Lulzim Bahollari ishte 16-vjeç kur filloi punë në Kombinatin Mekanik të Poliçanit, një ndërmarrje ushtarake ku prodhoheshin fishekë, bombave difensive e ofensive, predha mortajash, mina kundërtank.
Sot 58 vjeç, ai shprehet i gatshëm t’i rikthehet punës, nëse kombinati do të vihet në funksion për prodhimin e armatimeve për Ukrainën, siç kërkoi Presidenti Zelensky në Samitin që u zhvillua në Tiranë.
“Unë kam filluar punë në vitin 1982 në kombinatin e Poliçanit. Kam punuar në sektorin e montimit të kapsollës. Siguria ka qenë shumë e madhe, nuk duhet të flisje se ishte punë e fshehte, nuk lejohej të tregojë asgjë se ku hyje e ku dilje Po! Kam një shenjë këtu në qafë, sepse më ka plasur një kapsollë atje. Lënda ishte e ndjeshme, akumulim zhive. Puna kishte rregulla strikte sepse ishte shumë e rrezikshme. Nuk lejohej të hyje brenda me këpucë me gozhdë, vetëm me atlete. Ishte e rrezikshme...”
Ish-punëtori i Poliçanit në intervistë për Report TV tha se deri në vitet ’90 në kombinat prodhoheshin 4 milionë fishekë në muaj.
“Ishim katër punëtore me 4 makineri. Norma ishte 28 mijë copë në ditë. Grupi i parë ku isha unë prodhonte gëzhoja, më pas bëhej fisheku, nga një grup tjetër punë. Procesi i fundit ishte kontrolli. Ishin mbi 100 gra që bënin kontrollin e fishekëve. I shikonin një për një, sepse ishte problem nëse qëllonte ndonjë fishek pa lëndë. Ishte krim i madh po të qëllonte kapsolli pa lëndë brenda. Ne punonim sikur të ishim në luftë. Në fillim kemi prodhuar fishekë model 56 për kallashin, pastaj model 53 për mitralozin. Në total rreth 3 deri në 4 milionë fishekë në muaj prodhoheshin në Polican”.
Në vitin 1997 prodhimi i fishekëve u ndërpre dhe nga viti 2006 një numër i vogël punëtorësh u morën me demilitarizimin e municioneve të tepërta të Forcave të Armatosura. Në këtë kohë Lulzim Bahollari mbeti pa punë si mijëra të tjerë në Polican. Ai kritikon Ministrinë e Mbrojtjes që jo vetëm mbylli kombinatin por lejoi demontimin në Gërdec, ku ndodhi tragjedia.
“Gabim i madh që e çuan demontimin në Gërdec. Po ta linin këtu nuk vritej njeri, sepse godinat janë të fortifikuara. Edhe po të shpërthente asgjë nuk do dilte jashtë. Tavanët ishin fluturues, me kartoserë, edhe po të ndodhte gjë, ikte lart në ajër. Incidente të vogla ka pasur, por pa probleme për jetën. Zbatimi i rregullave sjell përpikmëri. Ne i zbatonim rregullat”. Po kam punuar dhe në demontim para se të ndodhte Gërdeci. Ne i kishim të gjitha kushtet, po të bëhej këtu demontimi nuk do ndodhte shpërthimi. Çdo 30 minuta ne pastronim makinerinë me ajër. Se po ta lije ajo merrte zjarr”.
Sot Kombinati i Poliçanit i ngjan një gërmadhe, por ish-punëtori thotë se mund të vihet në funksion dhe ai është i gatshëm ti kthehet punës, me kushtin që Qeveria të paguaj pagat e prapambetura.
“Po po të gjitha, s’kemi nevojë për kinezin. I bëjmë vete fishekët. Që tani nëse thotë Edi Rama merr 4 milionë lek unë vete punoj prodhoj fishekë”.
Kombinati i Mekanit Poliçanit në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes prej 20 vitesh është jashtë funksionit, me vetëm disa punonjës në administratë dhe policia ushtarake që ruan objektet dhe tunelet e nëndheshme.
Për se je gati? Të marrësh rrogë e të shesësh fishek kinez?
PërgjigjuMire more zoteri,ju i zbatonit rregullat deri ne nje,se ishit nen urdherat e Xhaxhit dhe ai te tridhte po t'i shkelje,kurse Gerdeci ishte juridikisht nen urdherat e Min.te mbrojtjes,por faktikisht ishte nen urdherat e Zenit,Delijorgjit e ca te tjereve qe nuk pyesnin as per moshen e te punesuarve,as per kualifikimin e ketyre punetoreve per ate lloj pune,jo me te pyesnin per rregulla sigurie.Interesi i tyre i vetem ishte fitimi,fitimi,fitimi!
Përgjigju