‘Paketa e despiunizimit’, PS: Brenda 10 ditësh dorëzojmë ndryshimet në ligjin për Partitë Politike si dhe në Kodin Zgjedhor! Jo më spiunë në politikë

19 Shtator 2022, 11:11| Përditesimi: 19 Shtator 2022, 15:43

  • Share

Brenda 10 ditësh Partia Socialiste do të depozitojë në Kuvend propozimin për ndryshime në ligjin për Partitë Politike dhe si në Kodin Zgjedhor për të pamundësuar bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit që të jenë në politikë aktive. Kryetari i Gurpit Parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se në grup parlamentar është diskutuar e çuar për atë që e quajti ‘paketa e despiunizimit’.  

“Ka nevojë urgjente e politikës shqiptare dhe instituicioneve të tjera për t'u pastruar nga ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Kemi diskutuar për 2 projektligjet që janë në proces, i pari ligji për autoritetin për informimin mbi dosjet e Sigurimit të Shtetit, nuk do të ketë më asnjë pengesë për t'u verifikuar edhe ata që janë verifikuar më parë. Dhe natyrshëm edhe çështja tjetër për parashikimin në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, ku të gjithë kandidatet të bëjnë kërkesë te Autoriteti dhe ata të kenë mundësi të verifikojnë.

Gjithashtu vijon puna brenda grupit parlamentar për pjesën tjetër të paketës që ka të bëjë edhe me ligjin për dekriminalizimit, ku të parashikohen edhe bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit, si dhe ligji për partitë sepse nuk mund të jesh kryetari i një partie politike, nëse rezulton të kesh qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Natyrshëm që kemi edhe çështje të tjera që kemi adresuar ne mbledhjen e grupit parlamentar”, tha Balla.

Shpallja e Sali Berishës ‘non grata’ edhe nga Bashkimi Evropian, Taulant Balla ka bindjen se do të ndodhë Shpejt.

‘Ka një iniciativë në Parlamentin Evropian, ku kërkohet që personat të cilët janë shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo të përfshirë në instrumentet e tjerë për të identifikuar këdo që punon në dëm të interesit të Ballkanit Perëndimor. Në vlerësimin tim edhe dënimi nga BE nuk do të vonojë, ky është vlerësimi im. Është logjike që kjo të ndodhë dhe besoj se do të ndodhë’.- shpreh Balla.

Prej kohësh Partia Socialiste është shprehur e vendosur për atë që e quan si ‘despiunizim’ të politikës shqiptare. Sipas forcës politike më të madhe në vend spiunët e ish Sigurimit të Shtetit arritën në nivelet më të larta të shtetit. Kujtojmë se 4 nismat e propozuara nga mazhoranca dhe opozita për hapjen e plotë të dosjeve ai si dhe ndalimin e kandidimit të personave që kanë qenë ish-bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit, janë prioritet e forcave politike në këtë sesion parlamentar.

Me anë të një projektligji, kërkohet dënimi i krimeve të së kaluarës duke vendosur në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani. Po ashtu kërkohet edhe ndërhyrja në Kodin Zgjedhor, në mënyrë që të gjithë ata politikanë që kanë pasur lidhje më ish-sigurimin e shtetit dhe strukturat e persekutimit komunist, të mos lejohen që të mbajnë apo të kandidojnë për poste publike.  

Ora 11:23
Berisha ‘non grata’ edhe nga Bashkimi Evropian? Balla: Besoj se do të ndodhë shumë shpejt

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është i bindur se shumë shpejt edhe Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare do t’i bashkëngjiten SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe në dënimin e personave të korruptuar dhe që minojnë demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

“Për çështje të karakterit të luftës kundër korrupsionit, minimimit të demokracisë, SHBA, Britania e Madhe dhe BE janë gjithmonë të koordinuara mes tyre. Ka një iniciativë në Parlamentin Evropian, ku kërkohet që personat të cilët janë shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo të përfshirë në instrumentet e tjerë për të identifikuar këdo që punon në dëm të interesit të Ballkanit Perëndimor. Në vlerësimin tim edhe dënimi nga BE nuk do të vonojë, ky është vlerësimi im. Është logjike që kjo të ndodhë dhe besoj se do të ndodhë”, tha Balla, në prononcimin për mediat.

Ora 11:20
Financimi rus për PD, Balla: Të rrisim transparencën dhe të kuptojmë burimin e të ardhurave! Shqipëria nuk është vend imun ndaj kërcënimeve të Rusisë

 

Taulant Balla ka treguar se në takimin që zhvilloi me ambasadoren Yuri Kim gjatë ditës së premte diskutuan për financimet ruse. Sipas Ballës, asnjë vend nuk është imun ndaj kërcënimeve që vijnë nga Rusia dhe theksoi se mekanizmat mbrojtës duhen adresuar. Gjithashtu shtoi se duhet rritur transparenca e financimit të partive politike për tu zbuluar burimet apo aktorët jo miqësorë me Shqipërinë.

“Kemi diskutuar për këtë çështje. Nuk mbaj mend sa herë kam dalë dhe kam folur për dyshimet e një skeme financimi të PD nga një kompani guackë. Duhet të themi që as Shqipëria dhe asnjë vend nuk është imun ndaj kërcënimeve që vijnë prej shumë vitesh nga përpjekjet e Rusisë për të dëmtuar demokracinë në vendet jo miqësore. Rasti i bërë publik është një rast alarmi, është një zile alarmi dhe  në të gjitha vendet, këto përpjekje kanë ndodhur.

Keqardhja është që në rastin e fundit kishte shifra konkrete. Rritja e mekanizmave mbrojtës duhen adresuar. Kemi miratuar edhe ne një sërë rekomandimesh përmes një rezolute që ka të bëjë me dezinformimin dhe ndërhyrjen e aktorëve të huaj në çështja të brendshme. Ne duhet të fillojmë të mendojmë se si duhet të rrisim transparencën e financimit sipas parimeve më të mira ndërkombëtare në mënyrë që të kuptojmë që në rast të identifikimit të financimit nga burime apo aktorë të tjerë jo miqësorë me Shqipërinë, duhet të jemi të mbrojtur”, tha Balla.

Ora 11:19
'Territorialja', Balla: Ekspertët sugjerojnë 61 bashki dhe 12 qarqe! Alibeaj të mos ndihet i provokuar, por të respektojë vendimin

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh pas mbledhjes së grupit se ekspertët kanë arritur në përfundimin që 61 bashki dhe 12 qarqe janë ndarja më e mirë administrative territoriale e vendit. Një mesazh e kishte edhe për kundërshtarin e tij, kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj duke i thënë se nuk ka përse të ndihet i provokuar por të respektojë vendimin.

“Për t’ju kthyer komunikimit që kemi pasur së bashku, ne me grupin parlamentar të PS kemi marrë informacion nga gfrupi i ekspertëve. Pasi morëm në konsideratë të gjitha rekomandimet e propozimet dhe vlerësuam ecurinë e deritanishme, na kanë sugjeruar që mes propozimeve që kanë ardhur, ka propozime për rritje të numrit, për zvogëlim të numrit. Ju solla rastin e një bashkie të Tiranës. Konkluzioni i ekspertëve është që t’i qëndrojmë kësaj ndarje administrative territoriale. Edhe nëse merret një vendim, nuk zhvillohet në këto zgjedhje që vijnë, por në 2027.

Ekspertët e angazhuar nga ana jonë na sugjerojnë se në dobi të një pune më të mirë të bashkive, do të kemi dhe një raport konkret që sjellin të gjithë argumentat që mbrojnë qëndrimin tonë. Ne kemi arritur në përfundimmin që 61 bashki dhe 12 qarqe janë ndarja më e mirë administrative territorial e vendit. Komisioni vijon punën, përfaqësuesit tanë do të kenë edhe sugjerimin e ekspertëve, por vendimmarrjen e ka Komisioni. Kur të shkojnë në seancë plenare, do të ketë edhe vendim për këtë çështje. Uroj që Alibeaj të mos ndihet më i provokuar sepse në demokraci, të pëlqen apo jo, vendimi i kundërshtarit është i tij”, tha Balla.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sheie: 21/09/2022 17:11

    Kshu e ka komunizmi. Ne fund ja fut vetes.

    Përgjigju
  • Totò rrapi: 19/09/2022 20:03

    Nje kerkesen te Vogel Perjashtimit i spiuneve te sigurimit i drejte.Por per agjentet spiune te Cia I S,Asfalia,italian francez Rus,etj etj.pse nuk parashikohet gje?ah,po',Jane zbulime mike

    Përgjigju
  • Komi: 19/09/2022 16:09

    Tashme neokomunistet mavi kane interes paresor te "despiunizojne" radhet. Dje,eterit e tyre kishin interes te "spiunizonin" gjithe shoqerine. Kushdo qe pret me dekada per "dekomunistizim" ose "dekorruptizim" nga mafia e kuqe ose mavi, do mbetet i zhgenjyer serish. Dje, ne vitet 90 "partneret" perendimore, vecanerisht ata te SHBA zgjodhen si "bashkepuntor" asetin komunist por te moderuar Berisha. Ndersa sot, ata e kane perforcuar ndjeshem rangun duke perzgjedhur nje aset me gjenetikisht komunisto byroist, "eruditin" mafioz Rama. Ne fund te fundit, trashegimia enveriste vazhdon nen mbrojtjen qe na ofron pikerisht perendimi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?