U shkarkua nga Kuvendi, Abazoviç: Krimi i organizuar vazhdon të përdorë tentakulat në politikë

20 Gusht 2022, 07:50| Përditesimi: 20 Gusht 2022, 07:53

  • Share

Pasi Kuvendi i Malit të Zi votoi pro shkarkimit, Dritan Abazoviç tha se e pranonte humbjen, por vijoi me akzuat se kundërshtarët politikë janë të lidhur me krimin e organizuar. 

“Përgëzoj koalicionin e ri të (Alekse) Beçiqit dhe Gjukanoviqit, jemi gati të pranojmë humbjen. Më vjen keq që krimi i organizuar në Mal të Zi vazhdon të përdorë tentakulat e tij për të rregulluar marrëdhëniet politike”, tha zoti Abazoviç.

Ai shtoi se nëse formohet qeveria e re para zgjedhjeve, ai nuk do të marrë pjesë në to.

"Dhe e kuptova se as SNP-ja nuk do të bëjë. Le të ulen në tavolinë Milo Gjukanoviç, Aleksa Beçiç dhe Damir Shehoviç dhe të bien dakord për një shumicë të re," tha Abazoviç.


Lajmi kryesor:

Firmosi marrëveshjen me Kishën Serbe, 50 deputetë të Malit të Zi rrëzojnë qeverinë e kryeministrit shqiptar Abazoviç! Vetëm 1 kundër


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?