Politikë
Ekonomi

Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rama: Do jetë histori suksesi për sipërmarrësit rural, si hotelet me 5 yje! Synojmë që eksportet të kapin 1 mld euro në 2030

6 Shkurt, 11:50| Përditesimi: 6 Shkurt, 15:51

  • Share

TIRANË - Qeveria ka prezantuar një instrument të ri bankar me një linjë financimi prej 250 milionë eurosh për të lehtësuar aksesin në kredi për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Me shtetin si garantues, fondet do të mbështesin investimet në sera, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm dhe inovacion teknologjik.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një tryeze të organizuar nga Banka e Shqipërisë dhe guvernatori Gent Sejko, e cilësoi këtë skemë si një hap cilësor për rritjen e eksporteve bujqësore, me synimin për të arritur vlerën e 1 miliard eurove deri në vitin 2030.

'Falënderoj guvernatorin dhe ekipin e Bankës Qendrore, por edhe të gjithë përfaqësuesit e bankave të nivelit të dytë të pranishëm për një proces që e kemi nisur disa kohë më parë. Sot e kurorzojmë në mënyrën më inkurajuese dhe më optimiste, me vendimin e BSH për të hapur një linjë të re financimi me fokus te bujqësia dhe marrëveshjes mes bankës qendrore dhe të nivelit të dytë, në funksion të projekteve. Ky është një hop cilësor, shumë premtues për sektorin dhe vendin. Duke pasur parasysh, kemi vendosur objektivin që në 2030 eksportet të arrijnë mbi 1 mld euro. I kemi 4 fishuar. Arritja e objektivit për 1 mld euro kërkon një fuqi të shtuar të fermerëve dhe do vijë përmes investimeve dhe rritjes së volumit të sipërmarrjes në fshat.

Siç e preku ministri, sfida e konkurrencës dhe përshtatjes me rregulla dhe standarde dhe më të larta sfidë shumë e madhe. Duhet të jemi shumë të hapur dhe besoj duhet të biem dakord që 2.1% e volumit të përgjithshëm të kredive për këtë sektor, është vërtet shumë pak. Me mirëkuptimin e plotë për ngurrimin, me bindjen që me ndërverpim dhe mbështetje mes bankës qendrore dhe nivelit të dytë shumë arsye të ngurrimit do kapërcehen. Jemi në një moment ku ndjehemi të gjithë së bashku mirë.'

Ai theksoi se interesi i ulët i kredive dhe reduktimi i kërkesave për kolateral do ta bëjnë këtë financim më tërheqës për fermerët dhe sipërmarrësit ruralë.

'Nga një proces prej disa takimesh, kemi një produkt të kombinuar mes linjës së re të financimit të bankës së Shqipërisë dhe mbështetjes që qeveria do jap. Ne mund t’ju themi sot, të gjithë atyre që presim më shumë financim, në bujqësi se norma e interesit do jetë vërtetë shumë tërheqëse dhe se ne me të gjithë dijen e fituar nga puna e madhe që na ka dhënë 500 projekte falë ndërveprimit të agjencisë së zhvillimit bujqësor do i gjendemi pranë fermerëve që të rrisim me shpejtësi shumë të madhe volumin e financimeve dhe investimeve.

Me 1 mld euro eksporte vendosim edhe bujqësinë në të njëjtën nivel të arritjeve të qëndrueshme të Shqipërisë si një anëtar i ri në BE. 500 projektet e bëra në drejtimet e përcaktuara me KE, janë garanci e madhe për ne për dijen dhe eksperiencën dhe mbështetjes së bankave të nivelit të dytë. Besoj se 70% i ulur i kërkesave për kolaterale, që në mënyrë të përsëritur e kanë bërë të qartë gatishmërinë për të mbështetur. Flasim për një sektor shumë i ekspozuar ndaj risqeve, që kanë të bëjnë me gjithë befasinë e natyrës klimatike. Befasi që janë shtuar shumë kohët e fundit. Është kthyer në një karakteristikë, rënia e volumeve të reshjeve të përqendruara në një kohë të shkurtër.

E bën shumë problematikë këtë raport mes garancisë së një investimi dhe riskut. Duke pasur parasysh edhe eksperiencën edhe dijen dhe vullnetin e qartë për këtë bashkëpunim, jam i bindur se ne do bëjmë një histori të re suksesi. Ku të gjithë do dalin të fituar edhe ata që do investojnë dhe ata që do financojnë por dhe vendi që do marrë mbrapsht. Investimet në sera janë një prioritet. Është rritur masa e territorit të mbuluar nga serat, potenciali është për më shumë akoma.'

Gjithashtu, ‘Paketa e Maleve’ do të krijojë më shumë mundësi për agro-turizmin, duke garantuar mbështetje shtetërore për pronësinë e tokës dhe lehtësira fiskale. Kjo paketë për Ramën do jetë një histori suksesi ashtu si plani i qeverisë për hotelet me 5 yje. 

'Po ashtu është prioritare, investime, kemi potencial për të rritur volumin e krijuar të zinxhirit të vlerës brenda vendit. Këtu do stimulojmë platformat inovative duke përdorur sa më shumë teknologjinë. Agro-turizmi është një tjetër prioritet. Paketa e maleve krijon një lehtësi të re në raport me kolateralet duke i mundësuar atyre që duan të investojnë në Shqipërinë rurale, që të kenë garanci të plotë për investimin e tyre, në një proces shumë të shpejtë të njohjes së drejtës për përdorimin e tokës dhe fitimin e titullit të pronësisë.

Është një marrëdhënie ku futet shteti dhe e garanton shteti, duke u bazuar te dokumenti i dhënë nga pushteti vendor për vërtetësinë e titullit të trashëgimisë, që bën që marrëdhënia e shtetit me individin të jetë kontraktuale me premisën që titulli i pronësisë  i jepet investitorit. Kam shumë besim se paketa e maleve do sjellë kërkesë të rritur për agro turizmin. Shohim interesim nga ana e shqiptarëve që janë jashtë për të investuar në zonat e prejardhjes së tyre. Paketa ka shumë atraktivitet. I jep një garanci të plotë për lehtësim 100% nga barra fiskale dhe besojmë do krijojë konkurrueshmëri të shpejtë. Ata që aplikojnë të parët do shpërblehen të parët.'

Skema synon të inkurajojë investime nga diaspora dhe të forcojë konkurrencën në sektorin bujqësor shqiptar. Së bashku me kryeministrin Rama në tryezë ishin dhe ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministri i Financave Petrit Malaj.

Lajmi ne perditesim...

Ora 12:24
Rama: Shqipëria është zgjedhur të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit 2027

1738841143_raam.JPG

Kryeministri Edi Rama, gjatë tryezës së diskutimit me përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, tha se Shqipëria në vitin 2027, do të jetë mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit.

“Një kërkese ndjese sepse kemi një udhëtim për jashtë dhe më duhet të largohem.

Ju kërkoj shumë ndjesë, por është një koment i rëndësishëm sepse duhet të marrin konfirmimin e një aktiviteti me shumë më vlerë për Shqipërinë.

Shqipëria është bërë mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit, në 2027. Prandaj, duhet të shkojmë ta marrim këtë gjë”, tha Rama, para se të largohej nga takimi.

Ora 11:58
'Shpikjet në financa janë tërheqëse për artistët, por problematike për ekonomistët', Rama: Patëm zhvillim artistik në 95-96, që prodhoi katastrofën e 1997

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në tryezën e organizuar nga Banka e Shqipërisë lidhur me prezantimin e planit për financimin e 250 mln eurove në sektorin e bujqësisë, që do i vijë në ndihmëve fermerëve dhe sipërmarrësve rural.

Rama tha se nuk mund të bëhen eksperimente artistike lidhur me financat, ashtu siç u bë në vitet 1995-1996, me firmat piramidale që prodhuan trazirat e '97.

‘Nuk jemi në kushtet e shpikjeve, shpikjet në financa janë tërheqëse për artistët por shumë problematike për ekonomistët. Kemi pasur zhvillim shumë artistik në vitet 95-96 që na prodhoi katastrofën e 97. Shpresoj shumë që jo vetëm bankat por edhe shoqatat të na bëhen krahë për informimin. Shumë i rëndësishëm për këtë zhvillim të ri', tha Rama.

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?