Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 Majit ditën e sotme. Pas Dibrës ka qenë Fieri që ka ardhur me performancën dedikuar çeljes së fushatës. Qarku i Fierit kishte zgjedhur të vinte i shoqëruar me grupin e njohur të qytetit Free Mc's. Pas këngës ka marrë fjalën drejtuesja politike Belinda Balluku, e cila ka thënë se në Fier synon 11 mandate.
Drejtuesja politke e qarkut Fier, Belinda Balluku, tha se PS po kërkon një mandat të katërt në mënyrë që të përmbushin premtimin e dhënë në vitin 2013, për të çuar Shqipërinë në BE.
"Mirë se erdhët në sheshin më të madh të Shqipërisë në ditën e festës së PS. Do ta nis me djemtë këtu, që kanë bërë një këngë popullore që e njeh gjithë Fieri. Më pas, si shumë shqiptarë që kishin një ëndërr, janë larguar nga vendi për të ndërtuar jetën e tyre diku tjetër. Këta janë miqtë e mi të Free MC, që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë votuar kurrë deri më sot. Free MC voton për PS, ashtu siç do të votojë gjithë Shqipëria, Fieri dhe çdo shqiptar.
Nuk ka më bukur se kur mblidhemi të gjithë bashkë, dhe kjo energji shkon në themel të Shqipërisë, për ta çuar këtë vend përpara, ashtu siç vetëm Rama di. Kërkojmë një mandat të katërt që duket si shumë, por ky është mandati i shqiptarëve, për ta çuar Shqipërinë një herë e mirë në Evropë, për ta bërë vendin pjesë të BE-së. Shqiptarët janë më europianë se kushdo tjetër, dhe tashmë ka ardhur koha që t’i bashkohen asaj tryeze.
Fieri ka një objektiv: 10 mandate deputetësh për t’i ulur në Parlamentin Shqiptar. Ndërkohë, priten 11 mandate nga ne. Nëse jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë, me Ramën në krye, nuk ka asgjë që na ndal," tha Balluku.
Lajmi kryesor:
Fushata e veçantë e PS/ 12 yje për 12 qarqe, ekipi parakalon në shesh si në ‘olimpiadë’, prezantohen me këngë e valle tradicionale! Drejtuesit vënë 'bast' për mandatet
H.K/SI.E./ReportTv.al