Nisma Thurje organizoi një takim me banorët e Tiranës tek Pazari i Ri. Në këtë takim u prezantuan lista e kandidatëve të Nismës Thurje për në Këshillin Bashkiak të Tiranës, e cila kryesohet nga Endrit Shabani dhe Pano Soko.
Kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani, u ndal tek koha që të rinjtë sot shpenzojnë për të pritur autobusin në stacion, apo në radhë për një abone, vetëm ngaqë operatorët privat të urbanëve nuk pranojnë të vendosin teknologjinë.
“Studentët e mi çdo muaj shpenzojnë 3 apo 4 orë në rradhë për të marrë një abone, dhe ka raste që as atë nuk e marrin se qëllon që ka mbaruar kuota e caktuar nga bashkia” that Shabani. Prandaj ai shpjegoi se premtimi i Nismës Thurje është ndërtimi i një transporti publik të unifikuar.
“Ne besojmë se zgjidhja e problemeve që kemi sot me transportin vjen duke ndërtuar një transport publik dhe të unifikuar, duke anuluar konçesionet që kanë fragmentizuar transportin, duke bërë që transporti urban të jetë i shpejtë dhe efiçent duke na kursyer 20 orë çdo muaj që ne sot i humbasim në trafik” tha Shabani.
Ai shpreh se duke ndërtuar një skemë më të mirë të transportit urban, kjo kohë që të rinjtë e humbasin çdo javë duke pritur autobusin apo abonenë mund të shpenzohej në zhvillimin e tyre personal dhe profesional, apo në produktivitet ekonomik. Prandaj ai bëri thirrje për anulimin e kontrata konçesionare që kanë privatizuar urbanët e Tiranës.
Gjithashtu Pano Soko foli për rritjen e çmimit të ujit, e cila ka dyfishuar faturën mujore të ujësjellësit, ndërkohë që ende nuk ka furnizim 24 orë më ujë.
“Ne e kishim faturën e ujit 7, 10, 12 maksimumi 15 mijë lekë. Tani na vjen 20, 25 maksimumi shkon edhe 35 mijë lekë” tha Soko. “Propozimi që do të çojmë në Këshillin Bashkiak do të jetë që të rikthehet çmimi ujit aty ku ishte në 2017. Por do të kërkojmë edhe llogari se ku kanë shkuar paratë që u mblodhën për të garantuar ujë pa ndërprerje” vijoi ai më tej.
Sako gjithashtu i kujtoi gjithashtu banorëve të Tiranës se çmimi i ujit u votua në 2017-tën nga këshilltarët bashkiak të PS-së dhe LSI-së. Prandaj i kërkoi qytetarëve që në 14 Maj t’i ndëshkojnë me votë ata që votuan rritjen e çmimit të ujit.
Lajmi kryesor:
‘Vendoret’/ Kandidatët për bashkitë e vendit në terren, Socialistët: Do punojmë për turizmin! BF: S’kanë mbajtur premtimet
G.MO//ReportTv.al