë të vështira ku po jetojmë, po bëhet shumë e rëndësishme të kuptojmë se cilët janë miqtë tanë. Kur shikon se çfarë po ndodh në Ukrainë me sulmin rus, jemi shumë mirënjohës që kemi fqinj Italinë. Një Itali, e cila na ka ndihmuar në ditët e vështira dhe me të cilët po rritemi bashkë në këto ditë të mira”, tha Veliaj.
Në shenjë mirënjohje, kreu i bashkisë i dhuroi Kryetarit të Dhomës së Deputetëve “Çelësin e Tiranës”, duke vlerësuar kështu mikpritjen e vendit fqinj për mijëra shqiptarë në vitet e tranzicionit. Në qendër të bisedës mes tyre ishte edhe agjenda e Javës së Kulturës Italiane.
“Këtë vit, së bashku me ambasadorin italian në Tiranë, kemi përgatitur një super agjendë për Javën e Kulturës Italiane. Fillojmë në datën 2 qershor, por në Shqipëri javët e kulturës italiane ndodhin çdo ditë e çdo vit. Ndaj, ndihem shumë i lumtur që sot ju dhuroj Çelësin e qytetit të Tiranës, si shenja e një dere të hapur, e një zemre të hapur. Ndaj, ju’a dhuroj këtë Çelës në emër të Këshillit Bashkiak dhe qytetit të Tiranës, të cilën dua ta konsideroni si shtëpinë tuaj të dytë”, theksoi Veliaj.
Nga ana e tij, Fico i ka dhuroi kryebashkiakut një kujtim nga Dhoma e Deputetëve të Italisë, duke shprehur në këtë mënyrë vlerësimin për lidhjen mes dy popujve dhe përshtatjen e shqiptarëve në vendin fqinj. Ai vlerësoi faktin se Tirana është përzgjedhur “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, si edhe ndryshimin që ka pësuar qyteti në këto vitet e fundit.
“Ne jemi dy popuj miq. E vlerësoj punën që ju bëni këtu në Shqipëri, dhe vlerësoj edhe shqiptarët që janë në vendin tonë. Sot janë më shumë se 700 mijë, dhe janë plotësisht të integruar. Për ne janë vëllezër të vërtetë. Unë di edhe për punën tuaj këtu në Tiranë, është një punë shumë e rëndësishme, profesionale, dhe urime që këtë vit jeni Kryeqyteti Europian i Rinisë, falë edhe nismave të rëndësishme që realizoni. E di sesa e vështirë është të jesh kryebashkiaku i një qyteti dhe sidomos i kryeqytetit. E di sesa e bukur dhe e rëndësishme është gjithashtu të jesh kryebashkiak i një kryeqyteti. Urime! Nuk ka dyshim që për ne Tirana është një nga kryeqytetet evropiane. Është shumë e vlerësuar dhe i ftoj të gjithë që të vizitojnë Tiranën gjatë këtyre festimeve. Jo më kot Tirana arriti të marrë titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë”, u shpreh Fico.
Hapja e negociatave eshte nje lajm shum i mire per vendin tone. Bravo per bashkepunimin me Italine.
PërgjigjuFaleminderit per mbeshtetjen qe j jepni vendit tone. Zoti Rama keshtu vazhdoni.
PërgjigjuBashkepunimet mes shqiperise dhe shteteve si italia dhe gjermania jane nje hap me afer pranimit tone ne be. Vetem fale punes se qeverise.
PërgjigjuShume mire qe bashkpunimi i italis esht ber me i fort sec ishte
PërgjigjuDje gjermania sot italia, keto marrdhenie te mira qe keni lrijuar ju z. Rama do na cojne drejt integrimit ne BE. ???????????????? jeni lideri me i mire
PërgjigjuShqiperia ka bere hapa drejt bashkimit europian erdhe vertet mendoj se hapja e negociatave duhet te behet sa me shpejt
PërgjigjuFal jush kemi nje bashkpunim te ngushte me nje shtet si Italia dhe kjo eshte nje gje shume e mire per shtetin shqiptare.
PërgjigjuNjë gjë duhet ta kemi parasysh se gjer sa Rama është kryeminister kjo hapje e negociatave me BE-n nuk do ndodhë ! Rama është i djegur për BE-n , sepse është pro rus…!!!
Përgjigju