Sergio Conceiçao

Sport

Fitorja kundër Feyenoord vlen 11 mln euro, trajneri i Milanit: Kemi të paktën 90 minuta, Championsi motivim

18 Shkurt, 11:32| Përditesimi: 18 Shkurt, 11:34

  • Share

Milani dhe Feyenoord luajnë sot (e martë) në orën 18:45 për ndeshjen e kthimit play-off në Champions League. Ndeshja e parë në Rotterdam foli 1-0 për holandezët dhe miqtë kanë një avantazh, por përballë kanë kuqezinjtë të etur për të kaluar mes 16 skuadrave më të mira.

Veç prestigjit, një kalim i tillë në 1/8 do thoshte edhe 11 milionë euro më shumë të ardhura në arkat e kuqezinjve. Kjo shumë do t'i shtohej 61.3 milionëve që janë dhënë tashmë nga UEFA, për klubin nga Milanello pas tetë ndeshjeve të para si tarifë e rrugëtimit të deritanishëm në Champions League.

Përveç përfitimit financiar, për klubin është shumë e rëndësishme përmbysja e rezultatit në Holandë dhe rikthimi në raundin e 16-tëshes, pasi dështimit të këtij misioni në sezonin e kaluar.

Për këtë ndeshje foli edhe trajneri i Milanit, Sergio Conceiçao i cili kërkon më shumë motivim.

‘’Jemi në gjysmë të rrugës. Kemi edhe 90 minuta për të luajtur. E dinim për këtë ambient të vështirë, rivalët ishin shumë agresivë e fituan shumë duele. Kur kjo ndodh, bëhet më e vështirë të fitosh. Patëm raste për të barazuar dhe nuk ishim efektivë në nivel sulmi. Edhe pak fat i keq në golin e pësuar.

Kishim 14 lojtarë që nuk kishin shumë minuta dhe tre djem nga ekipi i të rinjve. Situata nuk ishte nga më komodet, por ky nuk është justifikim. Të gjithë duhet të kishim bërë më mirë, duke filluar që nga unë. Sidoqoftë, do të analizojmë gjithçka shkoi keq dhe do të marrim masa’’, tha trajneri.

Nga ana tjetër drejtori Zlatan Ibrahimovic nuk lë rast pa përmendur sforcon ekonomike të klubit për merkaton e janarit dhe trajneri kishte disa fjalë për këto.

“Kanë ardhur disa lojtarë të rinj që kanë nevojë për ambientim, pavarësisht se kanë shumë cilësi. Po punojmë për t’i vendosur në kushte ideale, por luajmë shpesh e koha për punë nuk është e mjaftueshme’’, tregoi mes të tjerash portugezi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?