Fier/Arrestohet pas 5 orë negociatash 31-vjeçari Elton Meta, kërcënoi se do vetëvritej me kallashnikov në shtëpinë e vjehrrit! Sekuestrohet arma, 2 gëzhoja dhe 25 fishekë (VIDEO)

20 Shtator 2020, 07:39| Përditesimi: 20 Shtator 2020, 14:22

  • Share

Janë dashur 5 orë negociata dhe përpjekje nga ana e policisë me 31-vjeçarin Elton Meta, që ky i fundit të lëshonte kallashnikovin që i kishte vënë vetes duke kërcënuar se do të vetëvritej dhe të dorëzohej. Në ndihmë të grupit negociator ishte bashkuar edhe motra e 31-vjecarit, për të bindur të vëllanë të hiqte dorë nga ky akt ekstrem.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 23:00 në fshatin Zhupan të Fierit, ku 31-vjeçari kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së vjehrrit duke kërcënuar se do të vriste veten me një automatik. Kjo ka terrorizuar familjarët duke vënë në rrezik jetën e tyre, por që fatmirësisht janë evakuuar nga policia. Gjatë negociatave 31-vjecari ka qëlluar me armë zjarri në ajër, një veprim ky që dyshohet të jetë marrë për të kërkuar largimin e efektivëve, por që pas disa orësh më në fund është bindur të dorëzohet në orën 04:00 të mëngjesit. 31-vjeçari Elton Meta, banues në Peshtan, kishte shkuar në fshatin Zhupan, në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, dhe ka kanosur me një armë zjarri personat që ndodheshin në banesë. Më pas ka dalë në portën e oborrit e vilës 3-katëshe dhe kërcënonte se do vriste veten me kallashnikovin që dispononte.  

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes shkuan forcat speciale RENEA , FNSH dhe  grupi negociator, ku e pranishme ishte edhe motra e 31-vjeçarit për të bindur të vëllanë që të dorëzohej dhe të mos bënte ndonjë marrëzi. Policia vendosi perimetrin e sigurisë ndërsa për orë të tëra i bënte thirrje me megafon që të hidhte armën dhe të dilte.

Prindërit e Elton Metës, Bashkim Meta dhe Sabrie Meta, gjatë një interviste për Report Tv hedhin dritë mbi arsyet që çuan djalin e tyre të bëjë një akt ekstrem duke kërcënuar të vetëvritet. Sipas prindërve të Eltonit ai kërkonte që të shihte vajzën ë tij të vogël të cilën ja kishte marrë bashkëshortja dhe kishte ikur te shtëpia e prindërve të saj. Ndërkohë prindërit e Eltonit hedhin dyshime edhe se bashkëshortja e djalit, nusja e tyre fliste me dikë në telefon, çka mund të jetë shkak edhe i gjestit ekstrem të Eltonit. Sipas prindërve të 31-vjeçarit, shkak i ngjarjes së djeshme ka qenë xhelozia dhe kërkesa për ndarje nga ana e bashkëshortes, e cila nuk lejonte që ai të shinte vajzën e vogël. I ati i 31-vjeçarit, Bashkim Meta shtoi se djali nuk kishte armë dhe se atë e kishte blerë dhe në gjendje depresive kishte shkuar te shtëpia e vjehrrit të vet dhe kërcënonte se do të vriste veten nëse nuk e lejonin të shinte vajzën.

"E pashë djalin që ishte në depresion, erdhi policia më tha hajde e qetësojmë se ka shkuar e shtëpia e nusen dhe ka qëlluar në ajër. Ai kërkonte vetëm vajzën e vogël ta shinte. Ai kishte blerë një kallash, nuk e kishte në shtëpi e ka blerë. Për mua duhet të futet brenda ai që i dha armën jo djali im, ai është kriminel", u shpreh i ati.

"Nusja kishte bërë shumë gjëra të këqija dhe ia thash. Ajo kishte kohë që fliste në telefon dhe nuk më tregonte. Veprimi i djalit nuk është i mirë, por ishte në depresion, nuk di ç'të them", tha e ëma.

Ai u dorëzua rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa policia njoftoi paraditen e sotme arrestimin e tij për akuzat e "Armëmbajtjes pa leje" , "Kundërshtim i punonjësit të policisë" dhe "Dhunë në familje".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov, 2 gëzhoja dhe 25 fishekë luftarak.

Ora 11:22
Policia bindi Elton Metën të dorëzohej pas 5 orë negociatash të mos vriste veten me kallashnikov, e  arreston për 3 vepra penale

Pasi mbajti në këmbë forcat RENEA dhe ato të FNSH thuajse gjatë gjithë natës së djeshme duke kërcënuar se do të vriste veten, për Elton Metën prokuroria ka vendosur arrest me burg për akuzat e "Armëmbajtjes pa leje" , "Kundërshtim i punonjësit të policisë" dhe "Dhunë në familje".

31-vjeçari Elton Meta, banues në Peshtan, kërcënoi se do të vriste veten më një automatik në oborrin e shtëpisë së vjehrrit të tij, ndërsa pas më shumë se 5 orë negociatash policia arriti ta binde që të dorëzohej. 31-vjeçari, për motive të dobëta kishte shkuar në fshatin Zhupan, në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, dhe ka kanosur me një armë zjarri personat që ndodheshin në banesë. Më pas ka dalë në portën e oborrit të banesës dhe kërcënonte se do vriste veten me armën që dispononte. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhupan, ku 31-vjeçari për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike   kërcënonte herë pas herë se do vriste veten dhe mos të afrohej njëri në oborrin e banesës duke vënë në rrezik dhe jetën e efektivëve të policisë.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes shkuan forcat speciale RENEA dhe grupi negociator, ku e pranishme ishte edhe motra e 31-vjeçarit për të bindur të vëllanë që të dorëzohej dhe të mos bënte ndonjë marrëzi.

Ai u dorëzua rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa policia njoftoi paraditen e sotme arrestimin e tij për akuzat e "Armëmbajtjes pa leje" , "Kundërshtim i punonjësit të policisë" dhe "Dhunë në familje".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov, 2 gëzhoja dhe 25 fishekë luftarak.

Ora 11:10
I ati i 31-vjeçarit pas takimit me të birin: Nuk flet dot është në depresion, s'më tha asnjë fjalë (VIDEO)

I ati i Elton Metës, Bashkim Meta ka folur për mediat pas takimit që ka bërë me të birin në policinë e Fierit, Ai thotë se djali nuk ka folur asnjë fjalë dhe është në depresion.

"Është akoma në depresion, tani shteti  e ka në dorë. informacion më tepër nuk jap dot. Nuk flet djali është në depresion, nuk më foli, nuk ka ende një psikologe", tha i ati

Ora 08:45
Fier/31-vjeçari kërcënoi se do vriste veten, prindërit për Report Tv: Eltoni donte të shihte vajzën, që ia mori nusja! Ajo fliste prej kohësh me dikë në telefon (VIDEO)

Prinderit e Elton Metës, Bashkim Meta dhe Sabrie Meta, gjatë një interviste për Report Tv hedhin dritë mbi arsyet që çuan djalin e tyre të bëjë një akt ekstrem duke kërcënuar të vetëvritet. Sipas prindërve të Eltonit ai kërkonte që të shihte vajzën ë tij të vogël të cilën ja kishte marrë bashkëshortja dhe kishte ikur te shtëpia e prindërve të saj. Ndërkohë prindërit e Eltonit hedhin dyshime edhe se bashkëshortja e djalit, nusja e tyre fliste me dikë në telefon, çka mund të jetë shkak edhe i gjestit ekstrem të Eltonit.

Sipas prindërve të 31-vjeçarit, shkak i ngjarjes së djeshme ka qenë xhelozia dhe kërkesa për ndarje nga ana e bashkëshortes. Sipas prindërve çifti kishte probleme prek kohësh. I ati Bashkim Meta tha se nusja e kërcënonte shpesh me thikë Eltonin si dhe iku mori  mbrojtje nga policia në një kohë nuk ishte e kërcënuar dhe djali e trajtonte mirë.

"Ata herë ia kalonin mirë dhe herë keq, vajza 2- 3 herë i kishte treguar edhe thikën. Ajo ishte e vogël dhe ne e mbronin. Edhe pse fajin e kishte nusja, unë i flisja djalit që të ulej dhe rregullonte gjërat. Një ditë erdhi e mori vëllai dhe iku, kishte shkuar për të marrë urdhër mbrojtje në polici, ne nuk dinim gjë. vajza trajtohej mirë dhe djali nuk e prekte me dorë, unë mbrëmë e mora vesh  që kishte urdhër mbrojtje. Ziheshin për punë xhelozia, nusja thjeshtë se djali kishte dashnore. Djali u fut në depresion donte vetëm të shinte vajzën, ajo nuk e linte. E pashë djalin që ishte në depresion, erdhi policia më tha hajde e qetësojmë se ka shkuar e shtëpia e nusen dhe ka qëlluar në ajër. Ai kërkonte vetëm vajzën e vogël ta shinte.", tha i ati.

Bashkim Meta shtoi se djali nuk kishte armë dhe se atë e kishte blerë dhe për këtë i ati akuzon si kriminel atë që i ka shitur armën të birit, i cili në gjendje depresive kërcënonte se do të vriste veten.

" Ai kishte blerë një kallash, nuk e kishte në shtëpi e ka blerë. Për mua duhet të futet brenda ai që i dha armën jo djali im, ai është kriminel", u shpreh i ati.

Ndërsa e ëma e Eltonit, Sabire Meta tha se nusja prek kohësh fliste në telefon me dikë, që mund të jetë bërë dhe shkak i sherrit mes tyre.

"Nusja kishte bërë shumë gjëra të këqija dhe ia thash. Ajo kishte kohë që fliste në telefon dhe nuk më tregonte. Veprimi i djalit nuk është i mirë, por ishte në depresion, nuk di çtë them", tha e ëma.

Ora 08:10
Fier/ Pamje nga vila 3-katëshe, ku i riu me automatik në dorë kërcënonte të vetëvritej duke terrorizuar familjarët

Kamera e Report Tv ka qenë mëngjesin e sotëm në vilën 3- katëshe, ku i riu 31-vjeçari Elton Meta, me një automatik në dorë kërcënoi se do të vriste veten. Banesa ishte në pronësi të vjehrrit të tij dhe në momentin e kërcënimit brenda kanë qenë të gjithë familjarët. I riu dhe bashkëshortja e tij nuk jetojnë këtu, kështu që mbetet ende e paqartë pse ai zgjodhi shtëpinë e vjehrrit për të kërcënuar se do të vriste veten me automatik.

1600584659_WhatsAppImage20200920at08.08.25.jpeg

Vila ku 31-vjeçari Elton Meta kërcënoi se do vriste veten
Ora 04:00
5 orë negociata, dorëzohet Elton Meta! Sekuestrohet automatiku dhe një gëzhojë

Elton Meta më në fund ka vendosur të lërë automatikun dhe të dorëzohet te efektivët e policës pas 5 orë negociatash. Ai është dorëzuar rreth orës 4 të mëngjesit të 20 shtatorit. Policia ka sekuestruar një gëzhojë dhe armën automatik.

"Falë negociatave të Strukturave të Policisë Vendore Fier, Prokurorit të çështjes dhe ekipit negociator të Reneas, dorëzohet shtetasi E. M. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatikë dhe një gëzhojë. 31-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore" thuhet në njoftimin e policisë.

Ora 02:00
Fier/ Kërcënoi se do vetëvritej me automatik, ja kush është 31-vjeçari Elton Meta

Elton Meta

Report Tv ka siguruar foton e 31-vjeçarit Elton Meta, i cili kërcënoi mbrëmjen e djeshme se do të vriste veten me automatik në shtëpinë e vjehrrit të tij.

Ora 01:20
'Hidh armën e dil', policia me megafon në dorë prej dy orësh negociata me të rin për t'u dorëzuar! Dëgjohet një e shtënë arme (VIDEO)

Kanë kaluar mbi dy orë dhe policia vijon negociatat me 31-vjeçarin Elton Metën që ai të dorëzohet. Policia vijon thirrjet me megafon që të dorëzohet, ndërkohë që ka pasur edhe një të shtënë me armë. I riu mendohet të ketë qëlluar në ajër si një paralajmërim për efektivët e FNSH të largohen. Policia ka rrethuar  vendin duke vendosur një perimetër sigurie dhe duke mos lejuar askënd që të afrohet.

Sipas burime nuk ka pengmarrje nga i riu, ndërsa në oborrin e vilës qëndron vetëm Eltoni me automatikun në dorë drejtuar vetes së tij.

Ora 01:10
Fier/ Policia vendos perimetër sigurie 300 metra nga shtëpia ku kërcon se do të vetëvritet 31-vjeçari

1600593057_perimetersigurie.jpg

Policia vendos perimetrin e sigurisë

Efektivet e policisë kanë vendosur një perimet prej 300 metra duke e rrethuar me shirit nga vendi ku i 31-vjeçari Meta kërcënon me automatik se do të vetëvritet. Ngjarja po ndodh në oborrin e shtëpisë së vjehrrit të tij.

Ora 01:00
I riu kërcënon se do vrasë veten/ RENEA e FNSH rrethon zonën, i pranishëm dhe një mjet i blinduar (VIDEO)

Rreth orën 23:00 të datës 19 shtator 31 vjeçari Elton Meta u shfaqë para oborrit të shtëpisë së vjehrrit të tij me një automatik duke kërcënuar se do të vriste vetën. Kjo ka alarmuar familjarët të cilën kanë debatuar në përpjeke për të bindur të riun të hiqte armën.

Ata kanë lajmëruar policinë dhe bërë që forcat RENEA dhe të FNSH-së së bashku me një mjet të blinduar të rrethojnë zonën duke bërë të mundur negocimin me të riun që të hidhte armën dhe të dorëzohej.

Ora 00:22
Fier/ 31-vjeçari futet në oborrin e shtëpisë së vjehrrit dhe kërcënon të vrasë veten me automatik! Negocion policia

Një 31-vjecar, Elton Meta, kërcënon të vrasë veten me armë automatike, në oborrin e shtëpisë së vjehrrit të tij. Ngjarja e rëndë po ndodh në fshatin Zhupan të Fierit.

Burime nga policia thonë se situata e rëndë nisi pas një konflikti për motive ende të pazbardhura, ndërsa i riu është prej vitesh i martuar me vajzën e shtëpisë ku po kërcënon me vetëvrasje, me të cilën ka një fëmijë. 

Policia thotë zyrtarisht përmes një njoftimi paraprak se familjarët që ndodheshin në banesë janë evakuuar nga forcat policore të Fierit  dhe 31-vjecari ndodhet i vetëm në oborr teksa mban armën në duar drejtuar nga vetja me kërcënimin për t'i dhënë fund jetës.

Policia thotë se nuk ka persona të lënduar dhe se drejt kësaj banese kanë mbërritur dhe forcat RENEA të specializuar për të negociuar që situata të mos shkojë drejr vetëvrasjes. 31-vjecari kërcënon të vrasë veten me armë automatike prej orës 22:30, njofton policia e Fierit.

Gjatë një momenti kur kishin kaluar më shumë se 2 orë, 31-vjecari ka qëlluar me armë zjarri në ajër, një veprim ky që dyshohet të jetë marrë për të refuzuar negociatat nga policia dhe për të kërkuar largimin e efektivëve.

Banesa është një vilë 3 katëshe me dy hyrje, ndërsa i riu ndodhet në oborrin e hyrjes kryesore.

Është ende e paqartë se përse 31-vjecari ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit, pasi duhet theksuar se ai dhe bashkëshortja nuk banojnë aty.

Burimet thonë se i riu punon vazhdimisht në Greqi, si emigrant, dhe se konflikti që e ka cuar në gjendje të rënduar psikologjike, mund të ketë lindur pas ndonjë kërkese të mundshme për divorc nga ana e bashkëshortesh.

Për të ndihmuar grupin negociator është edhe motra e 31-vjecarit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/09/2020 00:32

    Nuk jane shume te qarta shkaqet qe cuan deri ketu,edhe ato fakte qe jepen jane te pakta,jo te plota ,disa jane supozime,dhe kryesorja jane deshmi vetem nga njera pale.Por mund te verejme se:1-babai I djalit perpiqet te fajsoje bashkeshorten e djalit,personin qe I dha o shiti armen,por jo djalin e tij.Babai duhet ta kuptoje se cdo njeri I merr ne fund vete vendimet per cdo veprim qe kryen.2-Babai po perpiqet ta nxjerre te birin me depression ,qe ti ulet denimi,ose t'ia hedhe duke dale perkohesisht I paafte menderisht.3-Duke qene se ka patur arme dhe ka kercenuar,pavarsisht se ka kercenuar me vetvrasje,kur te behet gjyqi trupa gjykuese mund te dale ne perfundimin se,ky person I armatosur edhe pse nuk e perdori perben ne te ardhmen,rrezik per veten,rrezik per shoqerine,rrezik per femijen.Duke menduar qe depresioni mund ti perseritet dhe si rrjedhim dhe veprimet e tij te rrezikshme,atehere ai me te vertet ka per ta humbur femijen pergjithemone,dhe kesaj rradhe me bekimin e drejtesise.Kujdes njerez ,mendohuni mire para se te flisni ose te veproni!

    Përgjigju
  • Ben: 20/09/2020 17:00

    Altini, nuk ka pasur burre ajo, se burri punonte ne Greqi, toka do punuar apo jo Nuk je ne gjendje te qendrosh me gruan mos u martoni zoterinj, duan dru grat thoni ju, te preki nje fije floku vajzen time, te shkrij plumbin ne goje, femra nuk eshte prona juaj, dhe motra jote, ose vajza juaj nuk eshte prone e tjetrit, nuk turperoi asnje ajo, ne Evrope perendimore nuk eshte turp Te kesh dashnor ose dashnore

    Përgjigju
  • Keshtu: 20/09/2020 16:52

    Keshtu jane shqiptaret martohen, dhe gruan e len te prinderit e vet, se per cfare u martua ajo, te rri sherbetore te vjerra, zoteri mos e ler gruan vetem, se keshtu ndodh ne tere boten, ha burg tani nja 10 vjete, te mbledhesh mendjen

    Përgjigju
  • Ik: 20/09/2020 16:49

    Vajzat do bejne cte duan, prandaj ka dhe ndarje, nuk te pelqeu ndaje zoteri, me duket se keshtu ndodh dhe ne Evrope, ne qofte se prek dhe nje fije floku vajzen e tjetrit te pret plumbi

    Përgjigju
  • altini: 20/09/2020 10:38

    ka dash dajak ajo qe ketej me burre e femije e nga ana tjeter ja dredh me te tjeret. ai mut vellai qe e paska mare mortren ne shtepi ti hyje me dru se i nxiu faqen dhe familjes se tyre ....ja ky esht qe del pastaj histori vrasjesh.nje prindi hiqi femijen ja hoqe trurin e nuk di cben. ja q* asaj femre

    Përgjigju
  • O njerez: 20/09/2020 10:00

    A e shikoni qe nuk ka faj gjithmon ai qe vret ? Nuk ka faj gjithmon mashkulli ! A e dini cfar do te thot mos te lejoj te shikosh femine tend apo se kuptoni ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?