Taulant Balla ka treguar se në takimin që zhvilloi me ambasadoren Yuri Kim gjatë ditës së premte diskutuan për financimet ruse. Sipas Ballës, asnjë vend nuk është imun ndaj kërcënimeve që vijnë nga Rusia dhe theksoi se mekanizmat mbrojtës duhen adresuar. Gjithashtu shtoi se duhet rritur transparenca e financimit të partive politike për tu zbuluar burimet apo aktorët jo miqësorë me Shqipërinë.
“Kemi diskutuar për këtë çështje. Nuk mbaj mend sa herë kam dalë dhe kam folur për dyshimet e një skeme financimi të PD nga një kompani guackë. Duhet të themi që as Shqipëria dhe asnjë vend nuk është imun ndaj kërcënimeve që vijnë prej shumë vitesh nga përpjekjet e Rusisë për të dëmtuar demokracinë në vendet jo miqësore. Rasti i bërë publik është një rast alarmi, është një zile alarmi dhe në të gjitha vendet, këto përpjekje kanë ndodhur.
Keqardhja është që në rastin e fundit kishte shifra konkrete. Rritja e mekanizmave mbrojtës duhen adresuar. Kemi miratuar edhe ne një sërë rekomandimesh përmes një rezolute që ka të bëjë me dezinformimin dhe ndërhyrjen e aktorëve të huaj në çështja të brendshme. Ne duhet të fillojmë të mendojmë se si duhet të rrisim transparencën e financimit sipas parimeve më të mira ndërkombëtare në mënyrë që të kuptojmë që në rast të identifikimit të financimit nga burime apo aktorë të tjerë jo miqësorë me Shqipërinë, duhet të jemi të mbrojtur”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
‘Paketa e despiunizimit’, PS: Brenda 10 ditësh dorëzojmë ndryshimet në ligjin për Partitë Politike si dhe në Kodin Zgjedhor! Jo më spiunë në politikë
//ReportTv.al