Kronikë

Finiq/ Vijon zjarri i fuqishëm në Dhivër, rrezikon disa fshatra dhe banesa! Ndërhyrje nga ajri edhe me avionë 'Canadair' e nga Suedia

8 Gusht, 11:19| Përditesimi: 8 Gusht, 11:31

  • Share

Sarandë- Zjarri në zonën e Dhivrit ka vazhduar përgjatë natës dhe ditës së sotme.

Orët e natës kanë qenë kritike, pasi flakët kanë rrezikuar shtëpitë, por edhe përhapjen drejt fshatit Memoraq.

Fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë efikase dhe është arritur të mbrohen shtëpitë.

Gazetari i report Tv, Limos Didani, ka siguruar edhe pamjet e aksionit nga toka dhe ajri me helikopterë, për të shuar vatrën.

Zjarri vijon ditën e sotme drejt fshatit Navarricë, ku rrezikohet djegia e parcelave me ullinj në këtë fshat. Për fikjen e zjarrit përveç zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë, po ndihmon edhe 1 helikopter.

Gjithashtu mbërritën për ndihmë nga ajri 1 avion 'Canadair' dhe dy suedezë të mekanizmit Europian të Mbrojtjes, që hodhën ujë mbi vatrat e zjarrit.

Zjarri i cili vazhdon për të katërtën ditë, rrezikon përhapje edhe drejt fshatrave Leshnicë dhe Dhrovjan të bashkisë Finiq. Bashkia Finiq këtë verë është goditur nga 2 zjarre të fuqishme: zjarri që nisi në Malçan dhe zjarri aktual në Dhivër.


Lajmi kryesor:

8 zjarre aktive në disa qarqe të vendit, vijojnë flakët në Tragjas të Vlorës, Mallakastër, Bërzhitë e Gjirokastër! Ndihmuan tre avionë nga Suedia e Kroacia


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?