MALI I ZI- Vetëm 115 ditë ka zgjatur qeverisja e kryeministrit shqiptar Dritan Abazoviçit, pak mesnate Kuvendi i Malit të Zi votoi pro mosbesimit ndaj Qeverisë së tij. Pas një seance rreth 12 orë me diskutime e debate, Qeveria u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër. Për rrëzimin e qeverisë ishin të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga 81 që janë gjithsej në Kuvend.
Pas shkarkimit të tij, Abazoviç mbajti një fjalim ku pranoi humbjen, por tha se ndihet krenar për çfarë ka bërë dhe se qeveria e tij do të mbahet mend për vendimet më të vështira që janë marrë ndonjëherë. Ai akuzoi sërish kundërshtarët politikë se janë të lidhur me krimin e organizuar.
“Jam shumë krenar për gjithçka që kemi bërë në 100 ditë. Ne do të kujtohemi si qeveria që zgjati më pak, por që mori vendimet më të vështira”, tha ai.
Deri në zgjedhjen e qeverisë së re, do të formohet një qeveri teknike, por Abazoviç deklaroi se nuk do të marrë pjesë.
Shkak për shkarkimin e tij u bë marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe që u cilësua si e dëmshme për interesat kombëtare të shtetit. Por, sipas Abazoviç nënshkrimi i kësaj marrëveshje është mënyra për të arritur një konsensus parlamentar për çështjet e rëndësishme për integrimin në BE.
Për rrëzimin e qeverisë votuan deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviçit, të cilët dorëzuan në Kuvend mocionin e mosbesimit, Demokratët e Aleksa Beçiçit, Partisë Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partisë Boshnjake, Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve dhe Malit të Zi të Vërtet. Deputetët e Frontit Demokratik pro-Serb, Partisë Popullore Socialiste dhe Lëvizjes Qytetare URA të Abazoviçit nuk morën pjesë në votim.
Abazoviç propozoi ristrukturimin e qeverisë
Gjatë seancës së djeshme në Kuvend, Abazoviç u propozoi partive opozitare që të bashkëpunojnë për ristrukturimin e qeverisë, por nuk u ra dakord. Propozimi për ristrukturimin e qeverisë përfshinte: forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, reformën zgjedhore dhe reformat ekonomike, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor, integrimet evropiane, bashkëpunimi rajonal dhe përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Por, u firmos vetëm nga nëntë deputetë të Lëvizjes Ura dhe Partisë Socialiste Popullore.
Formimi i qeverisë së re
Rënia e Qeverisë së Abazoviç hap rrugën e formimit të një Qeverie të re, të tretë, bazuar në rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të gushtit 2020. Partitë politike do të fillojnë negociatat për formimin e Qeverisë së re. Nëse një parti politik mbledh 41 nënshkrimet e deputetëve, ata do të mund t'i paraqesin kërkesë presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, për t'i dhënë mandatin për formimin e Qeverisë së tretë.
Çfarë përmban Marrëveshja Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe
Marrëveshja parasheh rregullimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd. Me marrëveshje, shteti njeh vazhdimësinë ligjore të kishës që nga viti 1219, gjashtë shekuj më shumë se Kisha Ortodokse Serbe në Serbi. Marrëveshja i jep Kishës Ortodokse Serbe kompetenca ligjore publike dhe hap mundësinë e futjes së arsimit fetar në shkolla.
Përveç kësaj, autoritetet shtetërore nuk mund të ndërmarrin masa sigurie në ndërtesat e kishave pa miratimin paraprak të autoriteteve kompetente të kishës, kurse shteti ka marrë përsipër të regjistrojë pronat e paluajtshme të paregjistruara në pronësi të dioqezave të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.
Në shtator votohet shkarkimi i kryetares së Kuvendit
Kuvendi i Malit të Zi do të votojë më 2 shtator për shkarkimin e kryetares së Kuvendit Danijela Gjuroviç. Kërkesa për shkarkimin e Gjuroviç është bërë nga Fronti Demokratik dhe Demokratët opozitarë. Ata pretendojnë se Gjuroviçit ka shkelur vazhdimisht aktet që rregullojnë funksionimin e Kuvendit të Malit të Zi.
Abazoviç vetëm 115 ditë kryeministër
Dritan Abazoviç u zgjodh kryeministër më 28 prill të këtij viti me votat e DPS-së, URA-s, SDP-së, Partisë Popullore Socialiste pro-serbe dhe partive të popujve pakicë. Dritan Abazoviç ishte kryeministri i parë i Malit të Zi, i cili i përket një komuniteti kombëtar pakicë. Ai u bë kryeministër zgjedhjeve të vitit 2020, kur përfundoi qeverisja tridhjetëvjeçare e Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviç. Në atë kohë, Lëvizja Civile URA e Abazoviçit ishte "pika e kthesës" për formimin e një qeverie të re në Mal të Zi.
Në qeverinë e mëparshme të Zdravko Krivokapiçit, ai ishte nënkryetar. Pas inicimit të rrëzimit të Qeverisë së Krivokapiçit në shkurt të këtij viti, Abazoviç u bë kryeministër i ri me ndihmën e Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviçit në fund të prillit.
Pas votimit për rrëzimin e qeverisë në Malin e Zi, ka ardhur një reagim nga kryetarit të delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, Vladimir Bilçik. Ai shkruan se Mali i Zi ka nevojë për një qeveri vërtet pro-evropiane që mund t’i japë përparësi reformave strategjike të Bashkimit Evropian, në vend të interesave të ngushta politike.
“Pas votimit të mosbesimit të mbrëmshëm, Mali i Zi ka nevojë për një qeveri vërtet pro-BE, e cila mund t’i japë përparësi reformave strategjike të BE-së mbi interesat e ngushta politike”, ka shkruar Biliçik në Twitter.
Ai thotë BE ështe e gatshme të ndihmojë.
“Ne jemi të gatshme të ndihmojmë”, ka shtuar ai.
Pasi Kuvendi i Malit të Zi votoi pro shkarkimit, Dritan Abazoviç tha se e pranonte humbjen, por vijoi me akzuat se kundërshtarët politikë janë të lidhur me krimin e organizuar.
“Përgëzoj koalicionin e ri të (Alekse) Beçiqit dhe Gjukanoviqit, jemi gati të pranojmë humbjen. Më vjen keq që krimi i organizuar në Mal të Zi vazhdon të përdorë tentakulat e tij për të rregulluar marrëdhëniet politike”, tha zoti Abazoviç.
Ai shtoi se nëse formohet qeveria e re para zgjedhjeve, ai nuk do të marrë pjesë në to.
"Dhe e kuptova se as SNP-ja nuk do të bëjë. Le të ulen në tavolinë Milo Gjukanoviç, Aleksa Beçiç dhe Damir Shehoviç dhe të bien dakord për një shumicë të re," tha Abazoviç.
Kuvendi i Malit të Zi ka votuar pro shkarkimit të Dritan Abazoviçit. Pas votimt, ai mbajti një fjalë,ku u shpreh se është krenar për çfarë ka bërë qeveria e tij.
"Jam shumë krenar për gjithçka që kemi bërë në 100 ditë. Ne do të kujtohemi si qeveria që zgjati më pak, por që mori vendimet më të vështira. Ne jemi këtu për të vazhduar luftën së bashku për një Mal të Zi civil, demokratik dhe ekologjik”, tha Abazoviç pas votimit.
Ore kur do ta kuptoni qe ju maloket jeni vetem per mbremje tallava,edhe te shpjeni delet ne mal,njerez gjakatar,morracak e ziliqar,po si vete e firmos marreveshje qe hedhin posht shekuj me rradh o dritezi,eshte edhe nje patriot I joti ketu ne Amerik qe shumefishoi ilacet per njerzit me semundje te rende,rrace evigjiti,me varse floriri ne qafe dhe pa breke ne b*the
PërgjigjuI ÇIK DO TE ISHTE ME VEND QE MOS TE NJOLLOSET FJALA SHQIPETAR ME TE TILLE VIÇA.....KY DYKEMBESH I TËRI ESHTC VIÇ SERBI.
PërgjigjuMire ta ben o tradhetare i kombit Malazez se sje i vetmi ne shtetet e ballkanit. Shko ik te Serbia jote Abazovic
PërgjigjuErdhe si antiserb dhe pro europian. Dhe ike si proserb dhe anti shqiptar. Të lumtë.. E tregove që e meriton mbiemrin që ke. Ua njohe historinë artificiale serbëve. Legjitimove çdo shpërngulje me forcë që ka bërë kisha serbe me shqiptarët autoktonë muslimanë duke i quajtur turq. Nuk e di pse e more këtë nismë. Sepse për çudi edhe serbët e Malit të Zi nuk votuan pro. As partia jote Ura nuk të mbështeti. Këtu ka një pilëpyutë madhe..!!!
PërgjigjuO Dritano sa ishe pa u bere shok me Ramen ishe mire… Hallall i qofte Kurtit, nuk e rruan per askend ne Ballkan.
PërgjigjuAbazoviç ti më shpejt dole se sa hyre në politik.Si Shqiptar që je ne fillim duhej të ndrroje mbiemrin ti hiqje prapashtesën VIÇ dhe tjetra a bone nai gjo për Shqiptarët në Mal të Zi?? Apo vari....
PërgjigjuShqiptar do ngelet! Rrofte Rusia dhe Israeli
PërgjigjuNuk e kam kuptu se me çfarë guximi shkon e firmosë një dokument që shpikë historinë. Ky ishte njeriu i fundit që kishte autoritet për një marrëveshje me Kishen Serbe. As nuk asht Ortodoks, as nuk asht sllavo-malazez. Dihet që Kisha në Mal të Zi është Katolike me ritin Bizantin, siç është tek Arbëreshët e Italisë. Do isha ma dakort me ia lanë trashëgiminë popullit malazez si Kishë Ortodokse e tyre se sa me i falë krejt pa lidhje Kishës Ortodokse Serbe shekuj e shekuj histori që nuk i takon. Abazoviçi ka ba gabim edhe ndaj Shqiptarëve sepse kështu ka vërtetu që Serbët gjoja janë popull i vjetër e autokton në Iliri. Ka pasë halle ma të mëdha Mali i Zi e të ishtë marrë me rritë ekonominë askush nuk e kishte shkarku. Po si duket s’ka pasë takat dhe për me ikë si viktimë bani këtë marrveshje kundër interesit të Shqiptarëve dhe Malazezëve që janë Ilirë të sllavizuar kulturalisht.
PërgjigjuKy firmosi zhbërja e shtetit, njashtu një sojë si Edvin shkjau shqipfolës që vepron me Butrintin, detin , Kosovën dhe më në fund dëshirën dhe qellimin ta formojnë serbin e madhe gjer në Jon…! Ju e dini se grupi analfabet i historianve shqipfolës kan filluar me e rishkrua historin shqiptare, dhe inicuesi i kësaj përdhosje ështé Vucici dhe Edvin shkjau shqipfolës
Mire ta bene o injorant. Mos u perdor kurr per interesat e te tjereve.
PërgjigjuDritani dhe qeveria e tij u rrezua dhe e verteta eshte: U RRËZUA nga kupola e korrupsionit pangjyre,i shtrire ne te gjitha partite politike parlamentare malazeze dhe qe ka per KUMBAR presidentin e vendit MILOGJUKANOVIQ .
PërgjigjuTe heqim Gjukanin te veme Arkanin thua ti. Ha bar o Uku, ha bar.
Kaq ishte detyra e tij. Nje firme per Serbine me kerkese te Rames. Ky i fundit, per ti bere qefin Vucic ne kembim te pazarit amerikan per ballkanin e "kapur".
PërgjigjuTë lumt …!!!
Ska me te keq se shqiptari i shitur tek serbi apo greku per karrige e fame Mir ja bene ketij abazivici Malazezet sado qe jane nje popull i vogel por identitetin e tyre nuk e tradhetojn
Përgjigju