Ekskluzive/ Një grup grekësh futet në Shqipëri për arin e Luftës së II Botërore! Report Tv sjell pamjet nga kërkimet në jug

10 Korrik 2022, 16:22| Përditesimi: 11 Korrik 2022, 10:20

  • Share

Një histori e Luftës së Dytë Botërore ka ngjallur interesin e kërkuesve grekë të arit për të kërkuar atë që mendohet se kanë fshehur në Shqipëri përgjatë Luftës së Dytë Botërore nga dy ushtarë grekë.

ReportTv ka siguruar ekskluzivisht pamjet e ekspeditës ilegale, (nisur edhe nga pamjet ku nuk janë të shoqëruar nga asnjë zyrtar të institucioneve lokale apo qendrore) të një grupi eksploruesish të cilët janë nisur nga Athina në Greqi dhe pak ditë më parë kanë përfunduar ekspeditën katër ditore në disa fshatra të Malësisë së jugut në Shqipëri.

Nga pamjet ekskluzive siguruar nga ReportTv ata pretndojne qe kanë zbuluar edhe një shpellë ku sipas tyre fshihet ari, ndërsa deklarojnë se ekspedita ka qenë e suksesshme dhe ata do të rikthehen shpejt për të marrë asetin e çmuar.

Sipas tyre ari është fshehur në Shqipëri pasi dy ushtarët grekë, ja kanë vjedhur nazistëve gjatë luftës së dytë Botërore dhe nuk kanë mundur dot ta çojnë në Greqi pasi janë arrestuar nga nazistët gjermanë.

Ajo që e bënë sa të mistershme këtë ekspeditë të tyre, është një set i pajisjeve të teknologjisë së lartë që ata përdorin edhe një hartë që disponojnë teksa lokalizojnë fshatin ku nisin kontrollet në lartësinë 700 m mbi nivelin e detit.

Nga hyrja në kufi ata i drejtohen Vlorës të cilën në videon e siguruar nga ReportTv e konsiderojnë me Majamin, ndërsa takojnë edhe disa shqiptarë që i shoqërojnë.

Teksa i afrohen hyrjes së Vlorës ata e përshkruajnë itinerarin e tyre drejt malit, duke përmendur edhe fshatin Vuno, ndërsa në pamje duket kalaja e ‘Ali Pashë Tepelenës’.

Ndërsa deklarojnë se rezultati i kërkimit ka qenë pozitiv dhe do të rikthehen shpejt, pranojnë se në doganën shqiptare kanë pasur problem gjatë kontrollit por ndoshta askush se ka pikasur që janë gjahtarë të thesareve. Ndryshe nga thesaret që mund të gjenden në fund të detit në ujrat ndërkombëtare, thesaret që mund të zbulohen në territoret kombëtare ashtu si dhe reperte arkeologjike i përkasin shtetit ku ndodhen dhe gjenden. Pra asnjë qytetar shqiptar dhe i huaj ka të drejtën t'i marrë, pasi në këtë rast do të kryente një grabitje.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ARBEN: 12/07/2022 09:43

    Kjo tregon se Shqiperia nuk ka shtet… Ketu hyn derri e dosa dhe bejne palle, pa ju hyre gjemb ne kembe…

    Përgjigju
  • kepucet e pilos: 11/07/2022 12:20

    arin e shqiptareve e vodhi kush e vodhi ,lartmadheria e tij like koke shtypuri

    Përgjigju
  • Edmond Cifci 50041 Calenzano Firenze: 11/07/2022 07:48

    Fajine e ka shteti qe nuk i ka sekuestruare cfare kishin me vete policete idiote qe nuk bejen detyren cfare bene prekuroria fle gjume menjehere te shkonte ne vendegjarie pore vetem gjume

    Përgjigju
  • Shkodrani: 11/07/2022 07:10

    Kot lodhen se e ka ba sharp Enveri per 40vjet rresht.

    Përgjigju
  • Germo tare germo: 11/07/2022 02:48

    Shikoni se mos gjeni dhe thesarin e Ali-pashas. Ka vite qe germon gerku dhe per kete thesar hahaha.

    Përgjigju
  • Tekniku: 10/07/2022 23:01

    Ky jorgo ka ne dor nje Magnetron v8 3d, nje loder kalamjsh qe egziston vetem ne Greqi. Me ate nje derr M do gjejn po informohu me mir Arsen.

    Përgjigju
  • Eli: 10/07/2022 22:53

    Pse ju duket kaq skandal.Shqiptaret e kan mbyt Greqine me drog,krim e prostitucion.Se tani kerkojn arin ne Shqiperi nuk po vrasin askend.

    Përgjigju
  • Shqiptarët për Shqiptarët: 10/07/2022 22:48

    Mos prekni thesari eshte i djemve të zones jo i botës ! Të kthehet dinjiteti për Shqiptarët AUTOKTON! Thesari eshte i Vlores dhe Vlonjatëve jo i të ardhureve si piratë !!!

    Përgjigju
  • Mario: 10/07/2022 19:10

    Nuk eshte hera e pare. Sa emisione ka bere Marin Mema per keto ekspedita ilegale ne te gjithe zonat e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Arbërori: 10/07/2022 18:48

    A kemi shtet, pushtet polici apo agjenci të siguris kombtare apo Hub greku serborusi e dreqi e i biri si të ishte shtëpia e tyre private…!??? O Edvin shkjau shqipfolës o tradhtar qfar i bëre këti vendi…

    Përgjigju
  • Maks: 10/07/2022 17:44

    Ama e mori vesh shtypi shqiptar nje mut do gjejn Djemt e laberis do i len sa ti gjejn dhe do ua sekuestrojn dhe atyre nga nje karamele dhe ne fund te shpelles do i hedhin

    Përgjigju
  • Kushte extreme: 10/07/2022 17:01

    "Nirak" keni me gjet!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?