Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, në kuadër të takimeve për zgjedhjet vendore të 14 majit është ndalur në fshatin Boboshticë. Gjatë një takimi me banorët e fshatit, Filo siguroi ata se falë projekteve të planifikuara në mandatin e ardhshëm, Boboshtica do të jetë në qendër të investimeve jo vetëm infrastrukturore dhe zhvillimore por edhe në fushën e bujqësisë. Sipas tij, këto projekte pritet që të hapin më shumë vende pune dhe të ndërtojnë kushtet e duhura për zhvillimin e zonës.
“Një prej projekteve tona më të mëdha ka përfitues fshatin e Boboshticës. Projekt që do të ndërtojë në këtë zonë qendrën më të madhe në shqipëri për evente panaire dhe jetën e natës. Gjithashtu duam të realizojmë një bashkëpunim me ministrinë e bujqësisë për të modernizuar qendrën e zhvillimit të teknologjive bujqësore duek marrë praktikat më të mira botërore dhe ti zbatojmë duke krijuar modele për fermat bujqësore në të gjithë fshatrat e bashkisë Korçë. Ndryshime këto që do të kenë impakte dhe në infrastrukturë, si një prej projekteve më të mëdha që kemi për mandatin e ardhshëm.”
Ndaj edhe për këtë kreu i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo kërkoi mbështetje masive në zgjedhjet e 14 majit për të bërë realitet projektet madhore gjatë katër viteve të ardhshme.
Lajmi kryesor:
‘Vendoret’/ Kandidatët për bashkitë e vendit në terren, Socialistët: Do punojmë për turizmin! BF: S’kanë mbajtur premtimet
G.MO//ReportTv.al