Fier/ 31-vjeçari futet në oborrin e shtëpisë së vjehrrit dhe kërcënon të vrasë veten me automatik! Negocion policia

20 Shtator 2020, 00:22| Përditesimi: 20 Shtator 2020, 13:13

  • Share

Një 31-vjecar, Elton Meta, kërcënon të vrasë veten me armë automatike, në oborrin e shtëpisë së vjehrrit të tij. Ngjarja e rëndë po ndodh në fshatin Zhupan të Fierit.

Burime nga policia thonë se situata e rëndë nisi pas një konflikti për motive ende të pazbardhura, ndërsa i riu është prej vitesh i martuar me vajzën e shtëpisë ku po kërcënon me vetëvrasje, me të cilën ka një fëmijë. 

Policia thotë zyrtarisht përmes një njoftimi paraprak se familjarët që ndodheshin në banesë janë evakuuar nga forcat policore të Fierit  dhe 31-vjecari ndodhet i vetëm në oborr teksa mban armën në duar drejtuar nga vetja me kërcënimin për t'i dhënë fund jetës.

Policia thotë se nuk ka persona të lënduar dhe se drejt kësaj banese kanë mbërritur dhe forcat RENEA të specializuar për të negociuar që situata të mos shkojë drejr vetëvrasjes. 31-vjecari kërcënon të vrasë veten me armë automatike prej orës 22:30, njofton policia e Fierit.

Gjatë një momenti kur kishin kaluar më shumë se 2 orë, 31-vjecari ka qëlluar me armë zjarri në ajër, një veprim ky që dyshohet të jetë marrë për të refuzuar negociatat nga policia dhe për të kërkuar largimin e efektivëve.

Banesa është një vilë 3 katëshe me dy hyrje, ndërsa i riu ndodhet në oborrin e hyrjes kryesore.

Është ende e paqartë se përse 31-vjecari ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit, pasi duhet theksuar se ai dhe bashkëshortja nuk banojnë aty.

Burimet thonë se i riu punon vazhdimisht në Greqi, si emigrant, dhe se konflikti që e ka cuar në gjendje të rënduar psikologjike, mund të ketë lindur pas ndonjë kërkese të mundshme për divorc nga ana e bashkëshortesh.

Për të ndihmuar grupin negociator është edhe motra e 31-vjecarit.


Lajmi kryesor:

Fier/Arrestohet pas 5 orë negociatash 31-vjeçari Elton Meta, kërcënoi se do vetëvritej me kallashnikov në shtëpinë e vjehrrit! Sekuestrohet arma, 2 gëzhoja dhe 25 fishekë (VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?