TIRANË - Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Pas ndeshjes në Tiranë përplasjet mes drejtuesve të dy klubeve nuk kanë munguar. Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi ka goditur Drejtorin Sportiv të Vllaznisë, Tefik Osmani.
Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia mposhti 2-1 Dinamon në gjysmëfinalen e parë të "Final 4" dhe pret rezultatin e çiftit Egnatia - Partizani (5 maj) për të mësuar rivalët në finalen që do vendos titullin kampion në Superligë.
NDESHJA - Në kryeqytet dueli ishte me një ritëm të kënaqshëm, me raste në të dyja portat. Ishte Dinamo që fitoi një penallti, por VAR thirri për kontroll arbitrin Eldorjan Hamiti dhe lezhjani ktheu vendimin e parë. Më pas ishte radha e Vllaznisë që fitoi dy penallti, me Balaj që shënoi në minutat 29-të dhe 37-të për t'i dërguar në 19 golat sezonal.
Në pjesën e dytë Peter Itodo Mandela shkurtoi për Dinamon, por Blutë nuk mundën të reagonin paçka rasteve. Pasi fituan Kupën e Shqipërisë tre ditë më parë (kundër Egnatias), Dinamo del nga gara për titullin kampion. Kështu, ekipi i parë që shkon në finalen e sezonit të Superligës është Vllaznia e Thomas Brdaric.
PËRPLASJA - Mësohet se presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi ka goditur Drejtorin Sportiv të Vllaznisë, Tefik Osmani. Stafet e dy skuadrave janë përplasur njëra me tjetrën në ambientet e brendshme të stadiumit, teksa kanë fluturuar fjalë e jo vetëm, sidomos mes drejtorit sportiv Tefik Osmani të Vllaznisë me stafin e Bluve, ku janë përfshirë drejtuesit më të lartë (presidenti Bardhi), por edhe trajneri Ilir Daja. U desh ndërhyrja e policisë që situata mos agravonte më shumë. Gjithçka ka ndodhur pasi drejtuesit e Dinamos kontenstuan gjykimin dhe vendimet e kryesorit, Eldorjan Hamiti.
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos në “Arenën Kombëtare” është mbyllur mes kaosit, pasi ka pasur përplasje të forta në ambientet e brendshme të stadiumit. Mësohet se presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi ka goditur Drejtorin Sportiv të Vllaznisë, Tefik Osmani. Gjithçka ka ndodhur pasi drejtuesit e Dinamos kontenstuan gjykimin dhe vendimet e kryesorit, Eldorjan Hamiti.
Stafet e dy skuadrave janë përplasur njëra me tjetrën teksa kanë fluturuar fjalë e jo vetëm, sidomos mes drejtorit sportiv Tefik Osmani të Vllaznisë me stafin e Bluve, ku janë përfshirë drejtuesit më të lartë (presidenti Bardhi), por edhe trajneri Ilir Daja. U desh ndërhyrja e policisë që situata mos agravonte më shumë.
Komente
