Futbollistët e Shkëndijës së Tetovës

Sport

'Fiket' Shkëndija, Qarabag e përmbys 5-1 dhe e eliminon nga Champions! Klubi shqiptar mëson rivalin në Europa League

13 Gusht, 08:41| Përditesimi: 13 Gusht, 12:02

  • Share

BAKU - Aventura e Shkëndijës në Champions League përfundoi mbrëmë në Baku, ku kampionët e Maqedonisë së Veriut u mposhtën thellë 5-1 nga Qarabagu, në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke kaluar në epërsi në minutën e 10-të me golin e Fabrice Tambës pas një asisti të Besart Ibraimit. Por gëzimi zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi një autogol i Klinsman Cakës dhe goli i shpejtë i Kadi Borges kthyen avantazhin për vendasit. Qarabagu shtoi presionin dhe brenda pak minutash realizoi edhe dy gola të tjerë me Akunzaden dhe Jankoviç (nga penalltia), duke mbyllur pjesën e parë 4-1.

Në pjesën e dytë, Leandro Andrade shënoi golin e pestë, duke 'vulosur' një kualifikim të qetë për azerbajxhanasit. Tanimë Shkëndija do të vazhdojë rrugëtimin europian në fazën 'play-off' të Europa League, ku do të përballet me Ludogoretsin e Bullgarisë. Ndeshja e parë do të luhet në Bullgari (21 gusht), ndërsa e kthimit në Shkup. Vlera e skuadrës bullgare vlerësohet në rreth 51 milionë euro.

Ora 12:00
Humbja e Shkëndijës, Jeton Beqiri: Qarabagu fitoi me meritë, tani fokusi te play-off i Europa League


Shkëndija ka mbyllur zyrtarisht aventurën në Champions League, pas humbjes së thellë 5-1 ndaj Qarabagut në Baku, duke ndalur rrugëtimin në raundin e tretë kualifikues. Megjithatë, kampionët e Maqedonisë së Veriut sigurojnë kalimin në fazën play-off të Europa League, ku do ndeshen me Ludogorets.

Pas ndeshjes, trajneri Jeton Beqiri nuk e fshehu zhgënjimin, por pranoi epërsinë e kundërshtarit.

"Urime Qarabagut, e merituan fitoren dhe ishin dukshëm më të mirë. Nuk kam shumë për të thënë pas një humbjeje 5-1. Luajtëm keq në pjesën e parë. Do të bëjmë analizën dhe do të fillojmë përgatitjet për play-off-in e Ligës së Evropës. Patëm probleme fizike dhe taktike, pranuam gola të hershëm dhe intensiteti ishte shumë i lartë. Nuk e prisnim një rezultat të tillë, por duhet të nxjerrim mësime,” u shpreh Beqiri.

Në raundin e ardhshëm play-off të Europa League, Shkëndija do të përballet me bullgarët e Ludogorets. Kujtojmë se edhe nëse eliminohen, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e kanë siguruar një vend në grupet e Conference League për edicionin e ri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?