Bota e futbollit mban sonte frymën, pasi në orën 21:00 në stadiumin kombëtar të Francës luhet Liverpool-Real Madrid, finalja e Champions League, që ul edhe siparin e një sezoni fantastik të futbollit.
Në Paris përplaset 19 trofe të këtij kompeticioni, me Liverpool-in që kërkon të 7 dhe Real Madrid të 14. Nëse anglezët ia dalin do jetë trofeu i dytë për Jurgen Kloop, ndërsa do ishte edhe një hakmarrje për finalen e 2018 ku në Kiev Reali fitoi 3-1. Nga ana tjetër nëse Reali ia del trajneri Ancelotti mund të cilësohet pa frikë legjëndë e këtij sporti. Deri më tani ai e ka fituar 3 herë Championsin si trajner bashkë me Zidan dhe Bob Paisley, ndërsa mund të bëhet i vetmi që ia del për herë të katërt.
Për finalen italiani i Realit është shprehur se ka shumë besim te skuadra, pasi është mësuar ta menaxhojë presionin. Ai nuk la pa përmendur as finalen e 2005 që e humbi në drejtimin e Milanit kundër Liverpool, ndërsa trajneri i Liverpool Jurgen Kloop e ka cilësuar Realin si favorit, por është shprehur se synon të bëjë historinë me ekipin e tij. Gjermani nuk pranoi ta përmënde fjalën hakmarrje, ndërsa shtoi se ‘janë shumë të lumtur që e luajnë këtë finale’.
Liverpool ka disa probleme me formën e lojtarëve, pasi Fabinho, Van Dijk dhe Salah vijnë pas dëmtimeve, ndërsa te Reali pikëpyetja e vetme është David Alaba.
Në të kaluarën jo vetëm Reali ka fituar një finale Champions League kundër Liverpool, pasi edhe ‘the reds’ ia kanë dalë në 1981 po në Paris, por në stadium Parc de Prince.