Rreth 30 punëtorë të Ndërmarrjes së Pastrimit, në Bashkinë e Fierit protestuan këtë të hënë për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës. Ata shprehen se paga 40 mijë lek në muaj është e pamjaftueshme për të siguruar jetesën. Po kështu punëtorët e pastrimit në fshatrat e Fierit thanë se detyrohen në punojnë edhe gjatë natës por nuk paguhen për orët shtesë apo vështirësitë e punës.
“Marr 40 mijë lek pagë mujore dhe kam 40 vite punë. Përvec kësaj nuk na japin leje. Unë operova gruan në kokë dhe më takonte një muaj leje por nuk ma dhanë. Administrata e bashkisë i rriti pagat e veta, ndërsa ne që punojmë mes mikrobeve nuk na e rrit njeri pagën. Nuk mbaj dot familjen me bukë! Deri sa të miratohet rritja nuk dalim në punë. Ne duam të paktën 50 mijë lek në muaj. Edhe kushtet i kemi të vështira, se i ngarkojmë plehrat me krah në kamioçina. Orët shtesë nuk na i paguajnë fare”, thanë punëtorët, Enver Licaj, Eriksen Mamutaj, Mentor Kazanxhiju, Astrit Musaraj.
Nëse Bashkia e Fierit nuk do të reflektojë ndaj kërkesave të tyre, protestuesit thanë se do të pezullojnë punën. Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, kontaktuar me telefon tha se paga baze per punetoret e ndermarrjes se pastrimit është 40 mije leke në muaj dhe rritje 2 për qind për vjetersinë në punë. Pagat e tyre janë të percaktuara me VKM ndaj nuk mund të bëhet asnjë shtesë sepse bie ndesh me ligjin, tha më tej ai. Gjithsesi Subashi premton se në buxhetin e bashkisë për vitin 2025 do të parashikohet një fond për shpërblime.
Pse protestoni? Sipas Rames ju paguheni sa emigrantet tane ne Greqi e kushtet e punes i keni njelloj!
PërgjigjuÇfarë thonë këta? Ku ka paga nën 900 euro në Shqipëri! Pyesni kryeministrin
Përgjigju