Kreshnik Tomani, 35-vjeçari i aksidentuar rëndë në Fier

Kronikë

Fier/ Përplasi këmbësorin te ‘Shkolla e Muzikës’, arrestohet shoferi 17-vjeçar, ishte pa patentë! 35-vjeçari i intubuar te Trauma

25 Gusht, 10:47| Përditesimi: 25 Gusht, 11:14

  • Share

Fier- Policia Rrugore arreston 17-vjeçarin që aksidentoi rëndë këmbësorin 35-vjeçar ditën e djeshme pranë shkollës së Muzikës në Fier.

Burime zyrtare njoftuan sot (25 gusht) se pas ngjarjes së ndodhur në lagjen "Liri Gero", u arrestua në flagrancë për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, 17-vjeçari që ishte në timon pa patentë.

Si pasojë e përplasjes me makinë, u aksidentua në gjendje të rëndë dhe po lufton me vdekjen në spital Kreshnik Tomani, që vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

I plagosuri Kreshnik Tomani është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën, por për shkak të situatës kritike shëndetësore, u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Mjekët konfirmojnë se ai ndodhet në gjendje kome dhe i intubuar, duke luftuar për jetën.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?