Melodia e Champions League do luhet këtë mbrëmje (18 shkurt) në katër stadiume evropiane. Për ndeshjet e kthimit në fazën play-off do mësohen katër skuadrat e para që do jenë pjesë e 1/8-ave, teksa katër të tjerat do mësohen nesër.
Gjithçka nis në orën 18:45 në "San Siro", me Milanin që pret Feyenoord. Një javë më parë në Rotterdam ishin vendasit që fituan 1-0 dhe holandezët janë me një gol epërsi në Milano. Të besuarit e Sergio Conceiçaos do duhet që minimalisht në 90 minuta të shënojnë një gol për ta dërguar ndeshjen me shtesë, nëse nuk duan që "lumi" i kritikave të përfshijë ambientin.
Në orën 21:00 luhen tre ndeshjet e radhës. Në Bergamo Atalanta e Berat Gjimshitit duhet të përmbysë humbjen 2-1 me Club Brugge, ndërkohë që Bayer pret në Munich me epërsinë e një goli Celtic. Edhe në Lisbonë 'Shqiponjat' e Benficës janë në avantazh të po një goli kundër Monacos.
Champions League, faza play-off:
E martë, 18 shkurt 2025 - ndeshjet e kthimit
18:45 Milan - Feyenoord (0-1)
21:00
Atalanta - Club Brugge (1-2)
Bayern Munich - Celtic (2-1)
Benfica - Monaco (1-0)
*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para
Komente
