Foto gjatë arrestimit

Kronikë

Fier/ Jepet masa e sigurisë për 4 hajdutët e tmerrshëm që bënin kërdinë në banesa

1 Shkurt 2020, 18:26| Përditesimi: 1 Shkurt 2020, 18:32

  • Share

FIER- Gjykata e rrethit gjyqsor Fier ka dhënë sot masën e sigurisë ndaj grupit të rrezikshëm  të vjedhjeve të banesave në Cakran, të përbërë prej katër personash.

4 të rinjtë u arrestuan pasi kishin bërë kërdinë në banesa, duke vjedhur deri në shumën e 10 milionë lekëve.

Para Gjykatës u paraqitën personat me inicialet A.L 27 vjec nga Vlora, E.D 31 vjec nga Vlora, A.L 31 vjec nga Vlora dhe  L.N 24 vjec nga Frakulla.

Prokurorja Elida Hoxhaj ka kërkuar për të katërt masën Arrest me burg pa afat.

Gjithashtu edhe gjyqtarja Marsela Dervishi ka lënë në fuqi kërkesën e prokurores për masën Arrest me burg.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?