Në ditën 12-të të fushatës, kandidatët e bashkive të vendit kanë dalë në terren, në takime me qytetarët dhe bizneset. Kandidatët e Partisë Socaliste janë shprehur se do të punojnë edhe më tepër për Bashkitë që kanë patur këto 4 vite ndërsa janë shprehur se kanë vetëm një alternativë. Ndërkohë kandidatët e koalicionit Berisha-Meta janë shprehur se Bashkitë e vendit kanë nevojë për ndryshim.
Kandidati i PS-së Ermal Dredha kërkoi votën e vlonjatëve, teksa shpalosi programin për turizmin.
"Do të punojmë që të kemi një turizëm, jo më tre apo katër mujor, por e kemi si vizion që ta çojmë deri në 12 muaj. E vetmja mënyrë që ta çojmë përpara këtë lloj projekti është një bashkëpunim i ngushtë me të gjitha fshatrat. Kemi nevojë të promovojmë prodhimin vendas”.
Hysni Sharra i koalicionit Berisha-Meta për Vlorën vuri në dukje investimet e munguara në qytetin bregdetar.
“Me gropa, pa ujë, është turp! Ne për ndryshim jemi, se është bërë keq. Ju i paskeni kthyer kurrizin papastërtisë, po dhe këtej qënka copë-copë”. – tha ai.
Kandidati i Bashkë Fitojmë Edvar Kodheli kërkoi ndryshimin në Fier.
“Pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhemi, pavarësisht presionit që ndodhet shoqëria shqiptare sot, pavarësisht kësaj klime diktature ekonomike, jam i bindur se qytetarët fierakë këtë radhë do ta mposhtin frikën, do tregojnë që janë njerëz të lirë dhe demokratë në shpirt”. – u shpreh ai.
Kandidati i PS për Pogradecin, Ilir Xhakolli ka vijuar turin e takimeve me operatorët turistikë.
“Kemi 7 projekte në bashkinë e Pogradecit. Në këto 4 vite kjo bashki ka thithur aq vende sa 12 vite së bashku. Në Tushemisht e Drilon po hidhen 5.5 mln euro. Ne kemi pasur turizmin klasik tani do e bëjmë turizmin kulturor. Kjo do të jetë më e mira për ju bizneset.”
Në Kukës, Admir Sinamati i koalicionit “Berisha-Meta” akuzoi kryebashkiakun Safet Gjici për mungesën e investimeve në qytet.
“Problematikat janë të njësojta me 4 vite më parë, asnjë përmirësim nuk ka ndodhur gjatë kësaj periudhe, kjo është një arsye më shumë për ta refuzuar kandidatin tjetër. Problematikat në Gostil: nuk është rregulluar sistemi i kanalizimeve, e dyta është çështja e ujit të pijshëm”.
Në vijim të fushatës elektorale kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, zhvilloi takime me banorët e fshatrave Mërqi dhe Raboshtë.
“Raboshta me votën ndaj nesh kurrë nuk do të ketë probleme në infrastrukturën rrugore. Do e kthej bujqësinë në toka produktive që nuk përmbyten nëse bie dy orë shi. Ujësjellësi do ju vi. Rrugët e Mërqisë dhe Raboshtës do ju bëhen një më një”.
Kandidati i PD-së për Këlcyrën Adriatik Spahiu premtoi për banorët e fshatit Katundishtë furnizim me energji elektrike dhe ujë për vaditjen e tokave bujqësore.
“Në të gjitha takimet në zonën e katundishtës, këta banorë do ta harrojnë qiririn nga mungesa e energjisë elektrike. Do bëj të mundur që rrjeti i transmetimit të energjisë elektrike që është i vitit 1971 të bëhet standard brenda vitit të parë të qëndresës sime si kryetar bashkie. Do jetë parësore dhe ujitja dhe vadidja në fshat sepse nuk ka ujë, do vë në punë rezervuarin”.
Sotiraq Filo i cili rikandidon nën siglën e PS-së në Korçë, gjatë takimit me banorët e Boboshticës siguroi se në mandatin e ardhshëm fshati do të jetë në qendër të investimeve.
“Duam të realizojmë një bashkëpunim me ministrinë e bujqësisë për të modernizuar qendrën e zhvillimit të teknologjive bujqësore. Ndryshime këto që do të kenë impakte dhe në infrastrukturë, si një prej projekteve më të mëdha që kemi për mandatin e ardhshëm.”
Në kalanë e Tiranës, kandidatja e PDIU për bashkinë e kryeqytetit Lajla Përnaska zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e reja ku shpalosi programin.
“Koncepti i qeverisjes së Bashkisë së Tiranës, është parashikuar që të mbështeten direkt me grante sipërmarrëset vajza. Prioritet i parë është fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave, nëpërmjet lehtësimit të hapjes dhe zhvillimit të sipërmarrjeve të tyre, duke bërë taksat bashkiake 0 për 3 vitet e para të punës”.
Pano Sako i Nismës “Thurje”që kërkon një vend në këshillin bashkiak të Tiranës foli për transportin dhe faturën e lartë të ujit.
“Ne e kishim faturën e ujit 7, 10, 12 maksimumi 15 mijë lekë. Tani na vjen 20, 25 maksimu mi shkon edhe 35 mijë lekë. Propozimi që do të çojmë në Këshillin Bashkiak do të jetë që të rikthehet çmimi ujit aty ku ishte në 2017”.
“Vota në 14 maj është garanci për vazhdimin e projekteve të nisura”. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri gjatë një takimi me banorë të lagjes “Visarion Xhuvani” në Elbasan.
Bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja, numri dy i socialistëve deklaroi se koha ka treguar se sa i rëndësishëm është binomi qeveri-bashkie për të mos e bunkerizuar Elbasanin.
“Vota në 14 maj është dhe garanci për vazhdimin e projekteve të nisura në Elbasan. Sa herë ndodh që e merr krahu tjetër, gjë që nuk do të ndodhë kurrë në Elbasan, por po marr rastin hipotetik për ta thjeshtuar bisedën, ndërpritet komunikimi me qeverinë. Fillon bunkerizohet bashkia e Elbasanit politikisht, ndërpriten komunikimet dhe projektet mbeten në mes. Këtë ka treguar historia e shumë viteve kur ka pasur ndryshime të pushtetit. Binomi bashki – qeveri është garanci për vazhdimin e punëve. Në fund të fundit çdo elbasanlli që mund të jetë skeptik, mund të jetë neutral, mund të ketë mendime të ndryshme politike, bëjeni kësaj radhe për interesin e zhvillimit të Elbasanit sepse këtu po bëhen disa gjëra që do ta ndryshojnë këtë qytet”, tha Gjiknuri.
Numri dy i socialistëve deklaroi se investimet madhore në Elbasan do të ishin të pamundura nëse nuk do të ishte dhe mbështetja e madhe e qeverisë. “Nuk është kollaj të investosh shumë para për të bërë atë qendër të madhe, pra jo vetëm Automotoparkun, por përfshirë dhe shëtitoren më të madhe që do ketë një qytet siç është shëtitorja buzë lumit. Ajo vepër do të sjellë shumë zhvillim ekonomik sepse do të sjellë shumë turizëm. Nuk është si ai Disneyparku që do të bëjë Luçi. Ato janë ëndrra. Bashkia do bëjë këto ndërhyrjet nëpër lagje, siç ka bërë, asfaltimet. Ky ka filluar ndërhyrjet në shumë rrugë të Elbasanit dhe do vazhdojë dhe do ta urbanizojë të gjithë qytetin. Ama qeveria do të marrë përsipër projektet e ujësjellës – kanalizimeve. 15 milion euro u dhanë tani për ujësjellës dhe kanalizime. Janë prapë investime të qeverisë shqiptare. Pra të gjitha këto i krijojnë mundësinë Gledit që me këtë binom të rëndësishëm qeveri – bashki të mund të ecë përpara me projekte”, tha ai.
Gjiknuri, që është dhe drejtues politik i qarkut, u shpreh se alternativa përfaqëson dyshen Berisha-Meta që nuk ofron asnjë garanci. Ai theksoi se kandidati I tyre është provuar në Elbasan si alternativë humbëse dhe që nuk sjell asgjë të re. “Alternativa tjetër është hiç. E para njëherë ata kanë bërë një martesë të re politike Berisha – Meta e cila nuk u thotë diçka qytetarëve, përkundrazi të kthen tek ato zakonet e vjetra. Martesë e re, zakon i vjetër. Madje këtu në listën e këshillit po të shikoni e kanë mbushur me ish-LSI-të. Shikoni listën e këshillit i keni të gjithë në ish-LSI. Pra Luçi do apo s’do ta pranojë është kandidat i Ilir Metës ‘de facto’ dhe Sali Berishës si ‘non grata’. Janë të dy bashkë. Kush është organizata jote politike? Kush është garancia jote për zhvillim? Vetëm fjalë të bukura. Është kollaj të kritikosh problemi është çfarë garancie ke ti. Ti je i provuar. Një kandidat i provuar, kryetar PD-je ‘po’, politikën e kuadrit në Elbasan e bënte ai. Ka qenë kandidat për kryetar bashkie, humbi. Pra ti je njeri i provuar dhe nuk përfaqëson asnjë të re”, deklaroi Gjiknuri.
Sekretari I Përgjithshëm i PS u shpreh se Gledian Llatja ka provuar se di të mbajë premtimet e bëra duke punuar çdo ditë. Ndaj, ai kërkoi mbështetjen e banorëve të lagjes “Visarion Xhuvani”, për të lidhur një tjetër kontratë bashkëpunimi për zhvillimin e Elbasanit.
“Që të punësosh ca militantë aty te bashkia jote dhe të mos bësh më asnjë gjë. Të stoposh çdo lloj zhvillimi, ta bunkerizosh Elbasanin politikisht. Dhe ku do shkojë qyteti? S’ka asnjë lloj perspektive. Pra praktikisht kjo është zgjedhja. Gledi katër vjet e ka treguar veten. Projekte ka bërë dhe do vazhdojë të bëjë. Prandaj vlen dhe ky mandat i dytë për të rinovuar kontratën me ju dhe për të bërë gjëra më të mira. Gjërat thuhen publikisht dhe ka një ekip politik që e mbështet nga mbrapa. Dhe prandaj them ato që thuhen këtu janë premtime të këtij ekipi politik që dhe unë i dal garant. Prandaj them që vota në 14 maj do të jetë votë për Partinë Socialiste, për këshillin bashkiak dhe është shumë e rëndësishme, dhe për Gledin. Vota në 14 maj është dhe për këtë ekip politik për t’i dalë garant atyre gjërave që ky thotë dhe për t’i vazhduar më tutje”, nënvizoi Gjiknuri.
Kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu ka zhvilluar sot një tur në Fier.
“Kandidati i Fierit ka qenë pjesë e shoqërisë civile, një shans i mirë për të gjithë ne. bashkai e Fierit me Kodhelin në krye do jetë bashkia e qytetarëve të Fierit.
Shumë kanë frikë, nuk dalin dot hapur, ca të tjerë mendojnë thjesht për momentin se i ka pushtuar varfëria. Qeveria kërkon të krijojë një grup të ri të skllevërish të lumtur. E djathta është bukuria e vlerave të individit.”- tha ai.
Kandidatja e koaliconit Berisha-Meta, Ledina Alolli për Bashkinë Korçë ka nisur fushatën.
Në një mesazh për qytetarët, Alolli thotë se Filo nuk ka mbajtur premtimet dhe se Korça ka nevojë për ndryshim.
“Ëshë koha për ndryshim, ndryshimi është në duart tuaja”- thotë ajo.
Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, në kuadër të takimeve për zgjedhjet vendore të 14 majit është ndalur në fshatin Boboshticë. Gjatë një takimi me banorët e fshatit, Filo siguroi ata se falë projekteve të planifikuara në mandatin e ardhshëm, Boboshtica do të jetë në qendër të investimeve jo vetëm infrastrukturore dhe zhvillimore por edhe në fushën e bujqësisë. Sipas tij, këto projekte pritet që të hapin më shumë vende pune dhe të ndërtojnë kushtet e duhura për zhvillimin e zonës.
“Një prej projekteve tona më të mëdha ka përfitues fshatin e Boboshticës. Projekt që do të ndërtojë në këtë zonë qendrën më të madhe në shqipëri për evente panaire dhe jetën e natës. Gjithashtu duam të realizojmë një bashkëpunim me ministrinë e bujqësisë për të modernizuar qendrën e zhvillimit të teknologjive bujqësore duek marrë praktikat më të mira botërore dhe ti zbatojmë duke krijuar modele për fermat bujqësore në të gjithë fshatrat e bashkisë Korçë. Ndryshime këto që do të kenë impakte dhe në infrastrukturë, si një prej projekteve më të mëdha që kemi për mandatin e ardhshëm.”
Ndaj edhe për këtë kreu i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo kërkoi mbështetje masive në zgjedhjet e 14 majit për të bërë realitet projektet madhore gjatë katër viteve të ardhshme.
Hysni Sharra, kandidati i Koalicionit Berisha-Meta u takua me banorë dhe biznese në Vlorë.
Sharra, gjatë takimit shpalosi platformën e tij për transformimin e këtij rajoni duke vënë theksin te masterplani për furnizimin me ujë të pijshëm, reduktimin e taksave dhe tarifave vendore si dhe ndërtimin e tregjeve.
“Do fitojmë këtë vit se s’ka lezet”- tha Sharra.
Kandidati i PD, Bejko: do të hapim 5 tregje të reja në hyrjet e Tiranës. Do ndërtojmë 250 km rrugë në zonat rurale për ti lidhur me Tiranën.
Në prani të ekspertëve të njohur të bujqësisë dhe mjedisit, kandidati i PD për bashkinë e Tiranës prezantoi programin për Bujqësinë dhe Mjedisin. Bejko prezantoi 5 pikat kryesore të programit për të ringritur bujqësinë. Pikat kryesore:
1. Vendosja në funksionim të plotë i të gjithë rrjetit ujitës që shtrihet në territorin e zonave rurale të Bashkisë Tiranë dhe që është në administrim nga kjo bashki. Përgjatë katër viteve e gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore do të ketë mundësi ujitje të plotë.
2. Rehabilitimi progresiv i rrugëve rurale në të cilat nuk ka patur ndërhyrje në vitet e fundit, gjithsej rreth 250 km, duke garantuar daljen në treg për të gjithë familjet fermere. Ndërtimi i së paku pesë tregjeve të produkteve bujqësore në pikat hyrëse të qytetit të cilat do të kenë vend specifik për fermerët e Malësisë së Tiranës, zonës së Kamzës, zonës së Baldushkut dhe Ibës, zonës së Arbanës dhe Selitës.
3. Mbështetje financiare për të gjitha iniciativat që synojnë standardizimin cilësor dhe certifikimin e produkteve vendore, paketimin e tyre dhe ngritjen e aktiviteteve industriale të lehta.
Kandidati për Bashkinë e Kukësit nga koalicioni Berisha-Meta, Admir Sinamati në një takim me qytetarët e Kukësit thotë se programi i tij është i asksesueshëm. Ai u shpreh se është konsultuar për programin dhe nuk do të jetë dështak.
“Nëse ne bëjmë një analizë, ose sintezë në raport me biznesin. I duhet një sasi likujditeti. Keqeverisja është një goditje fatale për biznesin. Kjo ka ndodhur në Kukës dhe përgjithësisht në shoqëri. Kam parë dhe do bëj c është e mundur që të bëj një program të aksesueshëm, për të mos qenë një dështak.”- tha ai.
Kandidatja për Bashkinë e Tiranës Lajla Pernaska zhvilloi në Kalanë e Tiranës një takim me gratë dhe vajzat, ku shpalosi disa nga pikat e programit të saj për to.
- Prioritet i parë është fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave, nëpërmjet lehtësimit të hapjes dhe zhvillimit të sipërmarrjeve të tyre, duke bërë taksat bashkiake 0 për 3 vitet e para të punës.
- Me kërkesë të vetë Zonjave, Bashkia do ofrojë shërbim falas me zyrë asistence ligjore dhe ekonomike për aktivitetin e tyre të sipërmarrjes. - Mbështetja e formimit profesional & zgjerimi i skemës së granteve për sipërmarrje nga gra kryefamiljare. Mbështetja me grante e sipërmarrjeve të grave në zonat rurale. - Hapja e një tregu falas për aktivitetin e grave artizane, ku mund të shesin prodhimet e tyre. - Lehtësimi i procedurave për strehimin e grave në nevojë dhe rritja e buxhetit për këtë kategori, (jo fonde për inceneratorët).
“Koncepti i qeverisjes së Bashkisë së Tiranës, është parashikuar që të mbështeten direkt me grante sipërmarrëset vajza. Në një pikë tjetër është mbështetja e grave dhe vajzave në nevojë”- tha Laja Përnaska.
Nisma Thurje organizoi një takim me banorët e Tiranës tek Pazari i Ri. Në këtë takim u prezantuan lista e kandidatëve të Nismës Thurje për në Këshillin Bashkiak të Tiranës, e cila kryesohet nga Endrit Shabani dhe Pano Soko.
Kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani, u ndal tek koha që të rinjtë sot shpenzojnë për të pritur autobusin në stacion, apo në radhë për një abone, vetëm ngaqë operatorët privat të urbanëve nuk pranojnë të vendosin teknologjinë.
“Studentët e mi çdo muaj shpenzojnë 3 apo 4 orë në rradhë për të marrë një abone, dhe ka raste që as atë nuk e marrin se qëllon që ka mbaruar kuota e caktuar nga bashkia” that Shabani. Prandaj ai shpjegoi se premtimi i Nismës Thurje është ndërtimi i një transporti publik të unifikuar.
“Ne besojmë se zgjidhja e problemeve që kemi sot me transportin vjen duke ndërtuar një transport publik dhe të unifikuar, duke anuluar konçesionet që kanë fragmentizuar transportin, duke bërë që transporti urban të jetë i shpejtë dhe efiçent duke na kursyer 20 orë çdo muaj që ne sot i humbasim në trafik” tha Shabani.
Ai shpreh se duke ndërtuar një skemë më të mirë të transportit urban, kjo kohë që të rinjtë e humbasin çdo javë duke pritur autobusin apo abonenë mund të shpenzohej në zhvillimin e tyre personal dhe profesional, apo në produktivitet ekonomik. Prandaj ai bëri thirrje për anulimin e kontrata konçesionare që kanë privatizuar urbanët e Tiranës.
Gjithashtu Pano Soko foli për rritjen e çmimit të ujit, e cila ka dyfishuar faturën mujore të ujësjellësit, ndërkohë që ende nuk ka furnizim 24 orë më ujë.
“Ne e kishim faturën e ujit 7, 10, 12 maksimumi 15 mijë lekë. Tani na vjen 20, 25 maksimumi shkon edhe 35 mijë lekë” tha Soko. “Propozimi që do të çojmë në Këshillin Bashkiak do të jetë që të rikthehet çmimi ujit aty ku ishte në 2017. Por do të kërkojmë edhe llogari se ku kanë shkuar paratë që u mblodhën për të garantuar ujë pa ndërprerje” vijoi ai më tej.
Sako gjithashtu i kujtoi gjithashtu banorëve të Tiranës se çmimi i ujit u votua në 2017-tën nga këshilltarët bashkiak të PS-së dhe LSI-së. Prandaj i kërkoi qytetarëve që në 14 Maj t’i ndëshkojnë me votë ata që votuan rritjen e çmimit të ujit.
Në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14-majit kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Lezhë Pjerin Ndreu, zhvilloi takime me banoret e fshatrave Merqi dhe Raboshtë të Njësisë Administrative Kallmet dhe Mabë e Dragushë të Njesisë Dajç.Ndreu garantoj banoret e Merqisë dhe Raboshtes se do të vijojnë investimet në infraskturen dhe ujësjellësit e këtyre fshatrave të cilët ishin lënë në harresa nga qeverisja e demokrateve.
Ndërsa me banoret e fshatrave Mabë dhe Dragushe kandidati socialist Pjerin Ndreu akuzoi kundështaret politik se e zhyten në borxhe bashkinë gjatë mandatit 2015-2019 dhe nuk u bë asnjë investim.
Gjatë takimeve elektorale kandidati socialist për Bashkinë Lezhë Pjerin Ndreu mori mbështetjen e banoreve për të votuar për një mandat të dytë në zgjedhjet vendore të 14-majit.
“Votoni për ne, jemi e vetmja mënyrë dhe alternativë. Është e vetmja mënyrë që ta japësh votën dhe ta marrësgh investimin mbrapsht. E keni parë sesa i zoti dhe i mirë jam dhe e mbaj fjalën”- tha Ndreu.
Kandidati i Partisë Socialiste për Kryebashkiak në Vlorë zhvilloi një takim me banorët e fshatit Panaja duke prezantuar programin e tij për zhvillimin e Vlorës gjatë mandatit të tij në drejtimin e bashkisë.
Në takim Dredha theksoi rëndësinë e turizmit, i cili është një komponent kyç i ekonomisë së Vlorës. Ai theksoi planet e tij për të krijuar hapësira të dedikuara në hotele dhe restorante për të promovuar produktet vendase.
"Do të punojmë që të kemi një turizëm, jo më tre apo katër mujor por e kemi si vizion që ta çojmë deri në 12 muaj. E vetmja mënyrë që ta çojmë përpara këtë lloj projekti është një bashkëpunim i ngushtë me të gjitha fshatrat"- tha Dredha, "Kemi nevojë të promovojmë prodhimin vendas edhe me ndihmën e bashkisë edhe në bashkëpunim me të gjithë operatorët turistike dhe hoteleritë në Vlorë, me qëllim të krijojnë një harmoni të përbashkët. Duke krijuar një kënd të caktuar në të gjithë hapësirat e operatorëve, që është i dedikuar vetëm me prodhimet që rrethojnë gjithë Vlorën ne mund të arrijmë të promovojnë produktin vendas."- vijoi ai.
Kandidati i PS për Vlorën vendosi gjithashtu në vëmendje se turizmi dhe ekonomia është e lidhur ngushtë dhe me infrastrukturën, duke përmendur investimet që Qeveria Shqiptare ka bërë për Bashkinë e Vlorës.
"Kulinaria është shumë e rëndësishme dhe është e lidhur ngushtë me të gjithë prodhimet që ka fshati. Prandaj ne do të krijojmë kushte komode, sidomos në infrastrukturën e brendshme që është shumë e rëndësishme. Kemi parë pafund nga viti 1991 deri më sot. Shumë qeveri vijnë e ikin, premtojnë, por realisht në dhjetëvjeçarin e fundit me qeverinë e kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, është bërë një investim gjigand dhe është projektuar një vizion i qartë për Vlorën dhe jam i sigurt që edhe me ndihmën tuaj, edhe me ndihmën e bashkisë do të ecim përpara." - u shpreh Ermal Dredha.
Fushata e mbjelljes së pemëve, nuk mungoi as në këtë aktivitet me synim shkurtimin e shpenzimeve elektorale dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për natyrën.
Kandidati socialist për Bashkinë e Himarës, Jorgo Goro ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me banorët e Piqerasit. Goro thotë se ka përgatitur një program të caktuar në interes të qytetarëve.
Piqeras, aty ku pritja e banoreve, mbush me besim se ne 14 maj zgjedhja është tashmë Jorgo Goro. Me praninë edhe te drejtuesit politik Blendi Klosi dhe deputetin Vullnet Sinaj, Goro ka marre vlerësimet dhe mbështetjen e banoreve te fshatit Piqeras. Investimet ne këtë zone, janë kryer dhe pa premtime elektorale ,siç është rruga Kuc-qeparo, tuneli i Llogarasë, apo edhe tuneli e rruga e Delvinës qe shkurton dhe afron me shume turistet me bashkinë e Himarës, e cila tashme është bere me tre hyrje te reja infrastruktorore—ka theksuar drejtuesi politik Blendi Klosi--,investime këto qe kane rriture dhe me shume vlerën e pronës në ketë zonë
“Kemi investuar dhe do te vijojmë ta bëjmë diçka te tille—ka konfirmuar kandidati Goro—dhe tashme gati është ujësjellësi i ri me nje vlere te konsiderueshme qe do te zgjidhe përfundimisht problemin e ujit ne Piqeras, por edhe deri ne Lukove, e me tej. Një tjetër investim është rruga e Bunecit,mjaft i rëndësishëm si aks turistik, por edhe te tjera ndërhyrje në infrastrukturë.”- tha Klosi.
“Atë projekt që ju e keni pasur ëndërr do e plotësojmë. Do heqim problememt e kufizimit të ujit. Ky territor dokthehet në një territor të rëndësishëm turistik. Rruga e Bunecit, në bazë të gjitha mundësive, në shtator do të bëjmë këtë rrugë me standarde.
Pastaj do bëjmë rrugën e Piqerasit me shkallët. Gjithë Piqerasi të mblidhet në të dyja plazhet.”- tha Goro.
O Z.Medi! Gjithmone dilni ne takime me popullin perpara çdo zgjedhjeve, pastaj gjate viteve ben ndonje foto me kongresmen Amerikan te lodhur. Djale i zgjuar! Nuk ka per te ecur me.
PërgjigjuHysni Shara (NINUA) esh djale i mire Vlonjat. Po ka situaten shum keq se pd esh bere kasht e koqe. Un jam i majte dhe prz voten time pa bere probagant do ja jap Ninos. Sukse Nino se njeri do ta bente kete pun. Saliu ta dha ne momentin me te veshtire ty,se ta jepte 1 mandat me para kishe shance shum me te medha
Përgjigju