Kandidati me pritshmëri më të larta për fitore për zgjedhjet e Rrogozhinës ka falenderuar qytetarët për besimin. Edison Memolla i PS-së tha se këto 2 muaj shërbyen si një reflektim për të mësuar nga gabimet që u bënë në 14 maj. Ai shprehet se zotimi i tij është kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar.
“Kam një falënderim për popullin e Rrogozhinës të majtë e të djathtë që më besuan, Ju jam mirënjohës atyre për të gjithë mbështetjen, të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe familjarët e mi. Surpriza nuk kishte ne morëm mesazhin e 14 majit, për defektet që kishim dhe tani mësuam nga gabimet dhe në këto 2 muaj punuam fort. Kishim mundësi të rikuperonim dhe të kërkonim ndjesë. Rezultati tregoi që ja dolëm. Kjo tregon që programi ynë ka qe ë më i mirë se programi i atij tjetrit. Gjatë kësaj kohe ka qenë një fushatë shtëpi më shtëpi, ka qenë kjo gjë që ne na kanë ndikuar. Kanë qenë dy muaj punë intensive duke kërkuar dorën e bashkëpunimit për ta kthyer në punë. Zotimi im më i madh kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar. ”- tha Memolla.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Rrogozhinë 'shuplakë' më e fortë Berishës e Metës! Edison Memolla i PS-së fiton thellë: Ia dolëm! Do e transformoj në qytet elitar
G.MO//ReportTv.al