Veljko Paunoviç

Sport

Fitorja e Shqipërisë i shkarkoi trajnerin, Serbia gjen zëvendësuesin e Stojkoviç

12 Tetor, 10:51| Përditesimi: 12 Tetor, 10:53

  • Share

Dragan Stojkoviç dha dorëheqjen si trajner i Serbisë pas humbjes turpëruese ndaj Shqipërisë. Sipas mediave serbe, Veljko Paunoviç do të jetë pasuesi i tij dhe pritet të drejtojë kombëtaren serbe.

Në një konferencë për media, Stojkoviç njoftoi se pas dështimit të fundit, ai vendosi të lërë postin e trajnerit. Ai gjithashtu shtoi se ndeshjen e ardhshme ndaj Andorës do ta drejtojë asistenti i tij, Goran Đoroviç.

Veljko Paunoviç është trajneri që ka arritur suksesin më të madh në futbollin serb të shekullit të XXI, duke udhëhequr ekipin e të rinjve të Serbisë në vitin 2015 për të fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror.

Në karrierën e tij, Paunoviç ka drejtuar disa skuadra, duke përfshirë Çikago Fajer, Reding, Gvadalaharën, Tigres dhe Real Ovijedon. Ai e çoi ekipin spanjoll në La Liga, por është larguar nga posti pas humbjes ndaj Levantes.

Pritet që ai të sjellë një ndryshim dhe të ndihmojë Serbinë të rikthehet në rrugën e duhur.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?