Finiq-Një akt i rëndë vandalizmi është regjistruar në fshatin Vrion në bashkinë Finiq, ku një varr është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja është denoncuar pranë autoriteteve policore, ndërsa rasti ka shkaktuar reagime të forta në komunitet.
Sipas informacioneve paraprake, varri është dëmtuar në mënyrë të qëllimshme, duke përbërë një akt të rëndë fyes ndaj të ndjerit dhe familjarëve të tij.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur autorët dhe motivet e mundshme të këtij veprimi të papranueshëm, i cili cenon rëndë normat shoqërore dhe njerëzore të respektit për të vdekurit.
Komente
