'Finalja' në Moldavi, Hysaj: Ta mbyllim aty kualifikimin! Berisha: Nuk kemi eufori, kemi derdhur djersë për të qenë këtu

14 Nëntor 2023, 14:30| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 16:17

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit po vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Moldavisë, e cila luhet të premtë më 17 nëntor në orën 18:00 në transfertë dhe vlen për grupin E kualifikues të Euro 2024.

Një pikë në Moldavi do dërgonte "Shqiponjat" në fazën finale të Europianit për herë të dytë në histori. Të grumbulluar në Tiranë, djemtë e thirrur nga Sylvinho kanë zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore, me grupin që është plotësuar. Përpara medieve këtë të martë dolën portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Elseid Hysaj.

Veç Moldavisë, tre ditë më vonë (20 nëntor) Shqipëria pret në Tiranë skuadrën e Ishujve Faroe për ndeshjen e fundit në grup. Në grupin E kualifikues, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

Mbrojtësi Elsi Hysaj tha se kualifikimi duhet të mbyllet në Moldavi.

"Normal që janë dy finale, por duhet të mendojmë për Moldavinë. Është një skuadër shumë e fortë për momentin. Ne duhet të shkojmë atje për të mos humbur, sepse edhe një pikë mund të na nevojitet dhe jemi të kualifikuar, por do ishte bukur të fitonim dhe të arrinim rekordin e pikëve për Kombëtaren. Si ndeshje duket më e thjeshtë, por të themi të drejtën është një ndeshje me peshë. Po humbëm do jetë një presion më shumë për ne. Të gjithë ne jemi me një mendim për të shkuar të përgatitur dhe të fitojmë këtë ndeshjen", tha Hysaj.

Për Etrit Berishën ndeshja është më shumë se e rëndësishme, teksa në fushë nuk do jetë aq e lehtë sa në letër.

"Nuk kemi eufori, por entuziazëm dhe duhet të vazhdojmë kështu, pasi është e vështirë të kesh entuziazëm. Na ka ndodhur më herët të ishim në vështirësi dhe kemi derdhur shumë djersë që të arrinim këtu. Duhet t’i bëjmë gjërat siç duhet dhe nëse do të kemi mundësi të kualifikohemi në Europian, duhet të bëjmë gjëra më të mira seç kemi bërë deri tani. Çdo ekip me të cilin jemi përballur e kemi vënë në vështirësi, do të bëjmë të njëjtën gjë me Moldavinë. Megjithatë ata nuk kanë asgjë për të humbur dhe ndonëse favorit në letër jemi ne, duhet të bëjmë maksimumin", tha Berisha.

 

Ora 14:39
Etrit Berisha: Napolin e kam harruar, fokusi te Moldavia! Respekt, por bëjmë lojën tonë

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha foli para ndeshjes me Moldavinë. Para mediave lojtari 34-vjeçar ka përcjellë qetësinë e nevojshme, duke thënë se nuk ka eufori dhe presin një kalim në Gjermani qysh në ndeshjen e radhës.

"Forma e mirë ndaj Napolit, mendoni se do jeni zgjedhja e parë e Sylvinho? Ne jemi në një moment shumë delikat, jemi shumë të fokusuar në këto ndeshje. Forma ime ka qenë një nga arsyet pse kam shkuar te Empoli sepse doja të isha i gatshëm dhe në formë shumë të mirë dhe kjo po ndodh për fat të mirë, ndërsa pjesa tjetër i takon trajnerit.

A mund të bësh të njëjtën ndeshje si me Napolin edhe ndaj Moldavisë? Atë ndeshje e kam harruar tani dhe jam i fokusuar te ndeshjet që kemi me Moldavinë. Jemi entuziastë, por duhet të jemi me këmbë në tokë. Me gjithë respektin që kemi për ta, duhet të shkojmë atje për fitore.

Euforia? Jo nuk kemi eufori, por entuziazëm dhe duhet të vazhdojmë kështu, pasi është e vështirë të kesh entuziazëm. Na ka ndodhur më herët të ishim në vështirësi dhe kemi derdhur shumë djersë që të arrinim këtu. Duhet t’i bëjmë gjërat siç duhet dhe nëse do të kemi mundësi të kualifikohemi në Europian, duhet të bëjmë gjëra më të mira seç kemi bërë deri tani.

Moldavia? Mundohem ta kuptoj situatën e Moldavisë, të kesh përballë një skuadër siç jemi ne është e vështirë. Çdo ekip me të cilin jemi përballur e kemi vënë në vështirësi, do të bëjmë të njëjtën gjë me Moldavinë. Megjithatë ata nuk kanë asgjë për të humbur dhe ndonëse favorit në letër jemi ne, duhet të bëjmë maksimumin. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ndaj Ishujve Faroe edhe ndaj tyre duhet të luajmë për fitore", tha portieri nga Prishtina.

Ora 14:35
Elseid Hysaj: Mos rrezikojmë, të kualifikohemi në Moldavi


Përpara ndeshjes me Moldavinë për mediet foli mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj. Shkodrani tha se kualifikimi duhet të mbyllet në ndeshjen e radhës, ndërsa ekipi ka bërë mirë dhe është gati për aventurën e dytë në finalet e një Europiani.

"Mentaliteti i skuadrës, një pikë apo më shumë? Normal që janë dy finale, por duhet të mendojmë për Moldavinë. Është një skuadër shumë e fortë për momentin. Ne duhet të shkojmë atje për të mos humbur, sepse edhe një pikë mund të na nevojitet dhe jemi të kualifikuar, por do ishte bukur të fitonim dhe të arrinim rekordin e pikëve për Kombëtaren.

A ngjason me Armeninë që solli kualifikimin në 2016? Si ndeshje duket më e thjeshtë, por të themi të drejtën është një ndeshje me peshë. Po humbëm do jetë një presion më shumë për ne. Të gjithë ne jemi me një mendim për të shkuar të përgatitur dhe të fitojmë këtë ndeshjen.

Kritikat dhe forma e mirë në krahun e djathtë - Kritika mund të kem sepse gjithë jetën kështu kam dëgjuar. Rëndësi kanë rezultatet dhe ku jemi. Kemi mundësi të shkojmë në Europian. Kritikat do të jenë aty gjithmonë.

Kualifikimi është pranë - Është një ndjesi e bukur. Kujtojmë ato momente të 2016, nuk mund t’i harrosh. Shpresoj t’i shijojnë të rinjtë, por dhe ne bashkë me atë. Të shkojmë atje me vëmendjen e duhur dhe të vijmë me fitore në Shqipëri.

Më të motivuar apo më shumë presion? Ne duhet të jemi të rritur në mentalitet, sepse nuk duhet ta shohim si presion. E dimë që do të jetë e vështirë, por ne punojmë për këto ndeshje dhe duhet të jemi gati. Skuadra më mirë në mbrojtje se në 2016.

Mbrojtja më e mirë e Kombëtares? Ne e kemi pasur mbrojtjen e fortë dhe në Europianin e kaluar. Por nëse statistikat thonë që kjo është mbrojtja më e mirë dhe unë besoj të njëjtën gjë.

Çfarë vlerësoni më tepër te Moldavia? Nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi. Kundërsulmojnë dhe ne po përgatitemi për një ndeshje të tillë. Duhet t’i gjejmë vetëm mundësitë tona për kundërsulmet e tyre.

Një notë për kualifikueset? Mbas ndeshjes me Moldavinë ose Ishujve Faroe. Do presim dhe pak më pas do ju jap notën", tha Hysaj.

S.Dh//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hysaj: 14/11/2023 14:41

    Forca cuna do ti fitojme te dyja ndeshjet para shqiperia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?