Financat ndryshojnë udhëzimin për bllokimin e llogarive bankare për bizneset që s’paguajnë detyrimet! Borxhet i ngarkohen dhe ortakut

13 Nëntor 2020, 16:15| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 17:18

  • Share

Bizneset në ortakëri nuk do ta kenë të lehtë bashkëpunimin pas kësaj të premte. Nëse njeri prej tyre nuk shlyen dot detyrimet ndaj shtetit, atëherë kolegu i tij do të sakrifikohet.

Ministria e Financave ka ndryshuar udhëzimin për urdhrat e bllokimit të llogarive si një mundësi më e efikase për të mbledhur borxhet. Ortakët, administratorët dhe aksionerët do tu bllokohen llogaritë bankare nëse një nga bashkëpunëtorët e tyre nuk paguan në kohë detyrimet tatimore.

“Nëse pas zbatimit ndaj subjektit të të gjitha masave shtrënguese për mbledhjen me forcë të detyrimit (duke përfshirë edhe shitjen e pasurisë së sekuestruar), detyrimet tatimore të personit juridik nuk shlyhen plotësisht, administrata tatimore e transferon detyrimin tatimor të mbetur të subjektit tek ortaku, aksionari dhe administratori.  Për këtë qëllim, fillimisht administrata tatimore garanton mbledhjen e detyrimit nëpërmjet vendosjes së urdhër-bllokimit mbi llogaritë dhe depozitat e ortakëve, aksionarëve dhe administratorëve të subjektit dhe më pas zbaton ndaj tyre masat shtrënguese të mbledhjes me forcë të parashikuara në Ligjin nr. 9920/2008”, thuhet në udhëzimin e ndryshuar.

Edhe kur nëpër llogari nuk ke para përsëri ato mbeten të bllokuara, ndërkohë kur tatimpaguesi paguan pjesërisht detyrimin, tatimorët dërgojnë një urdhër të dytë bllokimi për llogari të tjera bankare të personit për të garantuar shlyerje të plotë. Transferimi i  shumës bëhet nga banka jo më vonë se 3 ditë pune nga dita e marrjes së urdhrit. Ndryshe nga udhëzimi i parë tashmë urdhri i bllokimit për llogaritë bankare mund t’ju dërgohet bankave me postë ose në rrugë elektronike.

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Futja kot: 14/11/2020 15:05

    Pse nuk hidhet ne gjyq administrata tatimore se bashku me bankat per bllokimet? Llogarite bankare jane prone e individit, bankat marrin komisione mirembajtjeje te llogarive bankare. Nese nuk e njihni ligjin, merrni avokate, ka te mire plot, por mos lini administratat te sillen si ne mall te askujt. TALLAVA' shtet.

    Përgjigju
  • Ggg: 14/11/2020 08:16

    Clidhje ka ortaku nqs nuk paguan detyrimet tjetri??? Shtet paradoksesh, kshu si e kane nisur do te bllokojne llogarite edhe komshinjve te pallatit nqs ndonjeri nuk paguan....

    Përgjigju
  • Banana Republik: 14/11/2020 02:44

    Aman kush i ben kto udhezime vk nese provon banka te me bllokoj llogarine do ta padise me gjithe qejf bashke me demin dhe interesat

    Përgjigju
  • Tirona: 13/11/2020 16:44

    Jeni shume te vonuar ,keto ndryshime duhet te ishin bere shume kohe me perpara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?