Jurrien Timber dhe Mikel Arteta

Fitorja lë me pasoja Arsenalin, Arteta konfirmon dëmtimin e yllit të ekipit: Mori më shumë minuta

2 Tetor, 15:32| Përditesimi: 2 Tetor, 15:34

  • Share

Arsenali fitoi të martën 2-0 kundër PSG-së për raundin e dytë të Champions League. Ky sukses nuk ka lënë pa pasoja 'Topçinjtë', që kanë humbur një nga yjet e skuadrës për shkak dëmtimi.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka zbuluar se mbrojtësi Jurrien Timber u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një problemi muskulor. Tekniku spanjoll lavdëroi paraqitjen e Timber, i cili u detyrua të largohet nga fusha në fillim të pjesës së dytë.

“Ai ishte i pabesueshëm në pjesën e parë, por ndjeu diçka muskulare dhe nuk ishte i sigurt. Ai ka luajtur më shumë minuta sesa duhet në javët e fundit”, tha Arteta mes të tjerash.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?