Christian Panucci

Fitorja me Uellsin 'oksigjen' për Panuccin: Futbollistët më mbështesin, ndryshe do largohesha

21 Nëntor 2018, 09:53| Përditesimi: 21 Nëntor 2018, 10:29

  • Share

Futbollistët kanë festuar me trajnerin Panucci në dhomat e zhveshjes fitoren 1-0 në miqësoren me Uellsin si për të treguar se janë në krah të italianit. Mbështetjen e futbollistëve për të vijuar punën e ka konfirmuar edhe vetë Christian Panucci i cili as që e çon ndërmend të dorëhiqet duke theksuar se ka futbollistët në anën e tij pasi në të kundërt do të ishte larguar:

Ishte e rëndësishme të jepnim një sinjal pasi bëmë një Ligë Kombesh të shëmtuar. Kam ndryshuar për ti dhënë ekuilibër skuadrës. Jam i lumtur për futbollistët dhe për Federatën për këtë fitore pasi të gjithë në vuajmë kur nuk fitojmë. Megjithëse fituam kemi shumë probleme. Vuajtëm por ishim me kompakt dhe u rinisëm me kundërsulme pasi në 30 minutat e fundit në fushë ishin Bale dhe Ramsey dhe atyre nuk u pëlqen të humbasin. Është normale që e ardhmja ime të vihet të diskutim por futbollistët janë me mua. Nëse një moment të vetëm do të mendoja që futbollistët nuk më ndiqnin do shkoja unë i pari tek Duka dhe do i kërkoja të largohesha. Dorëheqjen nuk e jap kurrë pasi nuk dorëzohem, më pëlqen të luftoj dhe nuk e braktis anijen e cila lundronte në det shumë të trazuar dhe tashmë lundron në det pak më të qetë.

Christian Panucci, trajner i Kombëtares

Mbyllja e vitit me një fitore ndaj një ekipi cilësor si Uellsi ishte si oksigjen për skuadrën dhe si një fitore morali. Duket sikur trajneri Panucci të paktën për momentin e shpëtoi pankinën. Objektivi mbetet kualifikimi për në Euro 2020 dhe UEFA ka përcaktuar vazot e shortit që do hidhet në Dublin në datën 2 dhjetor.

Shqipëria ka zbritur në vazon e katërt që do të thotë tre kundërshtarë më të fortë në letër. Në grupin e Kombëtares dhe një ose dy në varësi të grupit ku shortohet do jenë ekipet më të dobëta dhe kjo e vështirëson situatën.

Ndarja e vazove për shortin e EURO 2020

Ndërsa për edicionin 2020-2021 për Ligën e Kombeve Shqipëria do jetë në Ligën C së bashku me Kosovën që është ngjitur në këtë Ligë ku mund të kemi edhe një derbi por edhe me Bjellorusinë, Bullgarinë , Gjeorgjinë, Greqinë, Hungarinë, Izraelin ,Maqedoninë, Malin e Zi, Irlandën , Irlandën e Veriut, Rumaninë, Sllovakinë dhe Turqinë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vfc: 21/11/2018 21:28

    Panucci,vfc!..sharlatan.,inkompetent!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?