Zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut në Rrogozhinë i dhanë një tjetër ‘shuplakë’ Sali Berishës dhe Ilir Metës! Këtë herë shuplaka ishte më e fortë për koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Fitorja e kandidatit socialist Edison Memolla nuk ishte me 21 vota diferencë, si në zgjedhjet e 14 majit, por me 1752 vota.
Paraditen e sotme (24 korrik 2023) u mbyll procesi i numërimit të 54 kutive të votimit për zgjedhjet e përsëritura të mbajtura të dielën në Rrogozhinë, - pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit - duke i dhënë fitoren Edison Memollës me 6658 vota kundrejt Shkëlqim Hoxhës të BF me 4906 vota.
Fitorja u prit me duartrokitje dhe përqafime nga mbështetës socialistë për Edison Memollën i cili premtoi se do të transformojë Rrogozhinën në një qytet elitar.
“Kam një falënderim për popullin e Rrogozhinës të majtë e të djathtë që më besuan. Ju jam mirënjohës atyre për të gjithë mbështetjen, të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe familjarët e mi. Surpriza nuk kishte ne morëm mesazhin e 14 majit, për defektet që kishim dhe tani mësuam nga gabimet dhe në këto 2 muaj punuam fort. Kishim mundësi të rikuperonim dhe të kërkonim ndjesë. Rezultati tregoi që ja dolëm. Zotimi im më i madh kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar. ”- tha Memolla pas fitores.
Ndërsa Shkëlqim Hoxha, kandidati i BF nuk ishte sot në KZAZ nr 3 kur dhe u shpall fitorja e kundërshtarit të tij politik. Ndryshe nga sa tha dje ai nuk qëndroi në KZAZ të priste përfundimin e rezultatit, të pranonte humbjen dhe t'i shtrëngonte dorën kundërshtarit politik. Përpos se i është shmangur një reagimi për media, ai madje edhe ka fikur telefonin.
Rezultati sipas njësive administrative
Kjo është fitorja e tretë e Edison Memollës përballë koalicionit 'Bashkë Fitojmë', pas fitores së zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022, zgjedhjeve të 14 majit 2023.
Edhe një herë Edison Memolla tregoi se fitorja e sotme, nuk ishte nga votat e burgut, siç pretendoi koalicioni “Berisha – Meta” në zgjedhjet e 14 majit, por mbështjetja e qyterëve. Në të 5 njësitë administrative të Rrogozhinës ku u mbajt dje votimi, Edison Memollaj ka rezultuar fitues. Votat më të mëdha i ka marrë në Rrogozhinë dhe njësinë administrative Lekaj.
Gosë fitoi me 188 vota diferencë
Në njësinë administrative të Gosës nga 11 kuti votimi Edison Memolla ka marrë 1262 vota kundrejt Shkëlqim Hoxhës të “Bashkë Fitojmë” që mori 1074 vota
Kryevidhë fitoi me 59 vota diferencë
Në njësinë administrative të Kryevidhës nga 13 kuti votimi,Edison Memolla fitoi 1150 vota kundrejt kandidatit të koalicionit Meta – Berisha që mori 1091
Lekaj fitoi me 443 vota diferencë
Në njësinë administrative Lekaj nga 13 kuti votimi Edison Memolla fitoi 1438 vota kundrejt Hoxhës që mori 995
Rrogozhinë fitoi me 915 vota diferencë
Në njësinë administrative Lekaj nga 15 kuti votimi Edison Memolla fitoi 2459 vota kundrejt Hoxhës që mori 1544
Në Sinaballaj fiton me 147 vota diferencë
Në njësinë administrative Sinaballaj, nga 2 kuti votimi, Edison Memolla fitoi me 349 vota kundrejt Hoxhës që mori 202
Votimi i se dieles, më shumë votues
Votimi i të dielës, 23 korrik, u mbyll në orën 19:00 dhe pjesëmarrja ka qenë më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit. Në rezultatet paraprake të KQZ deri në orën 18:00 pjesëmarrja ka qenë 11612 votues kundrejt 11 mijë votuesve në total që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit. Procesi i votimit ka qenë i qetë.
Numërimi
Pasi u mbyllën QV, kutitë e votimit u transportuan drejt KZAZ 43 e ngritur në palestrën e një shkolle. Asnjë kuti nuk rezultoi e parregullt. Pak para mesnatës Kryetari i bashkisë së Tiranës, Veliaj njëhjerësh edhe drejtuesi politik i PS për qarkun, denoncoi në një postim në rrjetet sociale, pengimin e numërimit të votave në Rrogozhinë nga përfaqësuesit e koalicionit Berisha-Meta.
Numërimi nisi në mesnatë dhe vetë kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i koalicionit "Bashkë Fitojmë" ishin atje për të ndjekur nga afër procesin.
Pse u përsëritën zgjedhjet në Rrogozhinë
Vendimi për përsëritjen e zgjedhjeve u mor pas padisë së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që kontestonte rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe vendimin e KAS për njohjen e tyre. Koalicioni opozitar dhe kandidati Shkëlqim Hoxha, kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin në favor të kandidatit të PS-së Edison Memolla. Në kutinë e burgut, e cila u numërua e fundit, nga 92 vota, 80 ishin në favor të Memollës.
Kolegji, ndryshe nga KAS, konkludoi se qendra e votimit e ngritur në burg ishte e paligjshme dhe se KQZ nuk bëri verifikimet nëse ajo plotësonte kushtet ligjore. Pretendimet e opozitës se në këtë qendër ishin lejuar të votonin të burgosur që nuk e kishin të drejtën ligjore për ta bërë këtë, pasi ishin transferuar në këtë burg pasi ishte shpallur lista e zgjedhësve, i gjetën të mbështetura në prova.
Por të burgosurit votuan më 23 korrik! Në KQZ mbërriti një kërkesë nga burgjet për votimin e 89 të burgosurve që gëzojnë të drejtën e votës në institucionin e burgut “Kosova”, por afatet nuk premtuan, e përsa kohë nuk kishte një vendim nga Bashkia e KZAZ-ja, në burg nuk u ngrit një qendër votimi bazuar mbi vendimin e Kolegjit Zgjedhor.
Në 54 qendra votimi u thirrën të votojnë 32 mijë e 826 qytetarë. Ndryshe nga 14 maji, kishin vetëm një fletë votimi, atë për kryebashkiakun. I pari në fletën e votimit ishte kandidati socialist Edison Memolla dhe numri 2 Shkëlqim Hoxha.
Rezultati i 14 majit
Në zgjedhjet e 14 majit, Edison Memolla i Partisë Socialiste fitoi me 5129 vota përkundrejt 5108 vota të Shkëlqim Hoxhës të ‘Bashkë Fitojmë’, me vetëm 21 vota diferencë.
Edison Memolla ka fituar më një diferencë të thellë votash në Rrogozhinë. Ai ka takuar të gjithë mbështetësit e tij të cilët po e duartrokisnin.
Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur fitoren e thellë të Edison Memollës në Rrogozhinë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj ka falënderuar të gjithë qytetarëve teksa thekson se “demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas”.
“Faleminderit nga zemra qytetarëve të Rrogozhinës, të majtë e të djathtë, që na dhanë një mbështetje përtej pritshmërive tona më optimiste! Mirënjohje të majtëve, por edhe shumë të djathtëve, që bënë diferencën duke braktisur politikën ‘përça e sundo’ e ‘mish për top’ kundër Perëndimit! Demokratët nuk janë armiqtë tanë, ata nuk janë Saliu, familjet e tyre nuk vrasin e vjedhin, nuk i hapin luftë qytetërimit, nuk jetojnë duke shqyer tjetrin. Demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas! Këtë mesazh e lexuam qartë e do t'ju shërbejmë me përulësi të gjithëve”, nënvizoi ai.
Veliaj tha qytetarët e Rrogozhinës treguan se duan njerëzit që punojnë, jo ata që përfitojnë.
“Ky është një rezultat i cili i jep përgjigje të gjithëve. Dhe i jep fund përpëlitjeve absurde që donin të përdornin nga njerëz që duan të përdorin votën për t'u mbrojtur nga zullumet që kanë kryer. Qytetarët e Rrogozhinës nuk e hanë presionin nga askush. As nga xhepat e thellë as nga gojët e thella. Qytetarët e Rrogozhinës duan njerëzit që punojnë, jo ata që përfitojnë. Ky është mesazhi, ky është mandati që na dhanë. Puna! Kësaj do i dalim për zot! Punë të mbarë Edisonit e skuadrës sonë aty”, deklaroi Veliaj.
Tashmë është e qartë, PS ka ngjyrosur rozë edhe Rrogozhinën. Rezultati final i zgjedhjeve të Rrogozhinës tregon një fitore me 1752 vota diferencë.
Edison Memolla ka marrë 6658 vota
Shkëlqim Hoxha 4906 vota.
Kandidati me pritshmëri më të larta për fitore për zgjedhjet e Rrogozhinës ka falenderuar qytetarët për besimin. Edison Memolla i PS-së tha se këto 2 muaj shërbyen si një reflektim për të mësuar nga gabimet që u bënë në 14 maj. Ai shprehet se zotimi i tij është kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar.
“Kam një falënderim për popullin e Rrogozhinës të majtë e të djathtë që më besuan, Ju jam mirënjohës atyre për të gjithë mbështetjen, të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe familjarët e mi. Surpriza nuk kishte ne morëm mesazhin e 14 majit, për defektet që kishim dhe tani mësuam nga gabimet dhe në këto 2 muaj punuam fort. Kishim mundësi të rikuperonim dhe të kërkonim ndjesë. Rezultati tregoi që ja dolëm. Kjo tregon që programi ynë ka qe ë më i mirë se programi i atij tjetrit. Gjatë kësaj kohe ka qenë një fushatë shtëpi më shtëpi, ka qenë kjo gjë që ne na kanë ndikuar. Kanë qenë dy muaj punë intensive duke kërkuar dorën e bashkëpunimit për ta kthyer në punë. Zotimi im më i madh kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar. ”- tha Memolla.
Është numëruar kutia e fundit për zgjedhjet në Rrogozhinë. Pritet nga momenti në moment rezultati. I pranishëm për t'u njohur me rezultatin është vetëm kandidati i PS-së, Edison Memolla
Edhe një kuti ka mbetur për t’u numëruar për të zbuluar kryebashkiakun e ri të Rrogozhinës.
Ndërkohë në rezultatet e KQZ rezultojnë 49 të hapura nga 54, nga ky rezultat kryeson Memolla.
Zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut në Rrogozhinë i dhanë një tjetër ‘shuplakë’, këtë herë më të fortë koalicionit “Bashkë Fitojmë” të kryesuar nga Berisha dhe Meta. Deri tani me numërimin e 48 nga 54 kuti gjithsej, diferenca është me mbi 1250 vota, shumë më shumë se rezultati i zgjedhjeve të 14 majit kur fitoi me një diferencë prej 21 votash
Janë numëruar 48/ 54 kuti
Edison Memolla i PS ka 5569 vota
Shkëlqim Hoxha i BF ka 4320 vota
Vijon numërimi i votave të Rrogozhinës dhe njësisë administrative Sinaballaj.
Deri tani ka përfunduar numërimi i votave të njësisë administrative Gosë, Lekaj, Kryevidh.
Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë duket se nuk do të ndryshojë asgjë për koalicionin e Berishës dhe Metës, përkundrazi është një humbje më e madhe sesa ajo e 14 majit
Kur kanë mbetur vetëm pak kuti votimi Edison Memolla i PS-së rezulton të kryesojë bindshëm me mbi 990 vota. Madje shumë më shumë se fitoi zgjedhjet e 14 majit kur fitoi me një diferencë prej 21 votash
Deri tani janë numëruar 44 kuti dhe janë për t'u numëruar edhe 10 kuti
Edison Memolla i PS ka 4936 vota
Shkëlqim Hoxha i BF ka 3941 vota
Deri tani ka përfunduar numërimi i votave të njësisë administrative Gosë, Lekaj, Kryevidh ndërsa vijon numërimi i kutive të votimit të Rrogozhinës dhe Sinaballajt
Gosë fiton Edison Memolla me 188 vota diferencë
Në njësinë administrative të Gosës ka fituar Edison Memolla
Nga 11 kuti të votuara Memolla ka marrë 1262 vota kundrejt Shkëlqim Hoxhës të “Bashkë Fitojmë” që mori 1074 vota
Kryevidhë foton Edison Memolla me 59 vota diferencë
Në njësinë administrative të Kryevidhës kandidati socialist ka fituar 1150 vota kundrejt kandidatit të koalicionit Meta – Berisha që mori 1091
Lekaj fiton Edison Memolla me 443 vota
Në njësinë administrative Lekaj nga 13 kuti votimi Edison Memolla ka fituar 1438 vota kundrejt Hoxhës që ka marrë 995
Vijon numërimi i kutive të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të bashkisë së Rrogozhinës.
Aktualisht janë numëruar 40 kuti nga 54.
Aktualisht
Edison Memolla PS ka 4398 vota
Shkelqim Hoxha BF ka 3552 vota
Në njësinë administrative Kryevidh, kandidati socialist Edison Memolla doli fitues.
Nga 13 kutitë e votimit që ka kjo njësi bashkiake Memolla mori 1150 kundrejt Shkelqim Hoxhës të Bashkë Fitojmë që mori 1091.
Aktualisht ka nisur numërimi i kutive të votimit të njësisë administrative Lekaj.
Gjithsej nga 54 kuti votimi deri tani janë numëruar 14 kuti votimi dhe rezultati paraprak nga këto kuti votimi është
Aktualisht
Edison Memolla PS ka 1238 vota
Shkelqim Hoxha BF ka 1166 vota
Janë duke u numëruar kutitë për zgjedhjen e kreut të ri të bashkisë së Rrogozhinës. Aktualisht janë numëruar 10 kuti nga 54.
Aktualisht
Edison Memolla PS ka 874 vota
Shkelqim Hoxha BF ka 863 vota
Janë duke u numëruar kutitë për zgjedhjen e kreut të ri të bashkisë së Rrogozhinës. Aktualisht janë numëruar 9 kuti nga 54.
Aktualisht
Edison Memolla PS ka 784 vota
Shkelqim Hoxha BF 740 vota
Janë duke u numëruar kutitë për zgjedhjen e kreut të ri të bashkisë së Rrogozhinës. Aktualisht janë numëruar 6 kuti nga 54.
Aktualisht
Edison Memolla PS ka 521 vota
Shkelqim Hoxha BF 533 vota
Ka nisur zyrtarisht procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e kryebashkiakut të Rrogozhinës.
Teksa pritet procesi i numërimit, kryebashkiaku njëherësh drejtues i qarkut Tiranë, Erion Veliaj ka një mesazh për Berishën dhe mbështetësit e tij që thyhen heshtjen zgjedhore. Sipas tij, Berisha mban peng një qytet të tërë edhe pse është humbës idhnak toksik. Ai dhe mbështetësit e tij nuk sillen dot si të rritur dhe të respektojnë një proces, thekson Veliaj. Sipas tij, ndërhyrjet e Berishës dhe mbështetësve të tij po pengojnë procesin e numërimit.
“Dhe pse drejtues politik i PS per qarkun Tirane, kam qendruar larg terrenit e qendrave te votimit sot ne Rrogozhine per te evituar cdo keqkuptim e respektuar heshtjen zgjedhore!
Por tani qe ka 4 ore qe kutite presin te numerohen, Saliu dhe salinjte lokale duhet te sillen si te rritur, e te perballen me verdiktin e popullit te cilin e ftuan gjithe diten te shprehet kunder te majtes, kunder zhvillimit e kunder perendimit!
Shoku Sali - me mire nje fund i tmerrshem, se nje tmerr pafund! Sill numeruesit e vazhdo mbaj peng te tute, por jo nje qytet te tere si nje humbes idhnak toksik!”
Teksa pritet që të nisë procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Bashkisë Rrogozhinë, politikanë e kandidati i çiftit Berisha-Meta ndodhet jashtë ambienteve të KZAZ-së. Gjithashtu jashtë ambientit rrethues të shkollës gjendet Flamur Noka, Genc Strazimiri e vetë Shkëlqim Hoxha. Procesi i numërimit pritet të nisë nga momenti në moment, aktualisht janë 5 grupe që po bëhen gati për të nisur procesin. 54 kutitë e votimit ndodhen në KZAZ 43, tek to nuk u gjend asnjë parregullsi. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku bën me dije se nëse procesi ecën pa problematika rezultati mund të dalë sot, ose në orët e para të mëngjesit.
Janë dorëzuar të gjitha kutitë e votimit në ambientet e KZAZ 43. Në total te 54 kutitë e votimit nuk është raportuar asnjë problematikë.
Procesi i numërimit për zgjedhjen e kryetarit të ri në Bashkinë Rrogozhinë pritet të nisë rreth 1 orë e gjysmë më pas. Burime për gazetaren e Report Tv procesi i numërimi pritet të nisë rreth orës 21:30 ndërsa bën me dije se nuk do të ketë shumë vonesa. Nisur edhe nga fakti se pjesa më e madhe e kutive të votimit kanë mbërritur në ambientet e KZAZ 43.
Pas përfundimit të procesit të votimit ka nisur dorëzimi i kutive të votimit në ambientet e KZAZ 43 ku pritet të nisë numërimi.
Është mbyllur procesi i votimeve për Bashkinë Rrogozhinë.
Që në orët e mëngjesit, drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike kanë zbarkuar në Rrogozhinë, duke thyer te gjitha udhezimet e KQZ. Sikurse është konstatuar dhe nga KQZ dhe media, pranë qendrave të votimit dhe në jo pak raste edhe brenda shkollave, çka nuk lejohet sipas ligjit, vihet re një prani e madhe e militantëve të PD të cilët shoqërojnë deputetë të Foltores.
Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Ervin Salianji, Mylsym Murrizi, Oerd Bylykbashi etj, bashkë me mbështetës janë vërë re pranë qendrave të votimit edhe pse Kodi Zgjedhor e ndalon një gjë të tillë pasi intimidon votuesit.
Nga ana e Partisë Socialiste situata duket tejet e qetë, ku në terren është vetëm deputeti i zonës, ndërsa mësohet se drejtuesi politik i qarkut Tiranë, Erion Veliaj po e ndjek procesin nga selia e PS në Tiranë.
Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve reagoi pasi kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ theu heshtjen zgjedhore. KQZ kërkon që të respektohet heshtja zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit. Sipas KQZ-së sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cenojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.
Sot qytetarët e Rrogozhinës votojnë sërish për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë. Ajo që vihet re është një pjesëmarrje më lartë e numrit të votuesve krahasuar me zgjedhjet që u mbajtën më 14 maji.
Sipas KQZ-së deri në orën 12 kanë votuar 26.91% e qytetarëve. Ndërkohë më 14 maj, në po të njëjtën orë kishin votuar 21.83% e qytetarëve.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi duke folur në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Rrogozhinë, tha se nuk është e nevojshme që kandidatët apo përfaqësuesit politikë të shkojnë nëpër qendra votimi. Celibashi u shpreh se procesi po shkon mirë dhe se nuk ka problematika më përdorimin e pajisjeve elektronike. Po ashtu Celibashi u bëri thirrje kandidatëve dhe përfaqësuesit politik të evitojnë deklarimet me përmbajtje elektorale. Sa i takon fotografimit të votës, Celibashi u shpreh se kjo përbën shkelje të rëndë.
‘Fotografimi i votës përben shkelje penale. Do ta adresojmë. Kandidatët të evitojnë deklarimet e tyre me përmbajtje elektorale. E kanë të ndaluar të bëjnë thirrje për t’u votuar. Nuk kanë asnjë arsye ligjore që të shkojnë në qendrat e votimit dhe të vëzhgojnë procesin e votimit. Aty janë vëzhguesit janë mediat. Kemi marrë njoftim që në Lekaj kishte grumbullim të personave të paautorizuar. Kjo tashmë është normalizuar. Komisionarët e QV-së duhet ta adresojnë këtë problematikë.’- tha Celibashi.
Kandidati i PS, Edison Memolla në një deklaratë për mediat ka komentuar mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë ku ftoi të gjithë qytetarët që të marrin pjesë masivisht. Memolla tha se nuk ka frikë nga rezultati pasi herën e parë e ka marrë mesazhin e fitores.
“Ftoj qytetarët që të marrin pjesë masivisht dhe të votojnë kandidatin më të mirë. Nuk rrezikojmë pasi kemi punuar, kemi marrë mesazhin më të mirë herën e parë. Këtë herë po rregullojmë defektet, pjesëmarrja do jetë besoj si herën e parë”, tha ai.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pasi kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ theu heshtjen zgjedhore. KQZ kërkon që të respektohet heshtja zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit. Sipas KQZ-së sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cenojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.
‘Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tërheq vëmendjen e përfaqësuesve politik dhe kandidatëve që të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit.
Sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cenojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.
Gjithashtu, KQZ tërheq vëmendjen e Komisioneve të Qendrave të Votimit që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të mos lejojnë persona të paautorizuar në Qendrat e Votimit.
Në QV dhe rreth tyre lejohen vetëm zgjedhësit, vëzhguesit e akredituar dhe stafi teknik i KQZ’- thuhet në reagimin e KQZ-së.
Nënkryetarja e KQZ-së Lealba Pelinku në një prononcim për mediat tha është vënë re prezencën e personave të paautorizuar pranë qendrave të votimit.
‘Në 4 QV e kam vënë re se ka persona prezencën e personave të paautorizuar që nuk duhet të gjenden aty.’- tha Pelinku.
Kandidati i Bashke Fitojmë për Rrogozhinën Shkëlqim Hoxha ka thyer heshtjen zgjedhore, ndërsa tha sot se sfidën e ka më Erion Veliajn.
‘I kemi mbyll hesapet me Memollën, tani e kemi me Veliajn! Veliaj e ka çështje numrash, jo se po i qa hall zemra për bashkinë e Rrogozhinës.’- tha Hoxha.
Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri përfaqësues të Rithemelimit kanë mbërritur në qendrën e Votimit 22-23, qendër në të cilën u shënua një incident pasi procesi u bllokuar për pak minuta për shkak se një çift fotografoi votën. Pas një ndërprerje prej 30 minutash, procesi i votimit rifilloi.
‘Nuk është pengim procesi është vepër penale. Komisioni i Qendrës së Votimit ka bërë detyrën. Është vepër penale!’- tha Bylykbashi.
I pranishëm ishte edhe deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj.
Pas ndërprerjes për disa minuta, ka rinisur procesi i votimit në qendrën e Votimit nr 22-23 në Rrogozhinë. Kreu i KZAZ-së u bëri te qartë anëtarëve të Qendrës së Votimit se votuesve nuk u lejohet vota.
‘Është vepër penale që të fotografohet vota! Fotografimi i votës është vepër penale qartësojani qytetarit. Sqaroni qytetarët, pasi fotografimi i votës nuk lejohet. Media është e lirë. Mjafton mos të pengojë votimin! Media është e lirë, mos pengoni median të kryejë detyrën.’- tha kreu i KZAZ-së.
Në qendrën e votimit nr.22-23 në Rrogozhinë, është ndërprerë procesi i votimit. Shkak për këtë është bërë fotografimi i votës.
‘I është bërë foto fletës së votimit. Do të mbyllet votimi deri sa të vijë kryetari i KZAZ.’- u shpreh një vëzhgues.
Në këtë qendër votimi pritet që të votojë edhe kandidati i PS-së, Edison Memolla.
Shkëlqim Hoxha kandidat i Bashkë Fitojmë për Rrogozhinën u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje.
‘Të vijnë sa më shumë në votime të votojnë në mënyrë të lirë dhe demokratike dhe të bëjnë zgjedhjen e tyre më të mirë Do të ketë edhe më shumë se herën e parë.’- tha Hoxha.
I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, në lidhje me akuzat e Veliaj se po bën pazare për zgjedhjet, Hoxha tha se këto janë mashtrimet të kryebashkiakut të Tiranës.
‘E kam sqaruar janë mashtrime të pastra të Erion Veliajt! Erioni është mësuar me fiq dhe me demagogji, por nuk i ec në Rrogozhinë. Në Rrogozhinë do të marrë përgjigjen që nuk i dha Belind Këlliçi në Tiranë.’- tha Hoxha.
O palle nuk ke fitu bashkine e milanos po te rrogozhines ,hajde shuplak hajde, aq me teper qe tu bo dhurate nga ai palla i gjat lideri boteror
PërgjigjuRogozhina gjithmon ka pas njerez te qyteteruar dhe te zgjuar jo si derrat e Kavajes qe jane te trashe.
PërgjigjuLajm I mire.Urime E.Memolla dhe pune e vetem pune per te shlyer besimin e njerzve qe t'e votuan.
PërgjigjuKetu,ne Shqiperi nuk ka as te majte pa le te djathte jo se jo. Ketu ka vetem KORRUPSION TE MAJTE DHE KORRUPSION TE DJATHTE DHE KETE KORRUPSION MADHESHTOR E KA THEMELUE KOMUNISTISTALINIST SALIH QE ME DOREN E MAJTE THA:UNE JAM I DJATHTE DHE INSTRUKTORI I INSTITUTIT TE MARKSIZEM-LENINIZMIT NE KQ TE PPSH FATOS THANAS NANO QE NGRITI DOREN E DJATHTE DUKE THENE:UNE JAM I MAJTE. KETA DY KODOSHE TE PPSH INVESTUAN NE MBJELLJEN,KULTIVIMIN DHE PERFEKSIONIMIN E KORRUPSIONIT NE PARTITE E TYRE,TERE SISTEMIN DHE ORGANET LUGJZBATUESE DHE NUK KANE LENE QELIZE PA KULTIVUAR KORRUPSIONIN PA LE INDIVID E STRUKTURA SOCIALE. KENGA JONE TANI ESHTE: NGA KORRUPSIONI VIJME DHE NE SHUMLLOJSHMERI KORRUPSONESH SHKOJME. DHE KESHTU EDHE SUFLLAQEXHINJTE NXJERRIN BUKEN E GOJES PER SHTEPI E KATANDI. SHIJONI VAPEN O NJERES SE SKINI KU TA GJINI ME!
PërgjigjuHarrove Enverin me "njeriun e ri" or teeeejjjjj
Akoma promovohet ideja se ketu behen zgjedhje.????♂️. Njerezit duhet ta kuptojne qe eshte thjesht blerje ose intimidim vote. Asgje ne shume. Keta te bashkive jane ca bajraktare qytetesh te vogla dhe asgje me shume. Por dihet kush i vendos. Dhe aty spaku nuk ka guxim te shkoje
PërgjigjuJa dha pergjigjen me humbjen e thellë ky shkelqimi i BF Lali Erit
PërgjigjuEdhe ne Kukes opoziten e pret e njejta disfate! Populli shqiptar eshte shume i indinjuar me drejtesine e re! Po denohen vec te majte! Pse? Mos ndoshta opozita ka kontroll ne SPAK? Gjithsesi populli nuk fal! Do votoje PS gjithmone pavaresisht SPAKut!
PërgjigjuBRAVO ..FIKS FARE
PO DIHET SE KUSH I FITON...BASHKE FUNDOSEMI DMTH BF NUK VJEN ME KURRE NE PUSHTET( KETE E DINE EDHE ATO VETE)
PërgjigjuCdo qytetar ne Rrogozhin do votoj ate qe simpatizon me shume se zgjedhjet jane te lira dhe te ndershme! Te gjthe te respektojm vullnetin e popullit!
PërgjigjuBOJKOTONI BANDAT KRIMINALE dhe ORGANIZATAT MAFIOZE PD + PS + LESHELI + LZHK + PR + PAD + NISMA THURJE + PDBNJ + PDIU !!!!!! E vetmja ZGJIDHJE èshtè ARLIND ❤️ QORI
PërgjigjuPse nuk boni donancime per keto hajduter me uniforme? Gjeni fakte dhe donenconi tek fiksi apo te stopi!
O Popull i NDERUAR i RROGOZHINÈS , BOJKOTONI BANDITÈT e PD , PS dhe LESHELI HAJDUTÈRISË !!! VOTONI pèr NJERÈZ tè PAKORRUPTUAR siç èshtè ARLIND QORI
PërgjigjuNgelem duke votuar qorrat or teeeejjjjj
Edhe ne Rogozhine nuk kishte si te mungonte shit-blerja e votes. Bravo Shqiperi.
Përgjigju