Fileto pule me brokoli
Përbërësit:
1 brokoli ( 400 gr)
1 qepë mesatare
350 gr fileto pule
2 thelpinj hudhra
1 gjethe dafinë
200 gr krem kosi
1/2 lugë kafe rigon
kripë dhe piper të zi
30 gr parmixhano
Përgatitja:
Në një tigan shkrijmë gjalpin shtojmë në të qepën të grirë imët. Presim fileton e pulës në kubikë mesatar dhe e shtojmë në tiganin ku kaurdisim qepën I përziejmë sëbashku deri sa mishi të ndërrojë ngjyrën e të zbardhet, kripë, piper të zi. Shtojmë hudhrat të prerë në copëza, 1 gjethe dafinë, presim brokolin në lule dhe e shtojjmë në tigan vazhdojmë përzierjen, krem kosi dhe pak rigon si dhe parmixhano. E lëmë sa parmixhano shkrinë dhe e servirim menjëherë.