Politikë

Fier/ Kush janë deputetët socialistë që futen në Kuvend, Ceno Klosi më i votuari, siguron mandat edhe Zegjine Çaushi! PD ligjvënës vetëm nga lista e mbyllur

15 Maj, 09:48| Përditesimi: 15 Maj, 17:55

  • Share

Në Qarkun e Fierit, Partia Socialiste ruan avantazhin bindës duke siguruar 12 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha arrin të sigurojë vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur, duke mos përfituar asnjë mandat përmes votave preferenciale.

PS fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e mbyllur, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako. Ndërkohë, nga lista e hapur futen 7 deputetë, 5 burra dhe 2 gra. Në Kuvend futen Ceno Klosi me 16638, Klevis Jahaj me 12696, Asfloral Haxhiu me 11622 vota, Antoneta Dhima me 6860 vota, Elton Korreshi me 5966 vota, Zegjine Çaushi me 4074 vota dhe Dhimitër Kruti 3629 vota. Në këtë qark do futen vetëm 2 gra nga lista e mbyllur.

Nga ana tjetër, PD-ASHM merr në Fier vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi, pa arritur të fitojë ndonjë mandat përmes votës preferenciale dhe duke humbur një vend në listën e mbyllur.

Vijon ende numërimi i kutive të qarkut të Fierit si për votat brenda dhe jashtë vendit. 

Kliko këtu për të lexuar përditësimin e rezultateve në kohë reale dhe votat e kandidatëve

Deputetët e Partisë Socialiste – 12 mandate
Belinda Balluku (listë e mbyllur)
Petrit Malaj (listë e mbyllur)
Kiduina Zaka (listë e mbyllur)
Erjo Mile (listë e mbyllur)
Ana Nako (listë e mbyllur)
Ceno Klosi – 16638 vota
Klevis Jahaj – 12696 vota
Asfloral Haxhiu – 11622 vota
Antoneta Dhima – 6860 vota
Elton Korreshi – 5966 vota
Zegjine Caushi – 4074 vota
Dhimitër Kruti, 3629 vota
Deputetët e PD-ASHM– 4 mandate
Gazment Bardhi (listë e mbyllur)
Luan Baçi (listë e mbyllur)
Brunilda Haxhiu (listë e mbyllur)
Saimir Korreshi (listë e mbyllur)


Lajmi kryesor:

Votat e kandidatëve/ Vijon numërimi vetëm në Tiranë! Nga PS më i votuari Gonxhja, Braçe e Ceno Klosi! Në PD, Tabaku shkëputet 2000 vota nga Alimehmeti, ‘digjet’ Meta


H.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?