Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka komentuar i ftuar në ‘Studio Live’ edhe zgjedhjet e 6 marsit. Duke u ndalur tek bashkia e Shkodrës, ku fitues u zgjodh Bardh Spahia, Braçe tha se i vjen keq për atë qytet, ndërsa u shpreh se kryetari i zgjedhur nuk ka asnjë ditë punë në ndonjë institucion.
‘Në Shkodër nuk prisja ndonjë rezultat që të më habiste. Me ata njerëz është abuzuar pafund. Janë parë ata njerëz deri në fyt në ujë në 2010 dhe përsëri thërrisnin PD dhe Sali Berisha. Ndihesh i keqardhur që zgjedhin përsëri të votojnë atë. Kanë zgjedhur një kryetar bashkie që nuk ka as ekspertizën për të drejtuar bashkinë e Shkodrës. Mund të jetë i mirë në profesionin e vet, por nuk ka një ditë punë administrative, që të ketë drejtuar një institucion të këtyre përmasave sa ç’është bashkia e Shkodrës. Më vjen keq për Shkodrën sepse zotëria nuk do të jetë për të bërë punë në harkun e këtij viti, por për të vijuar konfliktin me qeverinë qendrore. Për pjesën tjetër të Shqipërisë, jam i kënaqur që në Lushnje pjesëmarrja në votim nuk ka qenë ajo që thotë Basha.’- tha Braçe.
Lajmi kryesor:
Braçe: Paketa anti-krizë e drejtë, por të luftohet abuzimi me çmimet! Kundër uljes së taksave! Protestat, nga opozita, por ka edhe elementë qytetarie! Duka në krye të FSHF, paligjshmëri e qartë
M.Q.//ReportTv.al