Zjarri në Fier

Kronikë

Fier/Ndezi zjarr te ura e fshatit, 41-vjeçari kapet në flagrancë nga patrulla e policisë

11 Gusht, 10:23| Përditesimi: 11 Gusht, 10:24

  • Share

Një 41-vjeçar në Fier është arrestuar nga policia për zjarrvënie në fshatin Hoxharë e Vjetër në Fier.

I arrestuari J.S. u kap në flagrancë nga patrulla e policisë duke ndezur zjarr te ura e fshatit.

Për shkak të zjarrit, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre.

Njoftim i Policisë së Fierit:

Fier/Dogji një sipërfaqe toke, me zjarrin që ndezi te ura e fshatit Hoxharë e Vjetër, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve dhe arrestimin e përgjegjësve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier vunë në pranga shtetasin J. S., 41 vjeç, banues në Mbrostar Ura.

Ky shtetas u kap në flagrancë, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier, duke ndezur zjarr te ura e fshatit Hoxharë e Vjetër. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.


Lajmi kryesor:

14 vatra zjarri në të gjithë Shqipërinë, situatë e vështirë në Finiq. Ministria e Mbrojtjes: Rrezik shumë i lartë në disa qarqe, temperaturat 42°C


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?