Bota

Fitoi çmimin Nobel për Letërsi, Abdulrazak Gurnah zbulon reagimin ‘ikonik’ në momentin që u njoftua për fitoren  

8 Tetor 2021, 03:09| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 03:16

  • Share

Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë 2021 Abdulrazak Gurnah zbuloi rrethanat paksa qesharake në momentin kur u lajmërua përmes telefonit se do të ishte fitues. Duke ju drejtuar telefonuesit me ‘mbylle’ Gurnah duket se rutinën e tij nuk toleron t’ia ‘cenojë’ ndokush.

Romancieri Gurnah rrëfen se në momentin që po e telefonin ishte në shtëpinë e tij duke bërë një filxhan çaj dhe i ishte drejtuar telefonuesit me një gjuhë të sertë.

 "Hajde, ik nga këtu! Më lër rehat", i ishte drejtuar Gurnah telefonuesit.

Pavarësisht këtij reagimi pakëz të çuditshëm e ndoshta i cilësuar edhe si arrogant, njoftuesi arriti t’i bënte me dije fitoren e tij për çmimin Nobel.

Kujtojmë se shkrimtari romancier Gurnah fitoi këtë çmim me novelën "Parajsa" dhe u vlerësua për analizën e tij të pakompromis dhe të thellë të efekteve të kolonializmit dhe fatit të refugjatëve në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve. Gurnah është 83-vjeç jeton dhe punon gjatë në Britaninë e Madhe.


Lajmi kryesor:

Shkrimtari nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah fiton Çmimin Nobel në Letërsi


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?