Zgjedhjet në Rrogozhinë, Celibashi: Kandidatët politik s’kanë pse shkojnë nëpër qendra votimit! Të evitojnë deklarimet me përmbajtje elektorale

23 Korrik 2023, 12:00| Përditesimi: 23 Korrik 2023, 12:12

  • Share

 

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi duke folur në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Rrogozhinë, tha se nuk është e nevojshme që kandidatët apo përfaqësuesit politikë të shkojnë nëpër qendra votimi. Celibashi u shpreh se procesi po shkon mirë dhe se nuk ka problematika më përdorimin e pajisjeve elektronike. Po ashtu Celibashi u bëri thirrje kandidatëve dhe përfaqësuesit politik të evitojnë deklarimet me përmbajtje elektorale. Sa i takon fotografimit të votës, Celibashi u shpreh se kjo përbën shkelje të rëndë.

‘Fotografimi i votës përben shkelje penale. Do ta adresojmë. Kandidatët të evitojnë deklarimet e tyre me përmbajtje elektorale. E kanë të ndaluar të bëjnë thirrje për t’u votuar. Nuk kanë asnjë arsye ligjore që të shkojnë në qendrat e votimit dhe të vëzhgojnë procesin e votimit. Aty janë vëzhguesit janë mediat.  Kemi marrë njoftim që në Lekaj kishte grumbullim të personave të paautorizuar. Kjo tashmë është normalizuar. Komisionarët e QV-së duhet ta adresojnë këtë problematikë.’- tha Celibashi.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në Rrogozhinë 'shuplakë' më e fortë Berishës e Metës! Edison Memolla i PS-së fiton thellë: Ia dolëm! Do e transformoj në qytet elitar


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?